| E merkure, 06.07.2011, 07:59 PM |
DIALOGU QE NUK BURON NGA VULLNETI I POPULLIT TE KOSOVES !!!
Nga Albert Shabanaj
Në të vërtetë, nuk kane kuptim këto trumbetime se dialogu do t’i zgjidhe problemet e grumbulluara te popullit ne Kosovë,nuk ka kuptim kur gënjehet se nga ky dialog Serbia do ta njoh realitetin e Kosovës ne një forme apo ne një tjetër. Dorën ne zemër, këto te gjitha... për mua nuk kane pasur shumë befasi. Ndonëse, kjo ka qenë kryesisht një aktrim politik nga ana e qeveris se Kosovës,por edhe nga aktoret politik te BE-se,meçe qëndrimet e shteteve për brenda BE-se janë mirë të njohura për mos përkrahjen e Kosovës,si dhe për pengesat drejt rrugës se saje drejt shtetësisë. Ne ketë sfond duhet të rikujtojmë se vetë qëndrimi i BE-se është një problem i keq, sepse edhe pas vendimit te GJND-se për ligjshmërinë e pavarësi se Kosovës,në fakt, nuk rregulloj dhe nuk zgjodhi nyejt e çështjes se mos njohjes se Kosovës për brenda vete BE-se. Pra,trumbetimet nga kushdo qofshin ato se, problemi i Kosovës do te zgjidhet me bisedime politike mes Kosovës e Serbisë,sidomos kur ke parasysh qëndrimet konkrete te vete aktoreve te këtyre bisedimeve,duhet kuptuar e vërteta e cila se shpejti do te na dele-si gjithmonë utopi për nga vështrimi dhe komprometim i sovranitetit te Kosovës për nga karakteri…! Kjo është një pyetje te cilës asnjëherë nuk ka mundur t’i përgjigjet BE-ja.
Te gjithëve na kujtohet se çdo here ka pasur zëra nga zyrtare te BE-se, se gjate tere procesit te bisedimeve BE-ja do te ketë qëndrim neutral ndaj statusit te Kosovës,ku sipas mendimit time,kjo zvarritje e BE-se pati ndikim ne procesin e mosnjohjeve te Kosovës. Ketë qëndrim te BE-se e betonon edhe vete misioni i tyre-EULEX ne Kosove,i cili edhe sot e kësaj dite vazhdon te mbetet neutral ndaj statusit politik te Kosovës. Prandaj,siç e kame theksuar edhe me herët se këto bisedime janë devijuese dhe komprometuese. Ato dy-tri pika te cilat po shiten si marrëveshje pozitive e te favorshme për Kosovë, janë farsë e radhës te regjimit ne Kosove,ato nuk mund te quhen marrëveshje e aq me pak pozitive përderisa nuk janë te nënshkruara,aq me keq kur dihet se Serbia është mjeshtër i intrigave dhe lojërave politike. Botërisht dihet se,edhe sot e kësaj dite Serbia nuk e ka ndërmend ta njohe realitetin ne Kosove. Prandaj deklarimet e fryra nga z. Tahiri dhe Institucionet e Kosovës se kemi arritur marrëveshje dhe kinse Serbia beri hapat e pare për te njohur pavarësinë e Kosovës,janë te turpshme dhe jo te ndershme. Sepse me ato vetëkënaqësi te institucioneve te Kosovës,për disa imtësia te lëshuara nga Serbia, qojnë ujë vetëm ne mullirin e Serbisë e cila është aq shume e interesuar për te fituar statutin e kandidatit për BE,dhe nga ana tjetër ngritët rreziku qe Kosova,te futet ne një krize te proceseve nga te cilat nuk do te shpëton pa u vendosur ne pikëpyetje te forta sovraniteti dhe ligjshmëria e saj,nga komprometimet qe do t’i bartin me vete këto bisedime,te cilat ngadalë por sigurt po ju prinë Serbia,plane këto mire te përpiluara dhe koordinuara nga Akademitë dhe Kisha Serbe. Këto taktika te Serbisë tani me nuk janë te pa njohura,sepse Serbia po flet çdo dite e me shume për ndarjen e Kosovës,duke filluar nga Presidenti i tyre,Kisha tyre e deri ke bariu i tyre. Unë jo vetëm se dyshoj por jam i sigurte se këtu ka një ndikim nga ndërkombëtaret ne politiken Kosovare,sidomos te atyre shteteve qe nuk e kane njohur Kosovën,sepse BE-ja,nuk ka qëndrim te fuqishëm dhe aspak dinjitoz e aq me pak unik ndaj shqiptarëve te Kosovës ne veçanti dhe gjithë shqiptarëve ne përgjithësi,sepse këtyre shteteve përpos shume aspekteve tjera ju mungon dhe ai moralë… Ne ketë sfond është e rëndësishme te theksohet se Kosova kur shpalli pavarësinë e sajë,nuk kishte alternative tjetër paqësore,sepse sovraniteti i Serbisë mbi Kosovë kishte marr fund qe ne fillim te luftës,qe rezultojë me masakra,gjenocid,etnocid,urbanocid etj… Dhe i tere procesi i shpalljes se pavarësisë se Kosovës ishte i pa alternativ dhe i pashmangshëm dhe ishte ne harmoni te plote me bashkësinë ndërkombëtare qe ajo te ndodhte. Prandaj,qëndrimi neutral i BE-se dhe misionit te tyre EULEX,është i pa moralshëm dhe i pa pritshëm. Mendoj se këtu ka një linje te njëjtë me Serbinë,duke u aprovuar qëndrimet e njohura serbe për Kosovën. Edhe për kundër faktit se Kosova është këtu,është një realitet i pa tjetërsueshëm.
Ndonëse,kemi dëgjuar thash e themet e pese shteteve te Bashkimit Evropian,qe refuzojnë te njohin Kosovën,këto pese shtete ne mënyrë te pa turpshme,janë munduar qe shqetësimet dhe dështimet e tyre deri ne falimentime,te cilat shqetësime por edhe falimentimet e shteteve te tyre, ne asnjë mënyrë nuk ndikohen nga Kosova,qe t’i determinojnë dhe kamofllojne politikat dhe problemet e pa aftësive te tyre me mos njohjen e Kosovës. Këto pesë shtete te Bashkimit Evropian,arritën qe botërisht te dëshmojnë mos aftësitë e BE-se,për te vepruar si unike nga disa elemente kapricioze dhe destruktive për brenda vete BE-se. Dhe nga ana tjetër te vendosin pengesa dhe dyshime ne aftësinë e BE-se,për politik vepruese dhe ekzekutive për brenda vetes,e lere me për Ballkanin i cili është tepër i determinuar dhe ndikuar nga demonët Sllavë. Megjithatë nëse me pyet dikush se,a mendoj se Kosova duhej dhe dot duhet te jete me e përkushtuar për veten dhe proceset rreth saje, absolutisht se po. Sepse,edhe për kundra pengesave serbe dhe pro serbe,nuk do te duhej qe Kosova te ndalet rrugës se saje te drejt dhe te natyrshëm për ne Evrope,pra shteteve qe e kane njohur Kosovën,sepse dyert janë te hapura për progres drejt BE-se. Nuk ka kurrfarë dyshimi ne lidhje me ketë, avancimi, prosperitetet dhe prioritetet varen krejtësisht nga Qeveria e Kosovës.
Mendoj se këto do te mbesin sfidat e proceseve ne përgjithësi,për ditët dhe muajt e ardhshëm për Qeveritë e Kosovës,duke pasur parasysh raportet e Komisionit Evropian,dhe atyre Amerikane,te cilat ishin tepër negative por edhe shtytëse për te korrigjuar punët e pashallëkut Qeveritar. Ato raporte duhen te merren parasysh dhe te veprohet ne lidhje me to. Ka mjaft rruge te veprimeve qe duhen te ndjeken e unë dua këtu t’i theksoj disa prej tyre: Janë veprimet formale qe duhet te bëhen dhe pozitat qe duhet te emërohen si dhe ligjet qe duhet te miratohen ne përputhje te plote me ligjet e Bashkimit Evropian. Te tjerat janë për me tepër,çështje te zbatimit te tyre. Pashallëqet institucionale te Kosovës duhet t’i zhvillojnë kapacitetet për t’i zbatuar ato qe i kryhen formalisht,radhazi duhet te mësohet po ashtu praktika e përmbushjeve te premtimeve te bëra përballe Perëndimit. Këto mendoj unë se janë disa nga sfidat e rëndësishme.
Qeveria e Kosovës nuk guxon si deri me tani qe punët e veta te ju len EULEX-it,nuk guxon qe punët e tyre ti shohin përtej bregut,meçe ky vit ka gjasa te jetë përqendruar kryesisht ne gjetjen dhe me siguri vendosjen e rrugëve për Kosovën. Është mire qe ndërkombëtaret dhe EULEX-i është këtu,por punët dhe prioritetet duhet te fillojnë dhe mbarojnë nga institucionet e Kosovës. Kërkohet shume me shume ne lidhje me koordinimin e institucioneve te Kosovës dhe EULEX-it.
Megjithatë,nëse EULEX-i deri ne fund te mandatit te tij nuk arrin asgjë tjetër përpos arrestimeve dhe te gjykimit te një numri te caktuar te rasteve kurruptive etj.ne Kosove dhe nuk arrin qe te përmbush funksionet e veta ekzekutive ne tërë territorin e Kosovës,atëherë do te jetë thjesht një dështim i shtrenjtë. Mundësia e vetme historike për ketë ndërhyrje te shtrenjtë por dhe te gjerë,mund te arsyetohet vetëm përmes ndërtimit te kapaciteteve funksionale te shtetit te Kosovës, qe si baze është sundimi i ligjit ne tere territorin e Kosovës. Një diçka kjo jo e ndodhur deri me sot ne Kosove. Është koha e fundit qe EULEX-i se bashku me institucionet e Kosovës te ndërmarrin hapa te përbashkët ne ketë drejtim për t’i bashkërenduar aktivitetet qe ne menyr te përbashkët te ushtrojnë ndikimin e tyre për te funksionuar ligjet ne mbare Kosovën.
Kosova njëherë për njëherë është e mbuluar me pamje qe flasin apo me mire te them qe vrasin ...!
ZOTI NA BEKOFTE!