Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Foni Dilo: Lumturi më të madhe nuk ka sesa ‘’zemra e pastër’’ e emigrantit politik

| E shtune, 02.07.2011, 07:58 PM |


Me rastin e dites se “refugjatit politik”

 

LUMTURI ME TE MADHE NE JETE NUK KA

SESA “ZEMRA E PASTER” E EMIGRANTIT POLITIK .

 

Nga FONI DILO

 

Kthej diskun e kenges kurbetit dhe dy vargje mbushin dhomen :

 

…”Zeri i NENES del nga dheu

O biro ku je?...”

 

Ngarkesa poetike fsheh deshperim … po, ka dhe tingellim aktual ky zè burrreror sheperjot , i Thimjo Dudes, Thoma Stanes, Leko e Tefta Dudes.. ! Zera te larget, te hershem qe, dhe sot fryma e kenges tyre shetit Dhembelit, Rapavices e ne olimpin e madh: Tomorrin e Perendive, duke na kujtuar udhen e mbaresise, frymezon njerezoreja se, harresa i ka mbuluar pushtetaret e, te pasurohet shpirti me njohje te reja … Mijra zera, te panumurt, shuar nga malli pèr Atdhe , rrethojne keto fjale me nje mije menyra. te ndryshme. Fiton njeriu nje kohe qe ti thote vetes shume lodhur ” duke verejtur boten qe kalon para syve… Nga nje system ne tjetrin nuk kalohet me demgogji.

Klasa politike çfaq mendime te ndryshme po jo interesa te ndryshme. Njera pale flet ne emer te popullit- tjetra nxjerr se jemi populli me i lumtur i botes, … e… nuk pranojne kundershtare. Regjizure ! Maska politike dhe jo parti politike! Dine politiken mashtrim.Te dy palet jane nje!. Edhe pse me tualet demokratik, pèrseri ecin si me pare, kujtojne pushtetin - trashegim. Frike kane se mos futen ne Europe, nuk duan te zbatohet ligji derisa e vjedhura tu behet prone. Tani kane prone e pushtet te paligjeshem dhe e duan ta kene te perjetshem… Cifligare sot, me prona te vjedhura qe ,"dje betoheshin bar do hame e parimet nuk i shkelim" tallen me pronen private e nuk dihet pronari i tokes! “Bejne te kunderten e asaj qe thone” ! Tallen dhe me te vdekurit qe kane dhene jeten pèr LIRI e DEMOKRACI.

Krimi mbulohet me krime, asnje statisike e te vrareve ne kete tranzicion. Pirgje kufomash ne kufi kur Ramiz "hoqi" ligjin e arratisjes !! !Renkon Mali me Gropa... Vrasje nje e nga nje e dy nga dy neper shtepira me arme te ftohta me psikollogjine e kundershtarit...fajtor PèR TA, i -i persekutuari !!!Krimineli bredh i lire Sikur s'ka ndodhur asgje! Fusha e zyres drejtesise krejt e minuar. Bejne ndryshime ata qe, nuk duan ndryshime. Kane harritur dhe vete, te besojne si te verteta - genjeshtrat e tyre. Sa here hapin gojen u ngjan- nxjerrin flori ! Sa,jo pa humor thuhet"po te nxirrnin aq flori do mbylleshin minierat"... Dhe,, kraharori i demokracise- i persekutuari - mbeti po i persekutuar, me i persekutuar se me pare: athere shpresonte, tani nuk shikon asnje te drejte nga ato qe i takon!

Komunizmi ra, po komunistet mbeten- Fatkeqesi kombetare ! - ngre zene refugjati politik!

Sot dita e refugjateve politike dhe une do ta nis nga Ata , qe ndihen me te forte sa me e madhe armiqesia qe i rrethon ! Nga ata qe, kane qene demokrat kur kjo paguhej me koke. I perfytyroj me fytyra te ndriçuara plot dashuri pèr Atdhe e Demokraci te vertete, perendimore . Te sinqerte me vehten, si vete ata !

Asnjehere nuk mund te jete i sigurte, refugjati politik se arrin, ose do do te arrije ne persosje shpirterore,po ai perpiqet! Kjo mundet.

Njeriu i vertete krijohet nga pèrpjekjet dhe jo nga dhuntite qe fal natyra. Pra dhe zemra meson apo jo ? Eshte i mire. Gjykates i vet-vtes . Ai, tregon se si nje shqiptar ndien e larteson jeten!

Asnje kope shemtirash nuk mund ta mposhti nje njeri te Tille .

Percjell gjithnje te miren nga njeri tek tjetri. Nuk e ben kete qe te lavderohet, ka ne natyre te percjellin te verteten e pèlqyeshme. Nuk denjon as te mendoje ne se me nje çfaqje te rastit mund te kuptohet sa rendesi ka tjetri per te.

Ka ndjenjen e detyres. Esht i drejte, me shpirt te larte e te paster. Nuk eshte hakmarres . Do qe njerezit te jene me te gjitha te drejtat.

Refugjatet politike, pioneret idealiste, sakrifikojne jeten personale per nje Demokraci te vertete, pèr Kombin , per Atdhene e helmuar nga intrigat e huaja, komedianet e brendeshem qe veshtrojne pasurimin e xhepit dhe jo te shpirtit.

Nuk humbasin ata qe jetojne ne boten e shpirtit, nje dite do kthehen te vatani. Enderrojnè çastin e kthimit. Duan drejtesia te mos vrase drejtesine e krimi e padrejtesia te lulezoje. Eshte "klithm'è e Nenes qe vjen nga dheu:"O biro ku je?"-qe u kumbon ne veshe e nuk i le te qete, i ndjek kudo...

Zyrtaret te te mos çfaqin barbarizmin po ndershemeri, sinqeritet, drejtesi, kompetencen.

Mafia kuqo qe eshte dhe shtet dhe mafie te mos rritet ne pasurimin e intrigave e drejtesia te kthehet si sot, ne arme te mpire, veç kerkon si ai zjarr-fiksi te shuaj zjarrin me benzine…

Asnje statistike e te vrareve pèr hakmarrje . Shkaktojne tragjedi dhe nuk paguajne faturen.

Gjyqe komedi si ne Gjirokaster(si gjykim hijesh,larg vendit te ngjarjes)hetusi shikon sita mbulohet krimi jo ta zbuloje,gishtin e drejton te i persekutuari... )sa,edhe vendimi i tij nuk u dha me shkrim, edhe avokati nuk ju lejua viktimes(!). Apo dhe kjo nje gabim njerezor?! Tronditi boten shqiptare krimi ne Leuse te Permetit , bere cope- cope i burgosuri politik Fore Pocoli me te shoqen, dhe drejtesise i duhet akoma heshtja ?! Krimi dhe mashtrimi ecin dore pas dore!

Heshtja -nje nga vektoret e poshterimit- bashkefajtore me krimin Bile, synon gishti i te persekutuarit te drejtohet te njeri-tjetri qe te gjejne –fajtorin!!! Formula e njohur:Perça e sundo !

Po, ai e di mire :Demokracia pa tjeter do fitoje. Do arrije te shikoje fshatin, token e te Atit deri dhe gurin qe i ka vrare kemben...kur i vogel ecte zbathur… pronen te pronari, i ligjeshem… miqte e vjeter.

Edhe pse, tani politika sajon vete te vertat e veta, te cilat duhet ti neneshtrohen te gjithè ! E verteta e saj sot-genjeshtra. Reforma xhambaslleqesh, shoqerohen me poshterimin e te persekutuarit. Ne vend te fytyrave, kujtime, emerime…ish i persekutuar!

Krimineli me engjellori i engjejve! Hajduti – i ndershmi! .. Shtepia e tij dorezuar shkaterrimit, te shtypurit nga diktatura e kuqe-te persekutuarit- shihen njesoj si me pare, tradhetare !

Po,kurre nuk ja do zemra te shohe nje kolonializim te kamufluar : token e te Atit t’ja kene rrembyer ….. humbur tradita ,zakone e vyrtyte qe i kane bere dhe nder shoqerise njerezore… i zbukurojne Atdheun .

Pa tjeter do te vije dita te shohe e te gjeje buzeqeshjen e tokes dhe te njerezve, te gjenden perseri ne prehrin e NENES edhe ne se ajo nuk eshte me, fjalet e zemres te kujtohen. Intelektuali – me pare te jete qytetar, jo djall me dipllome!.

Drejtesia te mos vrase Drejtesine, te lulezoje te veproje ligji e jo antiligji. Le te mbajme besimin tek e mira. Te shpresojme ...

Perpjekje te mbara dhe kohe te mbare vellezer zoterinj refugjate .