| E diele, 03.07.2011, 07:59 PM |
ATHINA SI ZONË LUFTARAKE
Nga Halit Bogaj
Siç e dimë të gjithë ka disa kohë që Greqia është në gjendje të mjeruar financiare dhe para një bankroti të sigurtë nga i cili nuk mund të nxirret në asnjë mënyrë.Ajo qysh moti bënte eksebicione të llojllojshme të megalomanisë duke shpenzuar sa më tepër para pa mbulesë.Grekët kishin menduar se kungulli do t’u shkonte gjithmonë mbi ujë, gjë që nuk kishte qenë fare e vërtetë.Luksi, gabimet,megalomania dhe të tjerat po u përplasen mbi kokë dhe e kanë humbur orientimin duke mos ditur kah t’ia mbajnë fare.Ata për fat të keq ishin të përkëdhelurit e Evropës dhe bijtë e dytë të rusëve në Ballkan të cilët ledhatoheshin nga Evropa e cila qysh në fillim kishte gabuar që i ka futur nënë strehën e saj, madje madje edhe duke i mbrojtur sikur t’i kishte djem të hasretit.Në një rast Ismail Kadare thotë se Evropa kishte gabuar atëherë kur aksidentalisht ua kishte ndërruar vendin ngase Greqia gjithmonë ka qenë me shpirt dhe veprime sllavokomuniste kurse Shaqipëria /qysh nga koha e Gjergj Kastriotit/me orientime properëndimore .Evropa e ka ditur fare mirë se çfarë të këqiash dhe gjenocidi u ka bërë çamëve Greqia.E ka ditur ngase ato gjëra nuk janë bërë në ndonjë planet tjetër por këtu tek ne dhe para hundëve tona.Kur jemi këtu, mund t’i referohemi edhe asaj thënies fetare se’’u ka ardhur edhe prej Zotit’’sepse,grekët,sikur fqinjtë tanë serbët, nuk i kanë pranuar asnjëherë zullumet që i kanë bërë ndaj nesh dhe kur ishte koha e bombardimeve të serbëve nga NATO-ja Greqia ishte ndër ato vende që nuk e përkrahte bombardimet por dilte haptazi në anën e armiqëve tanë të cilët e pastronin këtë vend nga përpjekjet për të mos lënë gjurmë se ka pasur ndonjëherë shqiptarë në vednin tonë:Grekët bashkë me rusokinezeët ,çavezo-kastrot dhe me regjime të tjera diktatoriale/si ai Gadafit/e përkrahnin Serbinë pa fije turpi dhe mëshire.Na kujtohet fare mirë kur Greqia nuk e lejonte NATO-n që mjetet e saj luftarake të kalonin nëpër Greqi dhe një ditë prej ditësh.me rastin e një vizite të Bill Klintonit atje/grekët e përgaztë e kishin gjuajtur me gurë kolosin amerikan/.Ai sigurisht ka qeshur dhe ka shikuar,duke thënë:Aman o Zot sa budallenj qenkan këta bizantinë të rinj të cilët nuk kanë asgjë të përbashkët me grekët e vjetër dhe cilivilizimin e tyre të lashtë,të cilët botës ia patën dhuruar shkrimtarët dhe veprat më të ndritshme të njerëzimit.Grekët patën hedhur gurë mbi Klintonin sikur ai të ishte ndonjë farë fiçfiriçi rrugaç duke e harruar faktin se ai një ditë do t’ua hakmerrej dhe do t’ua kthente ashtu siç është duke iu ndodhur tani me borxhet e tyre të jashtëzakonshme të cilat nuk mund t’i kthejnë asnjëherë edhe sikur të ishin të pasur gati sa amerikanët.Tanimë u ka humbur udha n’oborr dhe nuk po dine ç’të bëjnë përveç të dalin në protesta dhe t’iu thonë jo zbritjes së të ardhurave të tyre personale!Janë mësuar keq dhe nuk mund t’Iu adaptohen rregullave të reja të lojës.Madje madje kundërshtojnë ta shesin edhe ndonjë ujdhesë të cilat i kanë edhe haram që i kanë zaptuar në kohrat e mëhershme por ja që po vjen dita që t’i shesin edhe ato e qebesa ndoshta edhe disa qytete të tëra ngase gjersa ta paguajnë borxhin në shumën prej 32o milliard evrosh,atyre do t’u duhen 50 vjet të tëra.Angela Merkel po u jep pare grekëve por ajo kërkon prej tyre që t’i kthejnë ato,sepse në të kundërtën, dihet se çka do të ndodhë me ishujt të Jonit ose Egjeut.
Gjatë këtyre ditëve të krizës greke kanë heshtur edhe miqtë e tyre serbë,duke i futur veshët në lesh,ose duke thënë vetë me vete se Serbia qenka mirë në krahasim me Greqinë ngase i ka borxh vetëm 32 miliardë dollarë,por edhe duke e pasur edhe frikën se nga zori Greqia gjithsesi duhet ta pranojë Pavarësinë e Kosovës,duke mos pasur kah t’ia mbajë as voglushja e saj Qiproja.
Kur jemi dukë i pare njerëzit duke protestuar nëpër rrugët e Greqisë dhe nëpër disa vende diktatoriale arabe,por e shohim se pushtetet e luhatshme mund të bijnë si kullat prej letre,por edhe ata që vijnë në vend të tyre do ta kenë tejet vështirë.Parasëgjithash Greqia ka rënë në nivel të ultë nga i cili nuk mund të ngritet asnjëherë pa u dorëzuar deri në fund dhe pa i plotësuar të gjitha kërkesat që i parashtrohen,në mesin e të cilave/dhashtë Zoti/duhet të jetë edhe çështja çame ose toka e plaçkitur përmes gjakut,dëbimeve dhe gjenocidit që e patën ushtruar gjeneralët grekë ndaj një populli duarthatë,gjersa Evropa shikonte pa u lodhur fare se çka bëhej në oborrin e saj.Grekët është dashur të dënohen qysh moti për veprimet e tyre kriminele të shkaktuara ndaj popullit tonë,edhepse historikisht e kanë ditur se sa shumë shqiptarë kanë luftuar për lirinë kombëtare të grekëve, ku ishte i angazhuar edhe vetë luani i Janinës/Ali Pashë Tepelena/.
Sot grekët e lazdruar nuk lodhen fare pse e gjuajnë me gurë edhe policinë dhe institucionet e veta,edhepse e dinë fare mirë se parasëgjithash vetë janë fajtorë si popull që e kanë lëshuar veten në një luks të tillë të pafundmë.Qendra e Athinës është bërë si ferr i vërtetë kurse as opozita greke nuk di çka të thotë tjetër përveç asaj:Se pushteti po e përdor tepër dhunën,gjë që as pushtetit nuk i ka mbetur rrugë tjetër ngase ata që janë tërbuar janë mësuar të jetojnë mirë,kurse tani u ka marrë si ligshtë!Janë sulmuar edhe ministria e finanacave,posta,shitoret e ndryshme,kurse Athina gjithnjë e më tepër po bëhet si një fushëbetejë e paparë!.