| E enjte, 30.06.2011, 07:24 PM |
Modeli i zgjedhjeve të kontestuara
Rama nuk mund të pajtohet as me këto zgjedhje sepse kjo tashme nuk është një diç e panjohur për opinionin shqiptar se sa herë nuk fiton ai nuk ka rezultat dhe nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Sipas modelit të Ramës rezultat të pranueshëm dhe zgjedhje të lira ka vetëm nëse ato e nxjerrin fitues atë dhe pikërisht atë.
Nga Bekim Rexhepi
Nuk mund të mos përmendim interesimin e madh të shqiptarëve kudo ku janë ata, për zgjedhjet e fundit në Shqipëri. Edhe pse u stërzgjatën në disa zona, e sidomos në Tiranë ato nuk u bënë fare monotone sepse rezultati i ngushtë mes dy kandidatëve për këtë bashki, mbante pezull gjithë emocionin shqiptar, madje ilativë, i rëndësishëm dhe mjaft ndikues ishte gjendja politike, e pakuptimtë dhe e krijuar me qëllim që të mund të tensionohej kur do, nga mosmarrëveshjet e ndërsjella opozitë/pozitë. Mosmarrëveshjet e opozitës me pozitën ishin të mëdha dhe mjaftë mbinivelizuese, ato në shumë raste dukeshin anormale por me paragjykimin e opozitës se pushteti mund të rrëmbehet edhe me forma të dhunshme duke e degraduar vullnetin e qytetarëve në zgjedhje të lira.
Pozita demokratike (Partia Demokratike me marrjen e pushtetit nga zgjedhjet) ishte e vendosur deri në maksimum qe vendit ti kthente institucionet e vërteta dhe besimin në to, ndërsa opozita socialiste (Partia Socialiste me humbjen e zgjedhjeve ) u pozicionua të kundërshtoi humbjen duke e mbajtur gjatë gjithë vitit gjendjen në vend të nderë me greva, me protesta, me bojkote, me manipulime të ndryshme deri në akte të rënda revoltash të përgjakshme. Opozita u përpoq të rrëzoi pushtetin demokratik me anarki politike, duke provokuar në të gjitha mënyrat edhe me një aventurë për grushtshteti. Pra, e gjithë atmosfera e politike në Shqipëri, viteve të fundit ishte provokuar nga opozita destruktive, e cila po udhëhiqej nga një lider që po shquhej për element agresivë dhe mjaftë komprementues për vendin.
Kur jemi tek atmosfera politike duhet të sqarojmë edhe diçka, ishte një gjendje politike e tensionuar, madje po aq e tensionuar mund të bëhej nga një opozitë jo konstruktive, e cila nuk po i përgjigjej mentalitetit të përgjegjësisë ndaj prioriteteve qe ka vendi, ne momente kur i gjithë rajoni po shpejton drejtë integrimit të vendeve të tyre në BE dhe çfarëdo koha e zvarritjes politike nuk i shkonte për shtati Shqipërisë. Të vetëdijshëm se çdo zvarritje politike e llojit të favorizimit të interes personal para interes të vendin, në këto momente dhe vendime të rëndësishme për rajonin dhe sjellja apolitike me çfarëdo mosmarrëveshje, gjithsesi i disfavorizon faktorët e rëndësishëm dhe që janë shprehur si të interesuarit e Shqipërisë.
Të përkujtojmë jo pa qëllim se opozita (në këtë rast akoma Partia Socialiste)gjatë gjithë vitit të kaluar para prioriteteve të vendit, ka zgjedhur vetëm zvarritje, me qëllim të kontestimt të zgjedhjeve, të cilat më parë u pajtua dhe u deklarua në opinion se do ti pranonte ato, por jo më gjatë në kohë, se sa nxjerrja e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve, PS-ja si opozitë po i hidhte poshtë edhe rezultatin e edhe zgjedhjet duke i kontestonte dhe i quajtur si të manipuluara , më këtë opozita i dha shembull të keq vendit dhe mbarëvajtjes së demokracisë.
Një opozitë fare infantile, duke i kontestuar zgjedhjet dhe rezultatin me të vetmin qëllim se pse nuk mundet të patohej assesi me humbjen dhe shtrirjen e pushtetit të pozitës demokratike, e sheh akoma si fatalitet politik, pavarësisht se PD-ja ishte fituese (e zgjedhjeve 2007). Ky kontestim i opozitës deri në akte agresive me (...greva në vende publike, me bllokime të rrugëve dhe me pengesa të institucioneve të vendit, madje duke mbajtur protesta me akte huliganeske më qëllim që të rrënojnë çoftë edhe me armë) institucionet e shtetit. Mbase edhe në këto zgjedhje e fundit, duhet pranuar qe Partia Socialiste ishte shkaktare e vetme dhe gjithashtu qe ka mbajtur gjithë procesin zgjedhor nën presion të vazhdueshme dhe emocionalisht të padurueshëm!...
Ka të drejtë opinioni një njëfarë mase kur shprehet me nervozizëm se kjo nuk duhet të jetë sjellja dhe kultura politike qe duhet të tregojnë lidershipi shqiptar.
Ndërsa, goxha zëshëm tingëllon fakti se ata po harrojnë vazhdimisht se mbi aktet personale politike kanë dhe duhet ti mbajnë ato interesa nacionale e shtetërore, kjo duhet ti qartësoi edhe në të ardhmen shumë gjenerata të reja politike qe synojnë të jenë akter të politikës shqiptare.
Një proces zgjedhor mbi normalitetet zgjedhore, jo më ndryshe do të mund të ndodhte dhe jo më veçanërisht për Shqipërinë, po vëzhgohej ndërkombëtarisht ky proces, jo më për rezultatin apo ekuilibrimi politik (sepse në Shqipëri nuk mund të diskutohet integriteti i lirisë dhe demokracisë, ato tashmë janë të vendosura dhe të garantuara me ligj e institucione përkatëse), por mbi të gjitha ishte interesi që këto zgjedhje të plotësojnë sa më shumë standardin e zgjedhjeve të lira dhe transparente.
Zgjedhjet mbaruan nuk pati kontestime të tjera të mëdha si në Tiranë, e vetmja kjo nxirri problematika të panevojshme politike të cilat do të duhej të menaxhoheshin më me ftohtësi dhe më me kujdes të veçantë, domosdoshmërishtë për ti dhënë një imazh më të qartësuar zgjedhjeve të lira në vend, të cilat siç e thamë po menaxhoheshin nga disa faktor të rëndësishëm.
Rezultati i ngushtë mes Bashës dhe Ramës, kanë shkoqitur digat e besimit politik dhe rezultati përfundimtar i certifikuar nga KQZ-ja, në favor të Bashës, ka nxjerrë serish në model praktikën e vjetme të Ramës për të kontestuar rezultatin dhe zgjedhjet në përgjithësi. Ky është modeli më i ri qe një opozitë (e Ramës) shqiptare mund ti japë shembull dikujt dhe ndonjë opozite diku të ngjashme si kjo e Ramës që ti kontestoj rezultatin dhe më pas gjithë procesin zgjedhor.
Rama nuk mund të pajtohet as me këto zgjedhje sepse kjo tashme nuk është një diç e panjohur për opinionin shqiptar se sa herë nuk fiton ai nuk ka rezultat dhe nuk ka zgjedhje në Shqipëri. Sipas modelit të Ramës rezultat të pranueshëm dhe zgjedhje të lira ka vetëm nëse ato e nxjerrin fitues atë dhe pikërisht atë. Opinioni shqiptar duhet të reagoj ndaj tentativës se Ramës për ta mbivendosur një model të tillë i cili është shumë i rrezikshëm për vendin sepse mbartë me vete ndarjen politike në dyshë në demokrat të shtirur dhe në socialist të demokratizuar.