| E hene, 04.07.2011, 07:43 PM |
Unë prek me frymë
Fatime Kulli
Autore: Venka Capa
Redaktore: Fatime Kulli
Në vend të parathënies
Nga Fatime Kulli
Libri më i ri poetik “Unë prek me frymë” i autores Venka Capa, me 70 poezi, tingëllon jo vetëm si një këngë dhimbjeje, por pasqyrohet me një larmishmëri gjendjesh poetike, jetësore, ku meditimi dhe imazhet poetike krijojnë struktura emocionale.
Autorja Capa synon të japë bukurinë shpirtërore të njeriut të dashuruar me jetën, pasi autorja vjen nga komuniteti i njerëzve me aftësi të kufizuara, ku shpeshherë ndihen të paragjykuar nga fatkeqësia e tyre. Kjo fatkeqësi njerëzore vjen në këtë libër të dytë poetik nga autorja Capa, me një dashuri të madhe për jetën, por shpeshherë, si një personazh emocional, social, me një karakter poetik shpesh kontradiktor të ndjenjave, i mundësive dhe i pamundësive, për të realizuar veten si të barabartë brenda shoqërisë sonë antihumane e paragjykuese. Nga poezia në poezi, autorja shpalos me forcën e shpirtit, dhembjen për njeriun dhe pamundësinë e të dashuruarit. Me këto lirika, Venka Capa depërton në psikikën e njeriut, për të zbuluar anët e errëta të shoqërisë dhe përçmimin ndaj tyre dhe këtë e bën me shumë dashuri e humanizëm. Poezitë e saj në përgjithësi, shprehin filozofinë e jetës, dashurinë me vargje të sinqerta e shumë domethënëse. Ky libër vjen me një apel njerëzor: “Jeta është e shtrenjtë dhe ajo duhet jetuar me të gjithë elementet e saj!”. Ai tregon në çdo kohë, se edhe ne njerëzit me aftësi të kufizuara, jemi njerëz me të drejta të barabarta!
Venka me vëllimin e dytë me poezi “Unë prek me frymë”, tenton të lërë një shenjë në poezinë shqiptare.
17-Më rrëmbeu nata
Venka Capa
Nëpër udhë komunikimi.
Shpirti rënkonte nga vuajtjet e kalume...
Komunikimi më rrëmbente,
Më humbiste në skutat e mistershme,
Duke derdhur ekstazën poetik.
Liqeni i zemrës fërgëllonte,
Me magjinë e çuditshme të fjalës,
Si në një formulë të fshehtë,
Trazonte kutizën time të mendjes.
E si reaksion kimik vepronte,
Në djegie pasionesh...
Vetëm mendimi që kam për ty,
Më dërgon ngjyrat larushjane.
Heshturazi erdhe në poezitë e shpirtit,
Si zog i plagosur nga dallgët e jetës.
Dhimbjen nëpër rreshta ma lexove,
duaje artin e poezinë, më këshillove,
Bashke do i ngjisim shkallët e majat,
se plagët shërohen veç nga fjalët.
Po cilin të dua më shumë vallë,
Si t’i sfidoj ligjet e natyrës?
Poeti më beson ... në aftësinë krijuese,
E unë të gëzohem të lumturohem,
Me punën e devotshme të POETIKES .....
18-Unë prek me frymë
Rrugëtoj, notoj... Le
pas vetes
Një det të ngrohtë ku
spirancat duhen përmbytur.
Pastaj duhen ngritur,
ag i nisjes...
Nëpër frymë dashurish
alveolat e mija te brishta
Krahë engjëjsh,
gugatje të porsalindura
Horizonte
drithëruese, mole poezish
Dhe trishtimi i lehtë
i valës se tij...
Ajo prekje ere e
mbarë kthimi....
Sytë më gënjejnë si
klithma pulëbardhash
Të shkrifëta,
direkeve duke i përkëdhelur
Me pendë nëpër kocka,
nëpër thinja,
Ku gulçet e dhimbjeve
dhe meraku për brigjet,
Malli për dheun, për
bymimin e Burrit të Vogël të Dheut
Që lëshon klithma
urithi të uritur....
Unë nuk prek me dorë,
unë prek me frymë,
Mbështetem me zemër,
jo me gjinj,
Nuk lëshohem me kurmin
tim, por me ëndrra
Dhe çapitem me
ndjesi...
19--S’kam faj
Dielli më ka kthyer krahët
Hëna më belbëzon nën zë,
Yjet ikin, ikin, më paskan frikë...
S’di në kam bërë ndonjë faj,
Hiret e natën në gji dua t’i mbaj!
Udhës së errësirës së gjatë,
Dëgjoj psherëtimat e reve përqark...
20 ...Dritesim ne oborrin tim...
Pranvera në oborrin tim ka shtri magjinë e ylbertë,
Rrezja e diellit më fton në ngjyrën e argjend,
Portokallia lulen ka çel në mirënjohje,
Zambakët e bardhë në dyluftim me krenarinë.
Çdo gjë përreth është në vendin e vet,
Vetëm kohën e kaluar s’mundem ta kthej...!
Nga shpirti më del një ofshamë deri në dhimbje,
E pasthirrma deri në piskamë.
Po koha është një mesazh deri në Pendim,
Për njerëzit e vlerat e tyre njerëzore.
Kalojnë ditët, muajt e vitet veshur me mërzi...
Duke ndalur ngashërimin që lotët të mos bien,
Kurajoja veten përkrah shpirtit të brishtë,
Duke u fisnikëruar, e t’i jap kuptim dhimbjes.
Në fluksin e mendimeve dhimbja e shpirtit,
Ka prekur zemrën e tokës...
Kujtimet e djeshme i mbaj si suvenire të shtrenjta,
Me DY çelësa të mbyllura,
Në pyllin e shkretuar nga vizitorët si ju,
Që në memorien time kanë lënë veç relikte të çmuara.
Rrjedha e lumit të kohës më mori dy jetë....
Në bregun e shpresës kam ngritur një kështjellë,
Kështjellë që mbart të shenjtë brenda portës së saj, DY emra...
Dy njerëz të dashur që prehen përjetësisht me engjëjt...
Era e dheut më dërgon porositë me aromën e portokallit,
Se shpirtrat e tyre, marrin frymë e filtrohen me aromën e tij...!
Mbi krahun tim të djathtë, një pendë e bardhë zogu,
Një mesazh i shkruajtur me letër arome: Lëviz e gjallë hija e tyre,
Në çdo degë e gjeth të portokallit, në çdo fletëz të borzilokut...
Do kujtoheni e do them se vec ndruat jete .
Pranvera në oborrin tim, është harbuar...lëviz hirshëm...
Dritëson hijen e Dy emrave të dashur!
21- Puth gjethet e vjeshtës
Dëgjoj mbi supe
Erën t’më përkëdhelë
er’ e lehtë,
Ngazëllehem si
fëmijë,
Ndër duar dua ta
mbaj….
Sa i hapa 5 gishtat e
dorës
Ajo fluturoi pa e
parë…
Ndjej ndër këmbë,
Të kërcasin gjethet e
vjeshtës,
Ruaj hapat mos t’i
lëndojë,
Ndërrojë rrugë dhe ec
me kujdes,
Sikur guriçkat të
ishin qelq...
Shoh me ëmbëlsi në
rrugë,
Një grua të
pispillosur që tundej e shkundej...
Mbante në dorë një
tufë me lule.
Papritur u përplasa
me të,
Duhma e deodorantit
mbyste dhe ajrin...
-Çfarë bën kështu, më
prishe lulet!
Tha, dhe iku duf
zemëruar...
-Ah, moj zonjë, ku i
patë sytë,
Nuk sheh që po puth gjethet
e vjeshtës?!
22-Atë ditë
Atë
ditë,
Të
mallkuarën ditë,
Dielli u verbua,
Drita më qorroi sytë...
Dhimbja
më goditi si përbindësh...
Prej syve të mi,
Mes reve të gjakosura,
U shuan dy sy,
Një jetë...!
Sa shumë nur i fekste,
Bukuri e rrallë,
Lindur për parajsë...
Atë ditë,
Ditë e zezë,
Luftova me xhindet,
Më prenë në besë...!
Më veshën në zi....
M’u shua dashuria e nipit tim,
M’u shuan,
Buzëqeshjet e tij...
Për t’i buzëqeshur barit të njomë...
Atë ditë,
Më gurë dhimbjeje
Ngrita në zemrën time,
Monumentin e përjetshëm,
Me emrin,
ERVIS!
23 .Nje peshe me
dy dhimbje !
NUk gjej
qetësi, sikur t'braktisem nga grilat e dhimbjes,
ndoshta
një aryse më shumë, ta kuptoj gjumin e tyre n'tokë,
me
konsideratën më të ultë, jeta i rëmbeu në përjetësi,
shpesh
dal nga vetvetja, një mall mi mbush sytë me lot.
T'jetoj
nuk do të doja kurrë , po ta dija s'kthehen më kurrë,
vetes i'a
kthej shpinën, një copë mishi n'shpirt më gërryen,
vazhdimisht
harxhohem, me duar lartë...lutjet nuk i kursej,
kur
troket muzgu i plot, ca kujtime t'grisura më përlyejn.
Edhe nga
gjumi kam frikë, gjymtyrët e trupit i kam tradhetuar,
s'ka
gjumë, do të lodhem n'skajshmëri natës ti shërbej,
nuk e di,
ndoshta ata do ti kem rrotull qosheve të dhomës?
ah,
t'lutesha edhe për një tjetër jetë,vetem ti përshendes me hej.
Ndonjëherè
kur vizitoj pyllin e vdekjes, ju shoh si banor tjetër,
e uli
kokën shpirtrisht, lamtumirën e marr n'duar ngadalë,
me një
heshtje pak më ndryshe, duke u dridhur belbëzoj mërzin,
sikur
t'më dëgjonit edhe njëherë t'vetme, tju them se kam mallë...
24-Nuk e besoj
Shpesh mendoj dhe s’mundem ta besoj,
Jeta m’përplasi n’shkëmbinj lotësh e dhimbjeje !...
Mendoj e përsëri s’e besoj,
Vitet ikin si lumenjtë që marrin cungjet, çdo shpresë!...
Lumturia është degdisur shurdhmemece....
Dita më harroi, me la si ndonjë lëneshë,
E unë përsëri s’e besoj...!
Mike u bëra me urrejtjen e zhgënjimin…
I lutem kësaj bote mizore,
Të më dhurojë pak ngrohtësi,
Që të besoj se jeta,
Është më e madhja dashuri!
25-Ka ditë
Ka ditë që dua të qaj,
Ka ditë që dua të qesh,
Ka ditë që dua të flas e të flas,
Ka edhe ditë që
dua të hesht…
Ka ditë që fatin e mallkoj,
Ka ditë që jetën e urrej,
Ka edhe ditë që dua të bërtas e të ulërij,
Botën mbrapsht ta kthej, si një lubi…!
26-Kështu jam
Jam e dashur,
Bëj shumë për shoqëri,
Fal gjithçka për miqësi …
Liberale, më thonë, jam në poezi,
Por edhe në të përditshmen kështu jam …
Brutale jam veç në pabesi,
Di të fal shumë dashuri.
27-Pikat e shiut
I dua pikat e shiut,
Se lotët e faqeve më mbulojnë ,
Më lagin ballin, më shuajnë zjarrin,
Dhimbjet më lehtësojnë.
Sa herë që bie shi,
Nxitoj të dal në ballkon,
Mendoj për pikat që bien,
Nga vijnë e ku shkojnë?!
28-Për pak Lumturi
Shpirti im nuk gjen qetësi ,
Për të shtrenjtën dashuri,
Nuk e di a ka njeri ,
Që s’mendon për lumturi?!
Botës do t’i bija përqark,
Në shpirt do të ndizja zjarr,
Gjithçka do e lija peng,
Lumturisë t’i gjeja vend…
Ku je ti dorë magjistare,
Që mban fshehur lumturinë?
Më jep të lutem pak shpresë,
Nga marazi mos të vdes…!
O dorë mizore që çelësin varur le,
A nuk di ti që njeriu është krijuar
Për të bërë veç mirësi,
Si shpërblim për lumturi?!...
29-Dashuria dhe hipokrizia
Pranvera nuk ka hipokrizi,
Më deh me bukurinë e saj,
Më ngre në qiell, më vesh me kaltërsi,
Më zbret në pyll, e vellon e gjelbër,
Më dhuron si stoli…
As mali s’e njeh hipokrizinë,
Më merr ndër krahët e lartë,
E nis më shtrëngon në gji!
Pemët me fëshfërima më ledhatojnë,
Sikur duan të më thonë diçka për ty!...
Vetëm ti nuk beson në asgjë,
Luajte me mua sa deshe,
Urrejtje tregove në çdo gjë,
E ndjenjën e sinqertë shkele me këmbë…
Dashuria s’bashkëjeton dot me hipokrizinë,
Kur njeriu me të vërtet dashuron,
Ndaj një këshillë prej miku, ma dëgjo:
“Nëse të qëllon të njohësh dikë,
Provo, ta dashurosh me çiltërsi!
30- Hijeve të harresës
Një ditë,
Mësove se zemra ime rrihte për ty,
Por, gabova... ti një djalë egoist,
Më more ëndrrat, dëshirat, shpresën,
Më gremise ditëve me mjegull e tym të zi…
Nuk besoja se kishe shpirt kaq të vogël,
Ti pushtove hapësirat e zemrës sime,
Të dhurova dashuri, të mbajta në gji...
Më kafshove si gjarpri pas shpine,
Me lajka dhe djallëzi…
Ditët që të njoha,
Le të mbeten hijeve të harresës,
Dhimbja dhimbjes nuk i ngjan,
Do gjejë forcë, të t‘fshijë nga kujtesa,
Zemra ime, mos sinqeritetin, tutje e flak!…
31-Do mendoj për ty
Ashtu si gjethet që bien një e nga një në vjeshtë,
E toka rrotullohet rreth diellit si përherë,
Unë do mendoj për ty gjithnjë,
Për ty dashuri e marrë,
Për ty që nuk të thashë dot, të dua…
Edhe kur koha me pluhur gjithçka të mbulojë,
Unë do kem kohë për ty të mendoj,
Edhe kur shiu në rrugë të më lagë,
Edhe sikur hëna asnjëherë të mos dalë,
Unë përsëri do të të kujtoj ty i dashur…
Edhe kur koka me thinja të më jetë mbuluar,
Do të eci rrugës ngadalë, ngadalë,
Mendimet s’do shuhen, duke të kujtuar,
Ty, dashuria ime e parë dhe e marrë…
E kërrusur do jem në pleqëri,
Një shall supeve do të hedh,
Por sytë do më shkëlqejnë,
Kur nipërve historinë tonë do t’iu rrëfej…
32-Dua errësirë
Më pëlqen të qëndrojë në errësirë,
Mos ta shoh me sy fytyrën tënde,
Që mendimeve më rri si tinëzar,
Qesh e tallesh me shpirtin e vrarë.
Mbledhur në errësirë sa një grusht,
S’di pse djalli tek ty, ma mban besimin
Të gjallë?!
Do jetoja më mirë e vetme fillikat,
Se sa me djallin gjithmonë pranë…
Të lutem, ik nga mendimet e mia,
Ti dreq a djall, ç’të jesh?!
Errësirën do pranoja më mirë,
Se sa të të kem pranë ty!
33-Mikut të vërtetë
O miku im, ty s’të mbaj dot mëri,
As për ditët që ikin pa kuptim,
As për jetën me njëmijë e një halle,
As për fatin që më përplasi ngado,
As për zhgënjimet që padashur më fale...!
Mjafton një fjalë e sinqertë,
Dhe jeta ime merr tjetër kuptim...
Shtigje të mbyllura nuk ka kjo zemër,
Për ty miku im!
34-Një jetë
Kam jetuar si të gjithë,
Kam bërë një jetë me hare e halle,
Tani, si për çudi,
Në një gjumë të thellë kam rënë:
Laj, punoj, ha dhe asgjë…
Fytyra ime, dikur, ka qenë plotë jetë,
E sot i ka mbetur vetëm hija,
Se vitet ikin e lënë pas:
Një grusht me kocka, një mal me thinja…
Zemrës do t’ia heq trishtimin,
Vuajtjet do t’i
flak diku tej,
Jetës do t’i shtoj gëzimin,
Se kam veç NJË, jo mijëra jetë…
35-Përgjigje kërkojë
Kam rënë në mendime,
E përgjigje nuk di kujt t’i kërkojë.
Përse o Zot, për mua këtë fat dërgove?!
Ia dhe drurit e shkrumboi,
Ia dhe gurit e copëtoi,
Mua më fale durimin,
Që sfidat e jetës t’i përballoj…
36-Më mungon
Sa do të doja të të kisha pranë,
Ato ditë pushimi në fshat....
Dhjetë ditë nuk ishin pak,
Për të kuptuar në të desha vallë…
Çdo mbrëmje qiellin sodisja,
Shikoja hënën në sy,
E krejt pa kuptuar, i dashur,
Mendja më shkonte tek ty…
Rrezet e diellit s’i doja,
As ditët e freskëta me shi,
Pas lotëve të hidhur të mallit,
Zemër, më shfaqesh veç ti…
Ato ditë dhimbjeje nuk do i harroj,
Se aty u vendos fati ynë,
Na ndau pa mëshirë,
Për fajet që dot nuk i shlyejmë…
37-Vetëm një çast
Kur i mbyll sytë,
Mendoj për ty, i dashur.
Kur hap krahët,
Dua të të shtrëngoj në gji.
Kur ngre kokën lart,
Dua të më puthësh ti!
Ti je si lis i gjatë,
E unë si gjethe në sy.
Vetëm një çast,
Eja pranë meje, i dashur,
Se ndjenja ime s’është lojë,
Kuptoje ti dashurinë,
Që lumturinë kërkon...
38-Jo vetëm shokë
Në një aktivitet artistik të njoha unë ty,
E zemrat tona u morën vesh pa fjalë,
Kur isha me ty ndieja lumturi,
Ndaj desha miku im, të më rije pranë!...
Unë trokita në portën e zëmrës tënde,
Me butësinë që më fali dashuria,
Doja që të ishim bashkë,
E kurrë nga ti, të mos ikja…
Jetët tona i ndante një hendek,
E ne nuk e ndreqnim dot:
-Që të mos vuajmë shumë, - më the,
Duhet të jemi vetëm shokë…
Unë nuk isha akord me ty:
-Mendohu më gjatë, - të thashë,
Që lumturia jonë të jetë e plotë,
Në antitezë me realitetin të jetojmë,
Ta zvogëlojmë sado pak paaftësinë tonë,
S’duhet të jemi vetëm shokë...!
39-Zemra lëngon
Kam një shtëpi të madhe që shpirtin ma kënaq,
Ku çdo gjë që e kërkon, e gjen dhe kaq.
Në shtëpi kam dhe një kafaz me papagaj,
Që nuk di, të shkretët, qeshin a qajnë…
Kam edhe një akuarium me peshq,
Që lëvizin në atë pak vend…
Kam edhe një lule që rritet ngadalë,
Që i dashuri ma ka bërë dhuratë…
Shtëpisë sime të bukur, asgjë s’i mungon,
Por zemra ime nuk e di pse, veç lëngon…?!
40-Shpirt
margaritar
Le të më mbyllin sytë,
E të mos shoh më asgjë.
Le të më kyçin gojën,
E asnjë fjalë të mos dalë prej saj.
Le të ma marrin zemrën,
E të ma robërojnë diku,
Vetëm shpirtin e dua të lirë,
Të endem bashkë me të,
E pranë teje të vij!
Le të jem skllave gjithë jetën,
Lidhur këmbë e duar me zinxhirë,
Veç shpirtin ta kem të lirë,
Në zemrën tënde të hyj…
Gjithmonë poezi do shkruaj për ty,
Me të ëmblat e të bukurat fjalë,
Sepse kush dashuron, miku im,
Ka shpirt margaritar.
41- Digjem ne qenien
tende poetike !
Une kisha dashuri ne ty
Vazhdimisht imagjinoja
symbylltas
me zemer te hapur
rrugetimin tend
Sikur kam kordinatat shume
te aferta jetesore
Tani e mallkoj veten
perse nuk jam prane teje
Shume prane, qe te
frymojme te njejtin oksigjen ,
lirie e poezie .
Ndoshta jam e vogel, te
jem ne qiellin tend,
Si nje meteor rreth
teje
Nje det i mbushur me
tallaze
qe levizim kendshem
neper detera.
Nje det i hapur poetik
,
Nje lume i vogel qe
derdhet ne kepin e shpreses,
dhe vazhdoj te besoj se
ti vjen
ne nje fuqi ritmike te
nje vargu te paepur,
ku gezohen edhe mjelmat
edhe pelikanet ,
edhe pulbardhat.
Do derdhem ne lumin tend
e do kridhem ne honet e
tua ,
duke marre eren e
kenges
se perhershme.
Aroma jote me derdh ne
fytyren time
nje puhize nga flladi i
dashurise .
Shtrydhem e si lule,
dridhem si purteka,
vazhdoj te endem neper
deren tende te zemres,
te shoh ate drite dashurie,
te me zgjohen te tera
epshet ne nje mbremje pranverore,
qe te mos di,eshte
mengjes,apo mbremje
qe erdha tek ti.
E nese me gjen
mengjesi
dhe kur te vij mbremja
ky eshte kalvari i
rimuar per ty .
Une per ty e per tere
jeten, jam aty .
Aty ku merr fryme jeta
jote ,
ne qenien tende poetike
,
Aty ku digjem per ty.