Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Hilmi Saraçi: Vizita në Shpellën e Përçevës dhe kompleksit memorial të Azem Galicës

| E diele, 03.07.2011, 07:59 PM |


Vështrim

 

Vizita në Shpellën e Përçevës  dhe kompleksit memorial të Azem Galicës

 

Me rastin e promovimit të romanit:”Udha e eshtrave” të Halil Kajtazit

 

Nga Hilmi Saraçi

 

Me rastin e promovimit të librit (romanit) “Udha e  eshtrave”( Vushtrri , 28 qershor 2011) të Halil Kajtazit  ishin të pranishëm shumë dashamirë të artit letrar: shkrimtarë , historian dhe të tjerë. Në këtë rast pati mjaft mendime dhe vlerësime se kjo vepër është më rëndësi të veçantë për letërsinë , sidomos për historinë tonë kombëtare, e shkruar në kohën e duhur , pasi që në këtë kohë është duke u ndërtuar kulla e Azem Galicës dhe rregullimi i kompleksit memorial me luftëtarë të tjerë të kësaj periudhe .Në këtë vepër  autori ka përshkruar në mënyrë të veçantë,  artistike një periudhë të lavdishme dhe krenare të jetës dhe luftës të heroit tonë kombëtar, Azem Galicës- udhëtimin e eshtrave të heroit kombëtar.Vepra ka një titull simbolik “Udha e eshtrave” -   bartjen eshtrave të heroit tonë kombëtar, Azem Galicës, prej shpellës së Përçevës për në vendlindje, kur në vitin 1924 ishte hudhur trupi i pa jetë i heroit kombëtar Azem Bejtës, për të mos ra në duart e armikut dhe për të mbetur sekret deri në ditët e vona. Dr. Mehmet Rukiqi duke folur për shtrimështrimveprën , vlerësoi lart punën e autorit, si njohës i veprës dhe luftës së Azem Galicës. Gjithashtu me fjalën e tyre Limon Rushiti dhe Shefki Sejdiu konstatuan se me këtë roman, autori i librit Halil Kajtazi ka sjellur disa ngjarje të reja për luftën dhe jetën e heroit tonë  kombëtar, Azem Galica, respektivisht për eshtrat e nxjerra nga kjo shpellë dhe varrosjen e tyre në vendlindje , në Galicë. Pati edhe disa ndërhyrje të tjera për veprën…

                             

Ky promovim me nxiti të shkruaj disa rreshta për angazhimin dhe kujdesin tone

 

 Ky promovim sikur me nxiti që të shkruaj disa rreshta për angazhimin tonë ,kujdesin dhe nderimin ndaj heroit tonë kombëtar, Azem Galicës dhe bashkëluftëtarëve tij. Gjatë bisedës me dr. Mehmet Rukiqin, Limon Rushitin, Shefki Sejdiun , por edhe me disa të tjerë që dëshironin të dëgjojnë për Azem Galicën konstatuam se kujdesi dhe nderimi ndaj heroit kombëtar dhe bashkëluftëtarëve të tjerë ende mungon. Drejtori për Kulturë ,Sport dhe Rini (Vushtrri) z. Qamil Sahiti ishte i angazhuar mjaft në këtë drejtim, jo vetëm për promovimin sa më të mirë të romanit të Halil Kajtazit, por edhe në fushën e kujdesit dhe ndërimit ndaj heroit tonë kombëtar. Ai (Sahiti) i takon familjes se Azem Galicës,prandaj angazhimi i tij prej kohesh nuk ka munguar. Qamil Sahiti pas promovimit të librit të Kajtazit kishte organizuar një  vizitë kompleksit memorial të Azem Galicës me bashkëluftëtarët e tij në Galicë ,për të cilin KK- në Vushtrri kishte ndihmuar edhe  financiarisht për ndërtimin  e kompleksit memorial kohë më parë , por tani edhe për ndërtimin e kullës së Azem Galicës.Për këtë arsye  z. Qamil  Sahiti kishte bërë një punë mjaft të mirë kur kishte marr këtë iniciativë. Në këtë rast ai kishte paraparë edhe vizitën e Shpellës së Përçevës, pasi që edhe romani i Halil Kajtazit kishte të bëjë më tepër me këtë vend ngjarje. Kjo iniciativë ishte për çdo lavdatë.Prandaj me autobuzë të rezervuar enkas për ne,  morem rrugën drejt këtyre monomenteve të rëndësishme historike , sidomos për të vizituar më parë Shpellën e Përçevës, kur në vitin 1924 ishte hudhur trupi i pa jetë i kryetrimit Azem Galicës.

                   

Memzi dallohej vendi i shpellës së Përçevës

 

Shpella e Përçevës gjendet në mes të komunës së Klinës dhe Malishevës. Me Mehmet Rukiqin, Halil Kajtazin, Limon Rushitin dhe Shefki Sejdiun, mëmzi arritem deri të shpella e Përçevës duke ecur nga vendi ku na la autobusi 1,5 km  larg shpellësë. Nuk ishte leht për të udhëtuar deri të shpella, sepse përveç largësië, rruga nuk ishte e rregullua mirë, ishte e thepisur dhe me plotë gurë . I thash Mehmetit : çfarë pakujdesie, nuk kanë bërë përpjekje për ta ndërtuar këtë rrugë me rëndësi historike që shkon deri të shpella, kur tani shumë rrugë janë asfaltuar dhe ndërtuar pa ndonjw vështirësi. Gjatë udhëtimit mjaft u lodhem, memzi arritem deri të Shpella ku me dekada janë prehur eshtrat e heroit tonë kombëtar , Azem Galicës. Memzi e gjetëm shpellën. Gjendej në një hapsirë të mbuluar me drunj dhe  lisa të gjatë. Nuk kishte kurfarë shenje identifikimi. Papastertia dhe therrat për rreth e kishin mbuluar, memzi dallohej shpella që perimetrin nuk e kishte të gjerë, por siq dihet kjo shpellë ishte e thellë afër 70 m.. Ishte për çdo kritikë kjo gjendje e mbetur e Shpellës së Përçevës.Pakujdesia dhe mosrespekti ishin të pranishëm…

                         

Kush i nxorri eshtrat e Azem Galicës

 

 Pa pritmas erdhi një fshatar i kësaj ane (Përçevës) filloi të angazhohet në bisedën tonë dhe të shpiegojë historinë e Shpellës dhe për eshtrat e nxjerrur të Azem Galicës nga kjo shpellë. Ai sipas asaj që i kishin treguar disa burra të fjalës nga fshati, ishte këmbëngulës së eshtrat e  heroit tonë kombëtar, Azem Galicës nuk i ka ncjerrë Avdyl Krasniqi por një i fshatit të tij, Cenë Kapllani . Për këto të dhëna  zgjati mjaft biseda jonë . Disa e përkrahen mendimin e tij , por disa të tjerë nuk ishin të pajtimit me mendimin e tij . Mirëpo dominoi mendimi se edhe Avdyl Krasniqi edhe ai fshatari, Cena të dy kanë hyrë në shpellë dhe i kanë nxjerrë eshtrat e Azem Galicës . Kështu shkruante edhe në romanin e Halil Kajtazit. Nga kjo bisedë rrodhen edhe  shumë të tjera mendime për luftën dhe trimërin e Azem Galicës…

                     

Mungon kujdesi dhe  identifikimi i Shpellës së Përqevës

 

Të gjithë ishim të pajtimit se  organet kompetente të tri komunave është dashur të ndërmarrin iniciativen për rregullimin e rrugës që shpie deri të Shpella e Përçevës , të pastrohet përeth shpella  dhe të identifikohet me një rreth prej hekuri në formë të “gilinderit” për të mos ra diçka në thellësinë e saj . Të vehet një pllakë përkujtimore në shënjë nderimi për heroin tonë kombëtar, Azem Galicës dhe të valëvitet flamuri kombëtar mbi lisin që gjende në afërsi të shpellës, sepse kjo shpellë është me një rëndësi të veçantë për historinë dhe luftën për liri dhë pavarësi. Ashtu siq e pamë ishtë për çdo kritikë: mosangazhimi i organëve përgjegjëse të komunës së Vushtrrisë, Skenderajt dhe të Klinës (Malishevës) për një kujdes dhe identifikim më të qartë të Shpellës së Përçevës që mungonte gjatë kësaj kohe të vizites tonë…

        

Qyqavica kështjellë e pamposhtur e rezistencët kombëtare

 

Pas kësaj vizite  u nisëm drejt Galicës , vendlindjes së heroit tonë kombëtar , Azem Galicës. Në rrugën e asfaltuar autobusi sikur fluturonte  se bashku me erën  që fryente nga malet me drunj dhe lisa të gjatë .Azem Galica në këto male të Qyqavicës qendëroi dhe luftoi trimërisht kundër armikut.Qyqavica gjithmonë ka qenë kështjellë e pamposhtur kundër armikut, shtëpi, banesë për  Azem Galicën dhe bashkëluftëtarët etij… Dr. Mehmet Rukiqi me këtë rast tregoi disa anekdoda për Azem Galicën dhe shokët e tij luftëtarë, pastaj këndoi një këngë për këtë trim të madh të popullit tonë . Dr. Rukiqi pasi ishte drenicak dhe njohës i shumë rrethanave të kësaj ane nuk pushoi së foluri për luftrat në Drenicë, sidomos për luftën e Azem Galicës . Kjo edhe e begatonte udhëtimin tonë…

              

Madhështia e kompleksit memorial dhe kullës që po ndërtohet

 

Ishte madheshtore hyrja në kompleksin memorial të Azem Galicës dhe të bashkëluftëtarëve të tij. Përmendorja e Azem e Shotë Galicës ishte ngritur lart. Pranë kësaj permendorje dy varre të mermerta. Njëri me eshtrat e Azem Galicës . Njëri i Shotë Galicës, por pa eshtrat e saj - e shprazët, sepse eshtrat e Shotës ende nuk janë sjellur në vendin e duhur , kanë mbetur në Shqipëri. Qamil Sahiti  tregon se janë bërë mjaft përpjekje për sjelljen e eshtrave të Shotës nga Shqipëria, por ende nuk është arritur  një pajtim për sjelljen e tyre. Duhet bërë përpjekje edhe më tutje- thotë ai. Mirëpo megjithë financimin për ndërtimin e kullës së heroit kombëtar Azem Galicës, punimet nuk shkonin në drejtim të realizimit më të shpejt të këtij projekti.Në kullë shiheshin disa lëshime. Njëra ndër to ishte frengjia me një formë më të hapur se sa duhet… Edhe muratimi nuk ishte identik dhe në nivelin e duhur. Ndersa dera e hyrjes dhe shuli i  derës ishte mjaft identik me kullën e Azem Galicës.  Nuk e gjetem asnjë mjeshtër  duke punuar , kulla sikur kishte mbetur pa një kujdes dhe përciellje të duhur-sistematike.Puna siq shihej po shkonte shumë ngadalë…

                 

Disa fytyra të njohura të historisë të lana pasdore

 

Gurët e shkapërderdhur dhe shumë mbeturina të tjera  nëpër hapsirën për rreth kompleksit memorial dhe kullës që po ndërtohet, zvogëlonin pamjen e këtij projekti madhështor për historinë tonë kombëtare.  Ishte për çdo kritikë pakujdesia për disa varre të tjera , fytyra të njohura të historisë tonë , siq ishte Hysë Popova .Nuk dallohej varri i tij. E kishte mbuluar bari dhe bërllogu. Ka pasur mundësi që se paku të identifikohet varri duke e pastruar dhe shënuar me një guri derisa do të mendonin për ngritjen e një lapidari edhe për këtë trim dhe luftëtarë të madh . Gjithashtu edhe për gruan e Azemit , Azeminën  dhe të disa luftetarëve të tjerë, varri i të cilëve gjithashtu nuk dallohej, është dashur të kujdeset dikush edhe për këta luftëtarë dhe  të punohet më me përkushtim , sidomos në fushën profesionale që sipas mendimit tim mungonte…

Pasi bamë disa foto dhe  shetitje për rreth kompleksit memorial hypum në autobus që priste në afërsi në rrugën e asfaltuar për të arritur në Vushtrr, në bramje…