| E shtune, 02.07.2011, 07:38 PM |
Vizitë në Konsullatën e Republikës së Kosovës në
Në fundjavën e kaluar në Konsullatën e Republikës së Kosovës në
Mikpritësi, zëvendëskonsulli Ymer Lladrovci, i falenderoi për vizitën në emrin e tij personal dhe të Konsullit Kajtazi. Lladrovci përfaqësuesëve të KASH-it u foli gjerëisht për punën dhe aktivitetin diplomatik, por edhe konsullor, sidomos ai u përqendrua tek shërbimet konsullore që po kryehen kohëve të fundit ndaj bashkatdhetarëve tanë që po pajisen me dokumente identifikimi dhe udhëtimi. Edhepse të ballafaquar me mungesën e personelit të në staf, konsullata po bën gjithçka që është në dorën e saj që me kapacitetet që ka të kryejë efektivisht shërbimet konsullore. Sigurisht këto shërbime mund t’u kryehen bashkatdhetarëve tanë vetëm me kushtin e zgjatjes së orareve të punës.
Zëvendëskobnsulli gjatë këtij takimi me përfaqësinë e KASH-it që kryesohej nga kryetari i tij, z. Xhemshir Hazirin pikërëndesë të bisedimeve e bëri çështjen e arsimit në përgjithësi dhe punën e shkollës shqipe në veçanti, sepse kjo është padyshim sfera më e rëndësishme e veprimtarisë së diasporës sonë. Në këtë kontekst z. Lladrovci i njoftoi mësuesit shqiptarë për punën që ka bërë konsullata në këto vite të punës së saj. Ai tha se kur filluan punën në Konsullatë ata kanë gjetur vetëm 7 mësues që kanë pasur aktivitet mësimor ku ishin të përfshirë rreth 200 nxënës, ndërsa sot ne kemi arritur, tha zëvendëskonsulli, që t‘ i regjistrojmë dhe të fillojnë punën 23 mësues në landin e Baden-Würtenberg-ut dhe 2 të tjerë në landin e Bayern-it , kurse numri i nxënësve është rritur në rreth 975 nxënës.
Gjithashtu, kryetari Haziri u njoftua për kontaket e mira që tashmë janë vendosur me Ministrin për Kulturë, Rini e Sport në landin e BW dhe raportet e mira me Shkollën e Lartë Pedagogjike në
Kryetari i KASH-it z.Xhemshir Haziri, tha se ai ndjehet shumë mirë që ishte në Konsullaten e R. të Kosoves në Stuttgart, konsullate kjo qe po jape shembull jashtëzakonisht të mirë sidomos në mbarëvajtjen e mësimit potesues. Ai tha në vazhdim se e kishte theksuar edhe ne takime të tjera si dhe ne viziten qe kishte pasur më parë ne Konsullaten ne Frankfurte se është e vetmja Konsullata e Stuttgartit qe ka nje qasje pozitive ne mesimit potesues d.m.th. qe kjo konsullate ka arritur t‘ua shtojë bankave të shkollës sonë në mesim potësues më shumë se 500 nxënës për vitin mësimor 2010/11.
Pastaj z.Hazriri bëri një vështrim kronologjik aktivitetit të KASH-it që nga themelimi i tij e deri në ditlët tona. Ne takim folën edhe mësuesit tjerë që ishin pjesë e këtij delegacioni. Në fund u vendos që dëftesat nga mësuesit e landit të BW të plotësohen per cdo nxenes nga mesuesit qe kane aktivitet me shume se dy muaj, pastaj ato të nënshkruhen dhe formularët të dergohen në Konsullaten e Stuttgart.it me se voni deri më 01.07.2011.
Në fund të pritjes zëvendësonsulli i dhuroi kryesisë së KASH-it një komplet të veprave të shkrimtarit tonë të madh Ismail Kadare si dhe nga një dhuratë modeste për tri vendet e para të ciklit të ulët që kanë zënë vendin e parë në Kampionatin e Diturisë që sivjet u mbajt në Düsseldorf disa javë më parë.