| E hene, 04.07.2011, 06:08 PM |
Ali Sh. Berisha
SI ERË E LEHTË
Mu si erë e lehtë
E hap derën
Më futesh në brendësi
Dhe krejt qetë
M’i çelë dritaret
Me dashuri
Mu si një puhizë
Më zë vend në qelizë
Dhe nga atje nuk lëvizë
Dhe dashuri
Atje thellë çerdhen ke
Si kumri gugulon
Dhe shfleton
Një faqe të re
Të dashurisë