| E merkure, 06.07.2011, 07:57 PM |
K O S O V A K U RR Ë M Ë K R A H I N Ë
Nga Mr Fetah Berisha
Menjëher pas çlirimit të Kosovës, në veçanti pas pavarësisë së saj, ish presidentët socialist të Shqipërisë, po vijnë shumë shpesh në Kosovë.E filloi Ramiz Alia e po i zë maje Rexhep Mejdani dhe Alfred Moisiu.Ata vijnë në Kosovë për ndonjë ngjarje përkujtimore,në promovimin e ndonjë libri,për të promovuar mdonjë libër (rasti i Rexhep Mejdanit dhe Paskal Milos),apo ftohen nga ndonjë grup individësh.E,kjo nuk ka asgjë të keqe.Por,kur këta bëjnë turr për tua mbush mendjen shqiptarëve se shumë e duan sot Kosovën!Mirëpo,këta majtistë ideologjik dje e sot, pa hezitim u mbajnë ‘’leksione’’ shqiptarëve të Kosovës,si:për atdhetarizëm (Moisiu thotë se është patriot),për coptimin e tokave shqiptare,për bashkimin kombëtar etj.Dhe,derisa Fatos Nano,në takim me Millosheviqin në Kretë,i thonte atij se Kosova është qështje e brendëshme e Serbisë dhe se kryeqyteti i saj është Beligradi,Alfred Moisiu pohon dhe përseritë, pa turp, se ‘’Kosova është krahinë e Shqipërisë’’.Kështu,Moisiu,gjëja aludon në bashkimin e kombit,duke krahasuar Kosovën me Labërinë,por ky aludim e krahasim del i prapshtë,sepse në një anë deva- lvon vetën si internacionalist proletar,sepse proletari s’ka komb, e në anën tjetër devalvon sakrificat e Kosovës për liri, demokraci dhe pavarësi,duke lënduar kështu rëndë Republikën e Kosovës – Shtet i pavarur dhe sovran,për ta zbritur atë – shtetin e Kosovës – në nivel të krahinës!
Po kështu,plotë një shekull,Serbia e ka lënduar Kosovën me epitete më shoviniste,si:Kosova është krahinë jugore e Serbisë,djep i Serbisë,zemer e Serbisë,Jerusalem i Serbisë,Serbi e vje- tër...etj.Mbase këtij shovinizmi serbomadh,poeti Asdreni në vjershën e gjatë ‘’Kosovës’’,iu ku- ndërvu duke thënë:’’disa Serbi e vjetës duen me i thanë,Maqedoni do tjerë emnin ja lënë...etj. Dhe,pasi u ripushtua Kosova me aprovimin e Kushtetutës së tankëve(1989),me të cilën,sipas serbve,Serbia u bë ‘’unike’’,pas kësaj,serbët brohorisnin:’’Kosova është Serbi’’!Kjo parullë sho- viniste ngërthen në vete qëllimet për asimilimin e shqiptarëve nga serbia,e cila kishte përpilu- ar rreth 24 projekte për këtë qështje,nga Garashanini,Çubrilloviqi,Andriqi...e deri të Milloshe- viqi dhe ASHA të Serbisë.Të gjitha këto projekte kishin për qëllim pastrimin etnik të Kosovës, kolonizimin e Kosovës dhe Serbizimin e saj.Kësaj parulle iu kundërvua,i pari,gazetari ynë i mirë- njohur Jusuf Ferizi,me shkrimet e tij titulluar:’’Kosova nuk është Serbi’.Këto shkrime u vlerësuan si shumë të guximshme për rrethanat e kohës.
Serbia për ti realizua qëllimet e veta,për serbizimin e Kosovës,plotë një shekull,nuk la gurë pa lëkundur.Serbet shkruan e botuan shumë literaturë për Kosovën,duke falsifikuar ngjarjet historike,për ta bindur opinionin ndërkombëtar se Kosova është teritor i serbisë.Poashtu,plotë një shekull,ushtroi dhunë të pa parë dhe përdori metoda më çnjerëzore,kundër shqiptarëve.
Kurr nuk harrohet Procesi i Prizrenit dhe Akcioni për mbledhjen e armëve,në dimërin e acartë të vitit 1956,kur u denuan shumë shqiptarë me shumë vite burg dhe për një armë u mbytën me dru mbi 100 shqiptarë,nga policia dhe UDB-ja serbe.Proceset gjyqësore të montuara,denimin me shumë vite burg dhe akcionin për mbledhjen e armëve,regjimet serbe i kanë aplikuar plotë një shekull,kundër shqiptarëve!
Këta tre ish presidentë vijnë nga ish hijerarkia civilo-ushtarake e Shqipërisë socialiste,të cilët, nga pozitat që mbanin në atë sistem të flamosur komunist,kurr as me shkrim as me gojë,asnjë- here,nuk kanë pasur guxim ta zënë Kosovën në gojë.Bile,mbase,e kanë kritikuar avancimin naci- onal në Kosovë,të shtyrë nga intërnacionalizmi proletar!
Alfred Moisiu,ish ushtarak në ushtrinë e Shqipërisë,një ish PPSH-ist I devotshëm e sot nostal gjik për te,ish I përsekutuar nga partia e tij,një ish president(fatkeqësisht)koncezual I Shqipërisë, kur ishte në Kosovë,mori turr për ta thënë i pari se “ Kosova është krahinë e Shqipërisë” ashtu si Labëria!Kur e përseriti u mburrë se ka thënë diç të madhe,gjëja të pa thënë deri sot,pa qenë i vetëdijshëm se po thotë diç të shemtuar e të pa pranuar për Kosovën dhe shqiptarët e saj. Ky nostalgjik I PPSH-së,I rrethuar nga ca pinjoll nostalgjik të enverizmit Stalinist të Kosovës,të cilët i duartrokisnin kësaj marrëzie,kur shoku Moisiu e zbriste (me thënien e tij) Kosovën nga shteti i fituar me sakrifica,në krahinë si Labëria!Kosova,krahas sakrificave,u shkëput nga kthetrat e serbisë dhe u bë shtet i pavarur,vetëm me bekimin e SHBA-ve,shteteve demokratike evropiane dhe ndërhyrjes së NATO-s,uroi që ti bekoi perendia.Mirëpo,duhet thënë me plotë gojën,se kurr Kosova nuk kishte për ta gëzuar lirine,as për tu bërë shtet,as nga Rusia e xhaxhit Stalin,as nga Kina e xhaxhit Mao,por as nga ndihma ‘’vllaznore’’e Jugosllavisë së shokut Tito.Pra,është absurd i kohës të mendohet se pansllavet ortodoks-komunist rus,ti çlirojnë shqiptarët nga serbosllavet ortodoks-komunist!Poashtu,është miopi politike e mos të dihet se kombët e vogla,siç jemi edhe ne shqiptarët,po nuk paten një vëlla të madh,ka shumë nevojë ta kanë një mik të sinqert e të forte,si janë SHBA-të për ne,përndryshe kurr nuk do t`u hiqet zgjedha prej qafe. Ndryshe,siç thotë Ismajl Qemajli,’’fati i kombëve të vogla kalon nëpër dyertë e tragjedive të mëdha’’.
Është përtej absurdit të mendosh se ideologjia marksiste-leniniste do t’u sjell shqiptarëve diç të mirë, e cila ka dhënë shpirt edhe në Kremlin,atje ku ka lindur,po aq është absurde ta ruash ende në trojet tona me traditë nacionale.
Ushtaraku i Enverit e ish presidenti socialist,Alfred Moisiu,mbase nuk e do Kosovën shtet të pavarur, në veçanti edhe për dy arsye,e para:Enver Hoxha mbronte tezen se nuk bënë të jenë dy shtete shqip- tare në Ballkan,andaj nuk ishte për Kosovën Republikë!Prandaj,është e qartë,edhe vartësi i tij nuk guxon të jetë për Kosovën shtet.Këtë e vërteton edhe Nexhmije Hoxha,e veja e Enverit,e quajtur edhe zonja e zezë,e cila në kujtimet e saja,pos tjerash konfirmon se ‘’me që shoku Enver dhe partia jonë nuk ishte për Kosovën Republikë,kur u informua për demonstratat e mëdha në Prishtinë (1981),më urdhëroi: mblidhi plaçkat të nisemi pët Tiranë se diç e madhe po ndodhë në Kosovë...’’Enveri i përkrahu demonstratat tek kur e pa se shtypi botëror po bënë jehonë për to dhe kur dyshoi se mund t’ia luhatin koltukun edhe në Tiranë. Dhe e dyta:Partia socialiste e Shqipërisë dhe partia socialoiste e Serbisë,sipas doktrinës komuniste,janë parti motra.E,për partinë motër duhet sakrifikuar diç.Pra,Alfred Moisiu mbase për hirë të Enverit dhe partisë motër e do Kosovën krahinë,si Labërinë,e jo shtet! Mirëpo,pavarësisht tekave të tij,Kosova është shtet dhe kurr nuk ka qenë e nuk do të jetë krahinë e Shqipërisë dhe as ‘’pokrainë’’ e Serbisë.
Mund të shikohet shkurt,kronologjia e kësaj çështje,në rrugëtimin historik të shqiptarëve dhe paraar-sve të tyre:ilirëve.
Historia mëson se Pellazgët janë banorët më të vjetër në trojet tona.Janë parailirë dhe paragrekë,që në kohën e gurit të vjetër(paleolitit).Historiani i vjetër grek Herodoti (shek. V para Krishtit),i përmend pe-
llazgët,shtrirjen,mënyrën e jetës dhe gjuhën e tyre,për të cilën thotë se është e ndryshme nga gjuha greke.Edhe në kohën e Rilindjes Shqiptare ,studiues shqiptarë e të huaj kanë dhënë mendime të ndrysh- me për karakterin etnik të tyre.
Për ilirët dihet që nga mesi i mijëvjeçarit të dytë para Krishtitë.Ata janë autokton në trojët e veta dhe janë banorët më të lashtë në Ballkan,ashtu si janë grekët dhe thrrakasit. Shkenca ka arritur në përfund- im se folësit më të hershëm të ilirishtës ishin Arbrit,gjë që forcon lidhjet gjenetike të shqipes me iliri-shtën,anipse ilirët nuk e lanë gjuhën e tyre të shkruar,si shumë popuj tjerë të Evropës dhe Botës.Mirëpo ilirishtja mbeti e gjallë,ka argumente të shumta nga shkenca e arkeologjisë dhe ka pasardhës gjuhën shqipe.Ilirishtja është gjuhë indoeuropiane,ashtu si është edhe gjuha shqipe.
Ilirët ishin të ndarë në fise.Fiset ilire më të përmendura janë:Albanet,Taulantët,Enkelejtë,Dardanët, Ardianët,Dalmatët,Paionët,Penestet,Molosët,Kaonët,Thespotët etj.Dardanët ishin fisi më i madh ilir që jetonin kryesisht në Kosovë.Në histori janë të njohura:Mbretëria e Dardanëve,Enkelejve,Taulantëve,Ar-dianëve etj.Mirëpo,asnjëri nga fiset ilire dhe asnjëra nga mbretëritë ilire,të këtyre fiseve,nuk i patën thë-në njëri – tjetërit:je pjesë e imja,sepse të gjitha fisët ishin pjesë e një trungu dhe pjesë e një terësie. Pra, e jetonin jetën,me të gjitha nyancat,sipas rrethanave dhe realitetit të kohës.
Në vitin 395,shek. lll-lV para krishtit,Perandoria Romake u nda në dy pjesë:në perendimore me krye-qytet Romën dhe në Lindore ose Bizantine me kryeqytet Konstandinopojën.Iliriku përfaqësohet nga ka-tër provinca:Dardania,Prevala,Epiri i ri dhe Epiri i vjetër,të cilat njihen si atdheu mesjetar i shqiptarëve, me bazë etnogjenetike të ilirëve.Këto provinca ilire iu bashkangjitën Perandorisë Bizantine,në përbërje të së cilës qendruan rreth 10 shekuj.Pra,Dardania e vjetër – Kosova e sotme- ishte njëra nga katër provi-ncat me etnogjenezë ilire,e cila me tri provincat tjera përbënin Ilirinë,e asesi të jetë pjesë e ndonjërës nga këto provinca,por pjesë përbërëse e terësisë.Ashtu sikur nuk mund të jetë Kosova pjesë përbërëse e Shqipërisë,ashtu si është Labëria e Mirëdita,por është pjesë përbërëse e terësisë,e cila quhet Shqipëri Etnike.
Në shek.V- Vl,para Krishtit,ndodhi dyndja e fiseve barbare:Sllave,avare,hune etj.,të cilat sulmuan edhe trevat e Ilirikut dhe lanë shkatërrime e pasiguri prapa.Mirëpo,edhe pas dyndjes së sllavëve në Ballkan, trojët tona mbetën gjithënjë provincë Bizantine.Por,më vonë,në rrethanat që u krijuan,ndodhi shtrirja e Perandorisë Bullgare,provincat ilire sikur zhvilluan një ‘’strukturë autonome’’,sidomos kur bizantinët formuan Themat ushtarake.
Edhe pas ndarjës së Kishës,në Perendimore dhe Lindore,në bazë të rrethanave,principatat Ilire nën Bizantin sado që jetonin të ndara,por bazën etnogjenetike vazhdimisht e kishin ilire.Edhe Kosova,në ba- zë të rrethanave kohore,duke kaluar nga një robëri në tjetrën,kurr nuk e ndërroi etnogjenezën iliro- shqiptare.Kosova,pra,pas një shekull robërie,nën sllavet me sakrifica tepër të mëdha,me bekimin e qendrave të ve-ndosjes e në veçanti të SHBA-ve,ora punoi për ne dhe Kosova arriti të bëhet shtet.Kjo është e arritura më e madhe për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi,pas coptimit të tokave tona.
Në mbarim të shek.Xll dhe në fillim të shek.xlll,rrethanat politike ndryshuan.E para:Perandoria Bizan- tine po bie dhe po forcohej përpjekja për tu shkëputur prej saj dhe e dyta:po lindin shtete të reja, si: Mbretëria serbe e Rashkës,Mbretëria Bullgare,Principata e Arbrit dhe e Artës.Në krye të shtetit të parë serb të Rashkës erdhi zhupani Stefan Nemanja,i cili,në bazë të kronikave të vjetra serbe,arriu të pushto- nte pjesën më të Shqipërisë së veriut,Dioklenë dhe Kosovën.Krahas zaptimit të teritorëve,serbet zaptu- an edhe kishat bizantino-shqiptare,duke i këthyer ato në kisha sllave dhe duke i zëvendsuar klerikët vendas shqiptarë me klerikë sllav.Me 1250 kisha serbe u bë e pavarur dhe e transferoi selinë e saj nga ZI- ça në Pejë.Poashu,pasoi asimilimi i shqiptarëve dhe kalimi me dhunë në fenë ortodokse.
Perandoria po arrinte kulmin me kurorëzimin e Stefan Dushanit – perandor, me 1346, për vendet ‘’Bizantine,sllave dhe shqiptare’’.Shqiptarët shpesh u ngritën në kryengritje,nga pakënaqësia, kundër regjimit serb.Kjo gjendje zgjati deri me vdekjen e Car Dushanit (1355).Kjo ishte edhe fillimi vendimtar i fundit të Perandorisë serbe.Njëherit,fisnikët shqiptarë bënin përpjekje për këthimin e zotërimeve të tyre dhe për tu shkëputur edhe nga bizanti,edhe nga sllavet.
Barra,si çdo herë,i ra Kosovës.Në fushën e begat të Kosovës,u zhvillua lufta (1389),në mes forcave të kualicionit Ballkanas dhe ushtrisë turke,shumë herë më e madhe.Këtu u vulos rënia definitive e robërisë definitive e Perandorisë Bizantine dhe serbe,në këto treva.Mirëpo,nga kjo luftë,filloi sundimi i Perando- risë Osmane në trojet shqiptare dhe tek popujt e Ballkanit,sundim që zgjati pessë shekuj.Shqiptarët, po edhe popujt e Ballkanit,pas shumë kryengritjeve e qendrese,mbase një shekull,në fillim të shek. XVl-të tokat shqiptare terësisht i grablloi sundimi turk.
Edhe nën Pereandorinë Bizantine edhe nën Perandorinë serbe mesjetare,Kosova e ruajti etnogjene-zën e vet ilire,sado që sunduesit bënë përpjekje për asimilimin e tyre.Pra, Kosova mbijetoi për ta ruajtur origjinën e vet.Këtë kohë serbet e vajtojnë duke festuar çdo vjet humbjen e tyre në Gazimestan.Ata du- hen të pajtohen se fillët e shtetit serb janë në Rashkë e jo në Kosovë.Ata nëpër mjet përvetësimit të ki- shave tona dëshirojnë ta përvetësojnë Kosovën!Serbet janë populli më përfid në Ballkan,për të përvetë-suar ngjarjet dhe monumentët historike të popujve tjerë dhe serbet janë të veçantë nga të tjerët,ngase festojnë humbjen e vet.
Pas organizimit administrativ që bëri Perandoria osmane,tërësia e tokave shqiptare u përfshi në katër vilajete,si:Vilajeti i Kosovës,i Shkodrës,i Manastirit dhe i Janinës.Secili,nga këto vilajete,kishte identitetin e vet administrativ.Kosova ishte njëra nga katër njësitë e mëdha administrative.Ajo nuk ishte njësi e vo- gël,nuk ishte as Kaza,as Nahije...Por,ishte pjesë përbërëse e tërësisë,e nuk ishte krahinë si Labëria apo si Mirëdita,në përbërje të Vilajetit,sepse vet ishte Vilajet.
Mirëpo,në këtë organizim të kohës,si në jug dhe në veri,për shkak të vështirësive ekonomike dhe tere-nit të keq,për ta shtrirë ndikimin e vet,Osmanët lejuan të vetqeverisën krahinat e thella malore,si:Dibra, Labëria,Mirëdita,Suli etj.Organizimi i brendshëm i këtyre krahinave ishin Bajraqet e Kanuni i Lekë Duka- gjinit në veri ,ndërsa në jug ishin Kapidanët.Ekzistonte edhe Këshilli i krerëve të krahinës,që kishte krye-tarin e vet,i cili përfaqësonte krahinën në organët epushtetit osman,të Vilajetit.
Pra,siç po kuptohet,Kosova ishte njëra nga njësitë administrative,në përbërje të tërësisë së tokave shqiptare.Prandaj,në asnjë mënnyrë,nuk ishte e nuk mund të jetë as sot,krahinë e Shqipërisë,si Labëria apo Mirëdita.Të krahasosh sot,Kosovën shtet,me Labërinë,Podrimën apo ndonjë tjetër,vërtetë është absurd i pa vend e pa mend!
Asdreni,autori i Hymnit kombëtar,në vjershën patriotike ‘’KOSOVËS’’,thotë për Kosovën:’’Kosovë o vend i famshëm i trimnis,vashë virgjine nuse sikur je...Ti ke pas qenë mretneshë e Rumelisë...
Pas pesë shekuj robërie nën Perandoria Osmane,me 1912,Kosovën e okupuan sërish serbosllavët ro-bëri që zgjati rreht një shekull.Mbretëria serbe-kroate-Sllovene,pasi e ripushtoi Kosovën dhe vissët tjera shqiptare,u përpoq t’ia ndërroi strukturën etnike të këtyre trojeve shqiptare!Fillimisht, okupuesit serb, bënë shpronësimin e pronave të shqiptarëve dhe të institucionëve fetare,si:Pronat e xhamive të Shkupit,Teqes së Tetovës,Myftinisë së Prizrenit,pasuritë e kishës katolike shqiptare etj.Kurse,pronat e fa-miljeve shqiptare iu dhanë Manastirit të Deviqit,të Graçanicës etj.Përmes Reformës agrare,u sekuestru-an rreth 400.000 hek. Tokë,prona të shqiptarëve dhe ua jepnin kolonëve,nëpunsëve,ushtarakëve serb, të ardhur nga vise të ndryshme të Mbretërisë jugosllave!Në tokat shqiptare,në luginat e fushat pjellore, ndërmjet dy luftërave botërore,u vendosën mbi 15.000 familje kolonësh me mbi 75.000 anëtarë.
Pra,shpronësimi i shqiptarëve,reforma agrare,kolonizimi i Kosovës,shpërngulja e shqiptarëve me dhu- në nga trojët e tyre,mohimi i të drejtave kombëtare,ndalimi i gjuhës shqipe,ndalimi i arsimit në gjuhën amtare,ndalimi i kulturës dhe traditës kombëtare,ndalimi i flamurit shqiptar,ndalimi i botimit dhe leximit të librave shqip etj.Qëllimi ishte shkombëtarizimi i shqiptarëve dhe ndërrimi i strukturës etnike,e kjo nën kupton:serbizimin e Kosovës!Këto veprime e kishin bazën në Projektet çfarosëse të Garashaninit,Çubri-lloviqit,Andriqit,Kërstiqit,Atanasije Urosheviqit etj.,të cilët hartuan metoda shoviniste për gjenocid siste- matik shtetëror,kundër shqiptarëve në Kosovë.
Megjithatë,shqiptarët e Kosovës,edhe në këto rrethana terrori,mbi 90% analfabet,gjetën forma organizimi e qendrese.Vepronte organizata ‘’Xhemjeti’’për çlirim dhe bashkim kombëtar,Komiteti ‘’Mbërojtja Kombëtare e Kosovës’’vepronin organizatat ilegale ‘’Kosmet’’,’’Besa’’ etj.,të cilat denonin Reformën agrare,Kolonizimin e Kosovës dhe frymëzonin shqiptarët që mos t’i lëshojnë trojët e tyre. Edhe Lëvizja Kaçake vepronte.Është e njohur Lufta e Sadik Ramës dhe Azem Bejtës në trevën e Raha- vecit e më gjërë.Serbet masakruan shumë shqiptarë në Zatriq,Drenoc,Senoc etj.Mirëpo,serbet kurr nuk arrinë t’i realizojnë projektet e tyre për serbizimin e Kosovës.
Pra,kjo është Kosova,ajka e sojit tonë,qendresa dhe sakrifica,nderi ynë gjatë gjithë historisë naciona- le...Dhe,kjo është Kosova,të cilës i këndon edhe poeti ynë Nikoll Ivanaj:’’Hajt Kosovë e të lumtë pushka, hallall buka e krypa shqiptare,se n’ty zu fill epopeja jonë kombëtare...’’Prandaj,Kosova kurr s’u bë pjesë e Serbisë as krahinë e Shqipërisë,si Labëria apo Mirëdita,siç e proklamon ish presidenti Alfred Moisiu, sepse Kosova u bë shtet i pavarur.
Mbretëria e Krajlit u shpërbë,Jugosllavia u pushtua nga gjermanët,Kosova u nda në tri zona pushtimi. Pjesa më e madhe e saj u bashkua me Shqipërinë.Ky bashkim sikur bëri realizimin e aspiratës shqiptare për Shqipërinë Etnike,prandaj për Kosovën pati rëndësi të veçantë. Ernest Koliqi, ministër i arsimit në Shqipërinë e kohës,ndihmoi hapjen e shkollave shqipe në Kosovë,dergoi mësues nga Shqipëria,adminis- trata zhvillohej në gjuhën shqipe,u lejuan libra dhe gazeta shqipe,u përdor lirshëm flamuri shqiptar u kremtuan festat kombëtare etj.Në këtë kohë vehen fillët e arsimit shqip në Kosovë,u zgjua vetëdia kom- bëtare,pas kaq kohë robërie etj.
Pas kapitulimit të Italisë,vendin e tyre e zunë Gjermanët.U çfrytëzuan rrethanat e krijuara dhe ,në Pri-zren,16 shtator 1943,u organizua Lidhja e Dytë e Prizrenit ku morën pjesë përfaqësues nga shumë treva shqiptare.Lidhja kishte në program bashkimin e trevave shqiptare.Bedri Pejani,atdhetar i degjuar,ishte figurë kryesore e Lidhjes.Mjerisht,është shkruar pak për këtë veprimtar të pa epur.Ishte pjesëmarrës në Revolucionin Xhonturk,mori pjesë në Kuvendin e Vlorës (1912),mori pjesë në Kongresin e dytë të Manas-tirit(1910),senzibilizoi ndërkombëtarisht çështjen tonë,angazhohet për hapjen e shkollave shqipe, për botimin e literaturës dhe shtypit shqip etj.Për shkak të veprimtarisë atdhetare,pushteti turk e kishte de-nuar disa herë.Me 1946,komunistët e denuan me vdekje-pushkatim.Nga burgu e derguan në spitalin e Prizrenit,ku vdiq në rrethana të pa qarta!
Në këto rrethana lufte,ndodhën dy ngjarje të rëndësishme historike. Me 1 – 3 gusht 1943, në Mukje (Shqipëri) u mbajtë mbledhja mes përfaqësuesve të dy forcave politike:Partisë Komuniste Shqiptare dhe organizatës Balli Kombëtar.Delegacionin komunist (12 anëtarësh) e kryesonte dr Imer Dishnica, ndërsa delegacionin e Ballit e kryesonte Mithat Frashëri (biri i Abdyl Frashërit).Të dy palët arritën pajtimin që të luftojnë bashkarisht pushtuesin,të luftojnë për një Shqipëri demokratike,mbeshtetur në parimin e vetve-ndosjes,për një Shqipëri Etnike etj.Ky pajtim gëzoi çdo zemër shqiptari.Mirëpo,Enver Hoxha i shtyrë nga oreksi për pushte dhe nga misionarët serb,MiIladin Popoviqi dhe Dushan Mugosha,e prishi këtë pajtim historik duke shkaktuar kështu vëllavrasje.Prishja e marrëveshjes së Mukjës,nga PKSH,ia mundësoi Serbisë që ta fus më lehtë Kosovën nën kthetrat e saj.
Poashtu,luftëtarët e Kosovës,me 31 dhjetor deri me 2 janar 1944,organizuan Konferencën e Bujanit, në Malësinë e Gjakovës.Morën pjesë 43 delegatë shqiptarë dhe 6 delegatë serb,të cilët krahas luftës kundër zaptuesit,morën vendim për çështjen e vetvendosjës së Kosovës me të drejtë bashkimi me Shqipërinë.Shqiptarët e Kosovës vendimët e Bujanit i pritën me gëzim të madh.Mirëpo,udhëheqja e PKJ,nuk i pranoi vendimet e Bujanit,sidomos vetvendosjen e Kosovës dhe bashkimin e saj me Shqipërine. PKSH dhe Enver Hoxha duke heshtur vendimet e Bujanit,natyrisht se nuk e pranuan as vetvendosjen e as bashkimin e Kosovës me Shqipërinë!Dhe,me këto veprime,Enver Hxha me PKSH,u bënë argat besnik të Serbisë,e cila në korrik 1945,organizoi Mbledhjen e Prizrenit,ku delegatët nën kërcënimin e dhunës (kishte shumë anëtarë të OZNE-s që kërcënonin delegatët) votuan gjëja me vullnet për t’iu bashkuar ‘’Serbisë Federale’’.Pasi u bë aneksimi i Kosovës nga Serbia(1945),në Konferencën e Prizrenit,në Kosovë u vendos pushteti ushtarak,i udhëhequr nga Sava Derleviqi!Derisa Brigada lll dhe V shqiptare i ndihmo- nin luftës në Jugosllavi,në Kosovë partizanët çetnik vranë e masakruan mijëra shqiptarë,sidomos në Drenicë,poashtu disa mijëra shqiptarë të mobilizuar u vranë në masakrën e Tivarit!
Prandaj,çfarë do sot ish presidenti i socialist i Shqipërisë,Alfred Moisiu,që ka marrë kaq turrë,për ta shpallë Kosovën ‘’krahinë’’?!Ai,është anëtarë i asaj parti,e cila ishte fajtore dje,që e devalvoi Mukjën dhe Bujanin.Dhe,kështu,ia mundësoi Serbisë,si në pjatë,ta grablloi për të tretën herë Kosovën.
Kosova mori pjesë në Luftën e Dytë botërore me rreth 40.000 luftëtarë,kishte luftuar barabartë me popujtë e tjerë të Jugosllavisë.Ajo,nga lufta kishte dalë si subjekt politik i formuar,si njësitë tjera federale të Jugosllavisë.Mirëpo,organët Jugosllave,jo vetëm që asgjësuan vendimet e Bujanit dhe nuk u respektuar parimi ivetëvendosjes,por Kosova nuk u lejua të këtë Republikën e vet,brenda Federatës Ju-gosllave!Por, atë e ndanë në katër njësi federale,ndërsa Kosova mbeti krahinë e veçantë e Serbisë!Në këtë kohë PKSH aq shumë iu kishte nënshtruar PKJ,sa udhëheqja Jugosllave vepronte që Shqipëri të jetë sa më e varur ekonomikisht nga ajo dhe të bëhet Republike e shtatë e Jugosllavisë!Poashtu,PKSH ,në këto rrethana,Shqipërinë e orientoi drejt Bashkimit Sovjetik,drejt bllokut të lindjes.Kështu,pra,nuk ishte parësore çështja kombëtare,por çështja partiake-ideologjike.Prandaj,në këtë fazë fare nuk flitej për Ko-sovën,edhe pse kishte dhënë shumë vitima në luftë!
Faza më e rëndë për Kosovën,nën robërinë e Jugosllavisë titiste,ishte nga viti 1948 – 1966, e cila qu-het koha e Rankoviqit.Në vitin 1948 u shpall Rezoluta Informative.Jugosllavia nuk e pranoi,ndërsa Shqip-ëria e mbështeti Rezolutën.Marrëdhëniet në mes dy shtetëve u ndërprenë.Pushteti jugosllav e çfrytëzoi këtë shkak për të përdor terror mbi shqiptarët e Kosovës.U denuan shumë shqiptarë,me shumë vite burg,të cilët i përjetuan tmerrët e burgut famkeq të Goli Otokut.U ndalua flamuri shqiptar,u mbyllën shumë shkolla shqipe,më presion shqiptarët deklaroheshin turq,u shpërngulën mijëra shqiptarë në Turqi etj Në dimrin e vitit 1955 – 56,pos tmerrit e shpërnguljes,u organizua akcioni për mbledhjen e armëve. Nga sigurimi i shtetit u rrahën mbi 30.000 shqiptarë,nga rrahja me dru vdiqën mbi 100 shqiptarë e tjerë etj.!
Prandaj,asnjë ish komunist i Enverit apo Titos,asnjë pinjoll i tyre,nuk duhet përmend bashkimin komb-tar,as bashkimin e Kosovës me Shqipërinë,sepse ua zë frymën vëllaznim – bashkimi titist dhe intërnacio-nalizmi proletar enverist.Ndërsa,ua ka zënë rendin për çështjen e bashkimit kombëtar,atdhetari MITAT FRASHËRI,në MUKJE me Shqipërinë Etnike,me bashkimin e Kosovës dhe visëve tjera shqiptare me Shqipërinë.
Me 1966 u mbajt Plenumi i lV-tër i Brionve.U menjanua rryma unitariste serbe e Rankoviqit.Plenumi pati rëndësi të veçantë për Kosovën.U eliminua dhuna ndaj shqiptarëve dhe u hapën përspektiva po- zitive politike,ekonomike dhe kulturore edhe për shqiptarët.Me 1968 u bënë demonstratat studentore, u festua 500 vjetori i vdekjës së Skënderbeut,u rritë numri i shkollave dhe nxënësve në gjuhën shqipe,u rritë veprimtaria botuese në shqip,u themelua Universiteti i Kosovës(1970),u themelua ASHA të Kosovës Institutët shkencore,Biblioteka popullore e Universitare,Arkivi i Kosovës,u përdor lirëshëm flamuri shqip- tar,Kosova fitoi Kushtetutën e vet(1974),gjuha shqipe u barazua me serbishtën,po zhvillohej një bashkë- punim shkencor,kulturor dhe arsimor mes Kosovës dhe Shqipërisë etj.etj.Pra, autonomia e Kosovës u avancua bukur, bukur lart,por nuk ulejua të bëhet Republikë.Kosova u bë element konstituiv i Federatës jugo sllave,u barazua me Republikat tjera në Federatën jugosllave.
Në këtë rrjedhë të kohës,Shqipëria pasi kishte kaluar nga krahët e Jugosllavisë,në ata të Rusisë e më vonë tek Kina e Maos dhe pasi u prish edhe me Kinën,u vet izolua!Ajo,’’luftonte’’ kundër armikut të brëndshëm dhe të jashtëm të imagjinuar,për tu bërë fanar,poashtu,i imagjinuar,i socializmit në Ballkan! PPSH-istët,kishin aq shumë punë me vetvetën,sa nuk u ngelte asnjë çik kohë për ta kujtuar Kosovën,e cila,me shpirt ndër dhëmb,po themelonte institucione shtetërore,shkencore,kulturore etj., dhe,poashtu po avanconte edhe çështjen kombëtare, të cilës , në Shqipëri ia kishte zënë frymën lufta e klasave, diktatura e proletariatit dhe intërnacionalizmi proletar!
Demonstratat studentore të vitit 1981,edhe më tej,e avancuan çështjen e Kosovës.Mirëpo,pushteti jugosllav,edhe tani e kishte shkakun dhe filloi represaljet kundër shqiptarëve,për të arritur deri të pezu-llimi i autonomisë së Kosovës!Regjimi jugosllav demonstratat i vlerësoi si kontrarevolucionare, shpalli gjendjen e jashtzakonshme dhe ndalohej qarkullimi mbi dy veta së bashku,solli në Kosovë rreth 60.000 forca ushtarako-policore,rreth 700.000 shqiptarë kaluan nëpër organët e policisë serbe,me mijëra shqiptarë u denuan me shumë vite burg,1346 ushtarë shqiptarë u vranë në armatën jugosllave (APJ), tekstet me përmbajtje kombëtare u hoqen nga përdorimi,UDB i vrau Vëllezrit Gërvalla,me 28 mars 1989,Kuvendi i Serbisë në Beligrad miratoi Kushtetutën e vet,me të cilën,Serbia u shpall ‘’unike’’,u pezullua autonomia dhe Kushtetuta e Kosovës e vitit 1974,brënda natës u izoluan 254 intelektual,të cilët u torturuan shumë rënd fizikisht,mbi 7000 nxënës e studentë u helmuan në mënyrë misterioze etj.
Mirëpo,Muri i Berlinit kishte rënë,ernat demokratike po frynin edhe në trojët tona,monizmit po i rrë- shqet toka nën këmbë,inteligjenca shqiptare e Kosovës po u printe interesave kombëtare dhe proceseve demokratike,u themelua partia e parë nacionale demokratike pasmoniste:Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK),kryetar i saj u zgjodhë intelektuali dr Ibrahim Rugova dhe u formuan edhe parti tjera.Shqiptarët e Kosovës,si asnjëherë më parë në histori,arrinë unitetin e tyre për t’i bërë ballë represaljeve dhe terrorit serb.Rinia dhe inteligjenca i priu akcionit për pajtimin e gjaqeve,ASHA të Kosovës bashkë me delegatët shqiptarë të Kuvendit të Kosovës shpallën Kosovëv Republikë,në Kaçanik u shpallë Kushtetuta e Kosovës, me 1991 u organizua Referendumi për Republikën e Kosovës,në tetor(1991)u formua Qeveria e parë e Kosovës.Qeveria e parë demokratike,organizoi zgjedhjet e para demikratike pluraliste, me të cilat, u zgjodhën deputetët dhe,Ibrahim Rugova, u zgjodh President i parë i Republi8kës së Kosovës.
Pra,varësisht nga ndërrimi i klimës politike,në regjimet okupuese osmane pesë shekullore dhe sllave një shekull,Kosova pësonte ose fitonte.Por, gjatë gjithë rrjedhës historike,nga lashtësia e deri të sistemi komunist e pas tij,ka bërë përpjekje të vazhdueshme për liri e subjektivitet.Edhe pas shembjes së moni-zmit,kosova krahas përballimit të regjimit gjenocodial të Millosheviqit,bëri të gjitha institucionet demo-kratike,për tu kurorëzua,pas ndërhyrjes së NATO-s,me rishpalljen e Kosovës shtet i pavarur dhe sovran, pas 2 korrikut 1990,kur delegatët e Kuvendit të Kosovës,e shpallën Kosovën Republikë.
Duhet qartësuar ish presidentin socialist të Shqipërisë se Kosova është e përbërë,ashtu si Shqipëria, prej disa krahinave,si:krahina e Podrimës,e Llapit,Gallapit,Drenicës,Llapushës,Hasit,Rekës, Malësisë etj. Prandaj,ta krahasosh Kosovën me Labërinë apo Mirëditën,është njësoi apsued,si ta krahasosh Shqipë-rinë me Podrimën apo me Drenicën!Sepse,Labëria,Podrima,Drenica etj,secila nga këto,janë krahina që e përbëjnë Shqipërinë apo Kosovën.
Fara e vetdijës kombëtare të mirëfillët,siç dihej,është mbjellur në kohën e Rilindje Shqiptare, edhe zgjedha nën të huajin e ngriti vetdijën kombëtare tek shqiptarët,por nuk arritëm ta ruajmë tërësin e tokave tona.Tokat shqiptare,pushtuesit i coptuan padrejtësisht,me forcë.Kështu diktuan rrethanat e kohës.Ne s’kishim fuqi ti mbrojmë,faktori ndërkombëtar nuk na mbështeti!Bashkimin e trojëve tona s’e bëjmë dot vet,as me tentim të forcës,edhe kështu faktori i jashtëm nuk na mbështet. Por, sot janë dy shtete të pavarura shqiptare.Rrethanat e integrimit brenda kombëtar dhe ndërkombëtar janë në favor tonë.Të bëjmë shtet demokratik të modeleve evropiane,të avancojmë funkcionimin e ligjit,ta mundim korrupcionin dhe krimin e organizuar,të zhvillojmë ekonominë,arsimin,shkencën,kulturën,diplomacinë etj,në të dy anët e kufirit.Pra,me vetdije të ngritur ti plotësojmë standardet ndërkombëtare si shtet demokratik.Integrimin ndërkombëtar ta bëjmë me modelin Rugovjan:integrim në BE,në OKB,në NATO dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të.
Kur të arrihet kjo vetëdije,në nivel të standardeve demokratike ndërkombëtare,dy shtetet le ta shqyr-rtojnë mundësinë dhe formën e bashkimit,me nivele të barabarta shtetërore.E kemi lehtë,jemi një komb,kemi një gjuhë,kemi të kaluar të ngjashëm,mund të kemi të ardhme të përbashkët etj.Ndësa dy shteteve tona u mbetet detyrë e pëhershme t’i mbështesin shqiptarët në Maqedoni që të jenë element shtetformues,shqiptarëve në Mal të Zi dhe në Luginën e Preshevës tu garantohen të drejtat e njerut dhe të drejtat kombëtare si të tjerëve.Por,që të gjithë bashkë,duhët drejtuar sytë kah vëllazërit tanë Çamë,kah Çamëria martire,si një tërësi tjetër e jona vitale e kombit tonë.
Mirëpo,komunistët e djeshëm e kanë denuar bashkimin kombëtar,sepse i kanë shkëlmuar vendimet e Mukës dhe të Bujanit,sepse e kanë shkelmuar Shqipërinë Etnike,sepse e kanë denuar atdhetarin MITHAT FRASHËRIN,ideologun e bashkimit kombëtar bashkë me Dekalogun,sepse e përdhosin Homerin e shqiptarëve,Gjergj Fishtën,duke denuar pas vdekjës e duke ia ndaluar edhe veprën,sepse e kanë denuar me 3 vjet burg V.SAMIM VISOKËN,pse e ka shkruar veprën’’Nëna Kosovë Shqipëria e vërtetë’’,i cili Kosovën e quan’’Tempull të ndërgjegjës shqiptare’’,virgëresh të tempullit,burim të gjakut të arbërit,sepse çlirimin e Kosovës e quan Shqipëri të vërtetë,sepse e do bashkimin më shumë se ç’do ajrin që thithë,sepse...Dhe,gjykatësi Koçi Xoxe dhe prokurori Bedri Spahiu,SAMIMIN e denojnë me tri vjet burg,sepse ka botuar një libër propagandistik dhe librin e ndalojnë për lexuesin.Nga komunistët e pësuan mijëra shqiptarë bashkë me veprat e tyre.Komunistët,vranë shqiptarë,denuan me shumë vite burg,internuan...e,çfarë lënë pa i bërë shqiptarit?!
Edhe sot,pas shumë vuajtjeve e sakrificave,shqiptarët e Kosovës po marrin frymë lirëshëm,në Kosovën e lirë,në Kosovën shtet i pavarur e demokratik.Por,ish presidenti socialist i Shqipërisë, Alfred Moisiu, nuk e do Kosovën shtet,sepse procesi i bashkimit bëhet më lehtë me Kosovwn shtet, e me Kosovën krahinë si Labëria,procesi i bashkimit nuk do të vije kurr. Prandaj,si komunistët e djeshëm,ashtu edhe pinjollët dhe nostalgjikët e sotëm,kanë vizion të njejtë ideologjik për bashkim,i cili është amorf,utopik dhe jashtë realitetit!
E, Kosova krahinë jo dhe jo,as për Shqipërinë dhe kurrën e kurrës krahinë e Serbisë. Sepse,Kosova sot është shtet i pavarur,sepse Kosova me Çamërinë dhe pjesët tjera nën sllavët është gjysma jonë, është më tepër se gjysma e Shqipërisë Etnike.Kosova është gjysma jonë më vitale,të cilën,as politikat më të egra, kurrë s’kanë mundur ta tjetërsojnë.Prandaj,’’hajt Kosovë he ty t’lumtë pushka,hallall buka e krypa shqip-tare,se n’ty zu fillë epopeja jonë kombëtare...(N.Ivanaj).Dhe,jo Moisi gabim e ke,s’është krahinë vendi ku je, këtu i thonë Dardani e vjetër,kësaj i thonë Kosovë e re... Praandaj, Kosova kurrë më krahinë.