Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Bundenstagu gjerman kërkon nga Serbia

| E shtune, 02.07.2011, 07:59 PM |


BUNDENSTAGU GJERMAN KËRKON NGA SERBIA

 

Nga Halit Bogaj

 

Me politikën e saj të ushtruar ndaj Kosovës Serbia po i mëshon murit me kokë.Këto ditë serbët duan të çmendën nga sikleti nga porosia që u erdhi nga Gjermania se pa e pranuar Pavarësinë e Kosovës nuk do të mund të hyjnë në  Bashkimin evropian.Ata shpresonin se me plotësimin e kushteve të tjera të cilat kërkoheshin prej saj,siç ishte edhe dorëzimi i të gjithë kriminelëve të luftës/nga të cilët ka mbetur edhe Goran Haxhiq/ndoshta Evropa do të bëhej e mëshirshme dhe nuk do t’ua kërkonte ‘’Njohjen e Pavarësisë së Kosovës’’të cilën Serbia nuk do ta pranonte kurrë,as’’Në mënyrë eksplicite, as implicite’’siç shprehej si Gramofon i prishur presidenti Tadiq.Pra, kësaj radhe Serbisë i erdhi Cunami i papritur pikërsht nga Gjermania,nga superfuqia kryesore ekonomike në të cilën i ka shpresat Serbia.Ndodhi ajo që nuk e pritnin ata në Beograd,por ishte një lajm shumë i mirë edhe për ne dhe për të gjithë ata që akoma dyshojnë në përkrahjen që janë duke na e dhënë miqtë tanë ndërkombëtarë që e çliruan dhe e ndihmuan këtë vend.Tani jemi më të fortë dhe më të sigurtë,duke ua bërë të ditur edhe disa fiçfiriçëve tanë që filosofojnë për ndarje të ndryshme të Kosovës,pa qenë fare në rrjedhat më të thella të politikës botërore dhe të besimit në përkrahjet e parreshtura të cilat ia bëjnë vendit tonë të pranuar ndërkombëtarisht nga 76 shtete botërore.Kjo është pra edhe një dush i ftohtë edhe për disa koka të nxehta shqiptare që flasin kuturu dhe pa i bluar dhe analizuar mendimet e tyre të cilat ,për fat të mirë i merr era dhe nuk janë afatgjata.Lajmi se Gjermania ua tregoi edhe kushtin kryesor/i cili në të njejtën kohë ishte edhe më i dhimbshmi/i la pa tekst serbët e të gjitha ideologjive të cilët ,mendonin  se  Amerika dhe Evropa janë’’bashkësi lokale’’me të cilat mund të veprojnë si të duan,përkatësisht ahtu siç i ka mësuar ahmaku Millosheviq nga politika shkatërrimtare e të cilit nuk mund të’’çdehen’’akoma edhe pas njëzet vitesh!.Mes tjerash si duket Serbinë e ka kapur zori se Gjermania është duke i kërkuar edhe disa prona të gjermanëve të shpërngulur me dhunë nga serbët gjatë luftës së dytë botërore dhe pas saj në Vojvodinë.Me fjalë të tjera Serbisë kanë filluar t’i shkunden të gjitha puplat dhe t’i dalin në shesh gënjeshtrat e fshehura me dekada të tëra,por siç thonë:’’I forti pret dhe nuk harron’’.Pra gjermanëve duhet kthyer e tërë ajo që u  është plaçkitur në Banat/ku bëjnë pjesë edhe qytete të tëra.Por ç’do të thonë çetnikët e Sheshelit vallë?!Gjithashtu pas kërkesës së Gjermanisë që Serbia duhet ta pranojë Pavarësinë e Kosovës,serbëve u ka hyrë frika se edhe Turqia kërkon diçka nga Ballkani,përkatësisht nga Sanxhaku ose nga ajo që e ka pasur para pesë shekujve.Me fjalë të tjera kësaj i thonë ‘’Hyp se t’vrava,zbrit se t’mbyta’’.Me fjalë të tjera Gjermania është duke u treguar atyre që ta kuptojnë se pasiqë janë bombarduar 78 ditë të tëra ata e kanë humbur çdo të drejtë që ta mbajnë të okupuar Kosovën,aq më tepër kur dihet se Kosova me dhjetra dekada jetonte çdo ditë dhe  çdo orë e çast nën kthetrat serbe.Gjermania po ia bën të ditur Serbisë se  nuk i ka mbetur asnjë e drejtë /qoftë edhe formale/që të jetë prezente në Kosovë dhe sa më shpejtë ta kuptojë këtë,aq më mirë për të.Serbët sikur i kanë harruar frigoriferët me trupat e vrarë të shqiptarëve,varrezat masive,shtëpitë e ndezura,femrat e dhunuara,por vërtet, shteti që nuk ka fare fytyrë kërkon edhe gjëra të tilla çfarë i pretendon akoma Serbia!!!E Gjermania po i tregon se nuk është as në udhë të njeriut,as të Zotit dhe se duhet të heq dorë sa më shpejtë nga pretendime të tilla somnabule dhe vampiriste.

 

Dhe për çudi,Televizioni shtetëror serb nuk e ka dhënë asnjë lajm përkitazi me përcaktimin më të ri gjerman rreth hyrjes së Serbisë në Unionin evropian.Frikë të madhe kanë pasur dhe natyrisht se nuk e kanë publikuar fare.Gënjeshtrat e Jeremiqit do të dilnin në sipërfaqe dhe do të hetohej nga gjithkush se sa shumë dhe sa gjatë  i kishte gënjyer ai,se kinse Kosova do të mbetet’’ pjesë e Serbisë’’pas të gjitha atyre vrapimeve që i bënte ai nëpër kontinente të ndryshme për ta penguar Pavarësinë e saj!.Vetëm tani do ta kuptojnë të gjithë ata se sa shumë i kanë besuar atij ‘’fëmije të lazdruar të politikës serbe’’i cili shpeshherë ishte edhe shumë arrogant dhe duke menduar se ishte pjestar i një superfuqie botërore!!!Dhe ç’është kryesore:Serbët nuk po e kuptojnë se edhe nëse nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës ajo prapë është e pavarur!Serbët janë brengosur nga shkaku se Gjermania u ka thënë se ata në fund të bisedave për të hyrë në Unionin Evropian,duhet ta pranojnë Pavarësinë e Kosovës,përndryshe deputetët e Bundestagut gjerman nuk do ta aprovojnë anëtarësimin e saj,të cilët u  kanë thënë gazetarëve dhe redaktorëve beogradasë,duke u shprehur decidivisht se pas përfundimit të bisedimeve Prishtinë-Beograd duhet të pasojë edhe njohja e Pavarësisë së Kosovës nga ana e Beogradit.Me fjalë të tjera rruga e Sebisë drejt UE shkon përmes Prishtinës.Kaq drejtpërdrejt këtë nuk e ka thënë deri sot askush,aq më tepër një vend siç është Gjermania.Këtë që nga fillimi e kanë ditur Tadiqi dhe Jeremiqi por nuk kanë pasur guxim ta thonë,përveç gënjeshtrës së tyre të njohur dhe të çdoditshme’’Se Kosova nuk është kusht për të hyrë në Evropë’’, deri në ditën kur të kundërtën ua thanë haptazi gjermanët .Dhe pas kësaj askush nuk do ta besojë gënjeshtrën e tyre qindra herë të përsëritur.Nga tani mund të thonë:Ose Evropa ose as Evropa,as Kosova,ashtu siç u ka pasë thënë qysh moti arushani i ndjerë Hollbruk,të cilit qindra vjet nuk mund t’ia kthejmë borxhin.

 

Në vijim të këtij artikulli disa nga serbët e befasuar me deklarimet gjermane po mendojnë se janë disi në ëndërr dhe se atë e kanë thënë vetëm përfaqësuesit e njërit fraksion,,,duke harruar se të njejtin mendim e kishte shprehur edhe ambasadori gjerman në Beograd!.

 

Dhe nuk është e rastit se përse pikërisht Gjermania është zgjedhur që t’ua japë serbëve lajmin ‘’e hidhur’’se duhet ta pranojnë Pavarësinë e Kosovës.Është zgjedhur sepse ajo është gjigantii më i fuqishëm ekonomik evropian dhe se po shihet se vetëm ajo është në gjendje t’i ndihmojë ekonomitë e falimentuara të vendeve që janë duke kapituluar siç është momentalisht Greqia dhe Portugalia /e së spejti edhe Spanja/të cilave ndihmat kryesore ua ka dhënë pikërisht Gjerania,së cilës, natyrsisht, në të dy gjunjtë duhet t’i bijë edhe Serbia e vocërr por akoma inatçore dhe me bindjen se kinse akoma është ndonjë faktor relevant?!