| E shtune, 02.07.2011, 07:50 PM |
NEW YORK,25 QERSHOR 2011
Forumi Shqiptaro Amerikan për Demokraci organizoi të shtunën më 25 Qershor,një seminar me teme “Çameria dje dhe sot, çështa çame në shekullin e 21të” në ambientet e New York University. Ky aktivitet u organizua në bashkëpunim me shoqatën çame të të drejtave të njeriut në SHBA,si dhe akademikë dhe aktivistë të njohur të çështjes çame në komunitetin shqiptaro amerikan si prof.Sami Repishti, Ahmet Xhafo, prof.Agron Alibali dhe prof.Shinasi Rama. Përpara hapjes së seminarit u mbajt një minutë heshtje në përkujtim të viktimave të gjenocidit grek ndaj popullsisë çame.
Në këtë seminar u prezantuan dy kumtesa nga Enkel Daljani dhe Grid Rroji, përkatësisht mbi gjendjen e tanishme të cështjes çame në nivel nderkombëtar dhe suksesin politik të komunitetit çam në skenën politike shqiptare. Gjithashtu seminarin e përshëndeti z. Sali Bollati, i cili dha një dëshmi të jetuar të gjenocidit grek të viteve 1944-45.
Në prezantimin e tij “Çamëria si çështje ndërkombëtare” z. Daljani u ndal veçanërisht tek aspektet e të drejtave të njeriut si receta më e mirë drejt zgjidhjes së çështjes çame. Ai theksoi se çështja a popullsisë shqiptare të Greqisë bazohet në të drejta universale të pranuara gjerësisht nga komuniteti ndërkombëtar dhe zgjidhja e saj kërkon përmbushjen e plotë të detyrimeve të Greqisë si anëtare e organizmave ndërkombëtare të të drejtave të njeriut. Gjithashtu, z. Daljani nënvizoi se zgjidhja e çështjes çame kërkon një angazhim të sinqertë të qeverisë shqiptare dhe asaj greke së bashku me faktorin ndërkombëtar.
Në prezantimin e tij “Çamët si faktor i rëndësishëm politik në Shqipëri” Z. Rroji bëri një rezyme të angazhimit të komunitetit çam në Shqipëri qysh nga krijimi i shoqatës Çamëria e deri tek suksesi i PDIU-së në zgjedhjet e fundit lokale. Z. Rroji theksoi se me krijimin e PDI-së u ndërmor një hap i rëndësishëm përpara jo vetëm për sjelljen në vëmendje të çështjes çame në nivel kombëtar por edhe në atë ndërkombëtar. Më tej, z. Rroji tha se krijimi i PDIU-së ishte një hap natyral dhe e ngriti nivelin e përfaqësimit të çamëve në politikën shqiptare nga një parti me konture etnike në një parti kombëtare. Suksesi i arritur në zgjedhjet e fundit lokale-u shpreh Rroji- tregon se PDIU është parti e cila ka konsoliduar rolin e saj në arenën politike shqiptare. Kjo përbën një hap cilësor përpara për çështjen çame por edhe rrëzimin e mitit se partite me program kombëtar nuk mund të kene sukses elektoral.
Në përshendetjen e tij, z. Bollati bëri një përshkrim rrënqethës të gjenocidit grek të general Zervës, ashtu siç e kishte jetuar ai vetë.
Gjatë sesionit pyetje përgjigje përshëndeti edhe kryetari i shoqatës për të drejtat e njeriut Endri Merxhushi, anëtari i Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane dhe i Vatrës Zef Balaj dhe kryetari i Legalitetit në SHBA Astrit Hoti.
Seminari u zhvillua në një atmosferë të hapur e miqësore.
Forumi Shqiptaro Amerikan për Demokraci
***
NEW YORK, June 25, 2011
The Albanian American Forum for Democracy organized on Saturday June 25, 2011 at New York University a seminar themed “Çamëria, the past and the future, the Çam issue in the 21st Century”. This seminar was organized in collaboration with the Çam Association of Human Rights and distinguished academics and activists of the Çam issue such as Prof.Sami Repishti, Prof. Agron Alibali, Ahmet Giaffo and Prof.Shinasi Rama. Participants observed a minute of silence in commemoration of the victims of the Greek genocide against the Çam people in 1944-45.
During the seminar there were two presentations by Enkel Daljani on the status of the Çam issue in the international arena and by Grid Rroji on the political success of the Çam community in Albania. Also invited was Mr. Sali Bollati who shared his survivor’s story of the genocide.
In his presentation, Mr. Daljani underlined the importance of the human rights approach to the solution of the Çam issue. He stated that international human rights norms are accepted by the international community and give the Çam issue a moral weight within international circles.
Mr. Rroji presented the brief history of the political involvement of the Çam community in Albania culminating with the success of PDIU in the last local elections.
Mr. Bollati gave his personal history of suffering under general Zerva’s rule, which brought the audience to tears.
During the questions-answers session many Albanian American activists expressed their appreciation for the event and underlined the need to have a unified position on the Çam issue.
The seminar was held in a cordial and friendly atmosphere.
The Albanian American Forum for Democracy