Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Rita Saliu: Çamërisë

| E merkure, 29.06.2011, 07:08 PM |


ÇAMËRISË

 

Kohët ikin në pakthim bashk me ne

I madh mbetet vetëm malli në zemër

Siç mbetet i lartë rrapi i durimit

Dhe pues veten

deri kur më litar të shpresës

Do t'i lidhim qepallat e syve të blertë

Që nuk mbyllen dot pa e pa Çamerin nuse

Me ngjyrat e ylberit stolisim gërshetin

Kur do të mund ta mundi frikën

Që të kam motër

Deri kur më duhet të ta ruaj emrin

Mbi rrasat e moçme te varreve të rrafshuara

Nga stuhitë helene

Tash të ruaj në kujtimet e mallit që përvëlon

Dhe besoj si në Zotin

Se që të dyja jemi tokë arbërore

 

Prishtine 2008

 

Rita Saliu

SHBA