Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mentor Tahiri: Shpend i legjendave

| E enjte, 30.06.2011, 07:58 PM |


Mentor Tahiri

 

Shpend i legjendave

 

(Kushtuar dëshmorit të kombit, Skerdilajd Llagami, n? përvjetorin e dhjetë të rënies heroike)

 

N? qiellin e shqipeve nisi fluturimin

Nga Tirana një Shpend legjendash

Skerdilajd Llagami emri i trimit

Mic Sokol mes betejash

 

Ku porsi ujë rrjedh gjaku

E thirri Kosharja e Agim Ramadanit

N’rrebesh plumbash t? merret haku

E thirri Presheva e gjakosur e Ridvanit

Aty ku mbrohet pragu i fisit

Thirri Sharri plak i Rrahim Beqirit

A ka k?ng? q? mund t’k?ndoj? ?

Gjithë betejat e pushkët e trimit

 

Një rrufe pa pikë frike

Emër i tij i ngjallë armikut tmerrin

Një shqiponjë që e para vërsulej

T’i mbrojë kombit e vendit nderin

 

Djalë Tirane, djalë Shqipërie

N? vrull t? zjarrit të thirri atdheu

Shqiptarisë me i sjell lirinë

O trim i dole zot këtij dheu

 

N? qiellin e shqipeve nisi fluturimin

Nga Tirana një Shpend legjendash

Skerdilajd Llagami emri i trimit

Mic Sokol mes betejash