Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Gazi Buxheli: Femrat

| E premte, 01.07.2011, 07:27 PM |


Gazi Buxheli

 

FEMRAT

( Pas shtesë e poezive te P. Hysist)

 

Helena e Trojës

 

Dëshmia se bukuria femërore

Në ndjesi të përflakura,

bëhet egërsi burrash

në luftra të tejzgjatura…

 

Në funeral

 

Në këtë heshtje,

në këtë ftohtësi,

ka diçka të bukur gjithësesi:

bukuria hënore

fshehur pas reshë

e grave tinëzare

veshur në të zezë…