| E hene, 04.07.2011, 06:57 PM |
/Çështja çame, ekspertët diskutojnë zgjidhjen në gjykatat ndërkombëtare/
Të nderuara kolege e kolegë, unë plotësisht përkrah nismën e Z. Kreshnik Spahiut.
(Jahja Kokaj)
Regjistrimi
“Aleanca Kuq e Zi”, e drejtuar nga nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu, prezantoi dje një tjetër nismë publike të quajtur “Një komb, një pasaportë”. Në një auditor të përbërë me intelektualë dhe përkrahës të Aleancës, Spahiu theksoi se ishte e udhës që të gjithë shqiptarët kudo që të ndodheshin duhet të pajiseshin me një pasaportë kombëtare.
Sipas tij, Shqipëria është i vetmi vend në rajon e botë i cili nuk i ka pajisur qytetarët e tij me pasaporta, ashtu siç kanë bërë serbët, grekët dhe të tjerë popuj në rajonin e Ballkanit. Sipas Spahiut, parlamentarët në vend duhet të ndërgjegjësohen në lidhje me rëndësinë e kësaj nisme, nisur nga fakti se miratimi i saj në Parlament kërkon 84 vota. “Mjafton një konsensus pozitiv në Kuvend me 84 vota, tre të pestat e tyre, për të ndryshuar thjesht një dispozitë, nenin 9, paragrafi i fundit i ligjit për shtetësinë shqiptare, ku mjafton të hiqet afati i vendbanimit 3-vjeçar për çdo shqiptar i cili ka kombësinë shqiptare", - tha Spahiu, duke theksuar edhe kuadrin e nevojshëm ligjor që duhej për miratimin e një nisme të tillë. Nga ana tjetër, Spahiu theksoi se ishte e nevojshme që Parlamenti gjithashtu të pranonte nismën e Aleancës, të mbështetur nga mbi 20 mijë firma për heqjen nga formulari i deklarimit të çështjeve që lidhen me etninë dhe fenë. “Ky proces duhet të mos jete i befasishëm, por të jetë një proces i rregullt legjislativ, ku së pari të respektohet procedura parlamentare e shqyrtimit të projektligjit me iniciativën popullore së pari; së dyti, projektligjit të prezantuar nga qeveria; së treti, nëpërmjet seancave dëgjimore ku të dëgjohen argumentet e palëve”, - rekomandoi Spahiu.