Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Neki Lulaj: Prometheu i Pavarësisë

| E marte, 28.06.2011, 07:57 PM |


Neki Lulaj

 

PROMETHEU I PAVARËSISË

 

(Akademik Fehmi Agani)

 

Ishte ajo kohë ikjësh,detyrimore,

ishte kohë,vrasjësh mizore,

ishte kohë që duhëj të lindë Shteti,

Golgotë e egër vrasjësh,mbi civilët e shkretë.

 

Kanibalët e uritur për mish njeri,

të tërbuarit e të eturit për të pirë gjak,

vritnin e shkatrronin çdo gjë shqiptare,

mërcenarët e mesjetës korbat e zi barbar.

 

Ai shëndrriste në kuvendin e burrave,

e qendrimi stoik hie i pat,

menquria e ti e ngriti namin,

Prometheu i guximit, Akademik Fehmi Agani.

 

Kush ia murosi fjalën e pa thënë në gojë,

kush ia këputi, deshirën e zjarrët në zemër,

kush ia vrau endërren e pa fjetur,

që Kosova të behët nuse e Pavarësisë me emër..!

 

Kush më shumë si ai s`kishte vision,

e mendjën Kala të pa pushtuar,për Pavarësinë e Kosovës,

nuk pati njeri me vizionar dhe të përgaditur,

ai qe deri në vdekje i qëndoi besnik, Dr.Ibrahim Rugovës.

 

Meteor që gjithmonë do të shëndritë,

mendje ndrituri Akademik, Dr.Fehmi Agani.

s´do ta  harroi kurrë kuvendi i burrave të mencur

filozof i mendimit dhe i Bashkimit ishte Dr.Fehmi Agani.

 

 

ERDHA NË KORRIK

 

Në korrikun me vapë.

n´vendlindje u ktheva nga Perëndimi,

nga gërmadhat e Kullave të gurit

ende dilte tymi…

 

Heshtje e rëndë  varri,

çdo gjë djegë e boshatisur,

vendlindjën  time buzë Lumbardhi,

plaçkitja dhe pikëllimi e kishin kllapisur.

 

Aromë e rendë shkrumi gjithë andej,

tymonte ai tym i zi,

as njeri as zog as kafshë,

këtë  pamje tmerri s´munda me e kapërdi.

 

Zemra mu ligështua,deri në mallkim,

e loti mu rrukullis mbi,faqët e mia atënatë,

nga mllefi ne zemër fillova ta këndoi një këngë,

„Vendlidja ime e bukur si,gjeta mori e shtrenjëta Nanë“