| E hene, 27.06.2011, 07:59 PM |
Kush po mendon që në gjithë këto krime që i bëri Serbia si në Bosnje por edhe në Kosovë
s’patën dorë edhe miqtë e saj.
Nga Ismet Uka- Vushtrri
Ishë Minator i Kombinatit Trepça
Krimet e Serbisë mbi popullin shqiptar nuk janë këto veç te rejat por ato krime kanë ndodh edhe shumë ma herët, çdo here sa here Serbia ka bërë krime mbi shqiptaret krimi ndaj tyre ka shkua ne koordinim te plot mes kishës akademisë se shkencave e arteve e qeveris se Serbisë. Pra, krimet kanë qen shumë te tmerrshme saçe vështir ka qen njeriu te mbijetoj, po tu ndalte e te qëndronte ne trojet ku Serbia ju hynte krimeve. Ushtria serbe nuk zgjidhte kush dot ishte viktimë e tyre urdhri qëndroje qe te aplikohet metoda e shkretimit te trenit duke djeg vendbanimet duke i vra pleq e plaka te rinj dhe fëmijë,duke i vrarë edhe plaçkitur edhe bagëtinë kështu qe aty ku ushtria serbe hynte e shkatërronte çdo gjë qa e gjente përpara, kurse, kisha ketë ushtri te ndyrë e bekonte.
Pra, tani ne shekullin e XXI kur bota po ka aspirate te integrimit dhe bashkimit te kulturave te ndryshme ekonomive feve e zakoneve e traditave, ndaj Serbisë po paraqitet sikur Serbia nuk ka bere asgjë ne te kaluarën shumë te afërt kur ende gjaku i viktimave serbe su tha nuk kanë pushua dhembjet e familjarëve te viktimave,sepse me mira te zhdukur ende sot janë te pa gjetur e pushtetarët serb ato varreza masive i din mirë ku janë sepse vet pushtetarët serb urdhëruan qe kufomat te transferohen ne serbi vetëm e vetëm për ti hup gjurmët e krimit. Sot bota dhe institucionet ndërkombëtare qe i themeluan këto institucione për ti than te keqes stop këto institucione po kokëtojnë me krimin dhe kriminelet qe i bën ato dhe po i barazojnë njëfarë forme kriminelin me krimin. Pra, këto institucione nderkombetare ne vend qe te luftojnë pa drejtësinë e bërë ndaj disa popujve ne Ballkan e ti dënojnë krimet te cilat u bën ndaj tyre gjelatët e këtyre viktimave ne ato institucione po lejohen ta luajnë lojën e majmunit duke u shtir si paqësor dhe si te dëmtuar.
Ti kthehemi Srebrenicësë territor i mbrojtur nga Kombet e bashkuara, aty qëndronte ushtria e saj me te gjitha mjetet luftarake për ta mbrojt at popullatë myslimane te Bosnjës nga gjelati serb i quajtur Mladiç. Mirëpo çka ndodhi me një marrëveshje mes gjeneralit te ushtrisë holandeze qe kishte mandatin ta mbroj at popullatë dhe gjeneralit Mladiq ushtria holandeze u tërhoq kurse masakra u bë për tetë dit u vranë 8000 mysliman. Kjo masakër e tronditi boten bashkëkohore por institucionet botërore dhe byrokracit te vendosura ne këto institucione përsëri duke u paraqit si te pa informuar se çka ka ndodhur ne ketë masakër Serbisë poja minimizojnë dhe e përmendin veç tërthorazi dhe përpiqen ta bëjnë sa ma te pa dukshme.
Prandaj edhe këtu politika ne këto institucione te drejtësisë nuk është imune.
Çështja e Kosovës shkoj deri ne gjygj nga ana e Serbisë se a ishin thye nga institucionet e Kosovës rregullat juridike ndërkombëtare kur Kosova e shpalli pavarësinë e saj. Gjykata ndërkombëtare murr vendim se institucionet e Kosovës pavarësinë e saj e shpallen plotësisht ne harmoni me te gjitha aktet dhe rregulloret ndërkombëtare dhe shpallja e Kosovës si e pa varur plotësisht është e ligjshme. Pra, ky vendim drejt për se drejti kontestet juridike qe pretendon Serbia qe i ka me Kosovën i mohon dhe i hedh poshtë, Serbisë ja mohon qe edhe ma tutje te pretendon qe ne ketë territor te ketë fare ndikimi, institucional. Mirëpo prapë Serbia dhe udhëheqja e saj fare pa u penduar për krimet e bëra mbi popullatën civile ne Kosovë ,ne këto institucione po paraqitet si e dëmtuar e duke mos reaguar askush nga krerët e këtyre institucioneve.
Ministri i punëve te jashtme te Serbisë Jermiqi para këshillit te sigurimit bëri apel qe çështja e trafikimit dhe te tregtisë me organe te serbëve dhe malazeze nga ana e U Q K-es te hetohet dhe për këtë ta thotë fjalën e fundit drejtësia se a ka ndodh kjo tregti apo jo. Tani vet Serbia por edhe kombet e bashkuara dhe këshilli i sigurimit, raportin e Dik Martit po e përdorin si paravan për ta mbajt Kosovën as në tok e as në qell vetëm e vetëm për tja minimizua Serbisë krimet te cilat i bari ne Kosovë. Këto lojëra ne ketë formë me viktimat e luftës te përkatësisë shqiptare na bën te mendojmë qe udhëheqja e këtyre institucioneve ndërkombëtare qe ndajnë drejtësinë botnore vuajnë nga aspekti moral human juridik dhe politik.
Sepse nëse dikush i ka patur këto mundësi për te ber gjana te tilla më se paku i ka patur UQK-ja. Por tregti te tilla me organet e shqiptarëve kanë bërë forcat serbe ne bashkëpunim me pushtetin kishën dhe akademinë e shkencave dhe te arteve ne serbi, fundi i fundit ky program dhe plan ka qen ne funksion te veprimit kundër shqiptarëve i, përpiluar dhe sajuar ne mënyrë te kujdesshme nga institucionet e përmendura serbe.
Si dëshmi e vërtet qe kanë ndodh tregti te tilla është se shumë konvoje te ngarkuar me njerëz te rinj nga Kosova ato kohë sa NATO bombardonte u transferuan brenda ne territorin e Serbisë këta te rijnë ishin te te gjitha gjinive, institucionet serbe te shëndetësisë duke përfshi edhe institucionet shëndetësore ushtarake për transplantimin e organeve te këtyre te rive shqiptar i kanë pasurë kushtet kështu qe ekziston dyshim i bazuar me fakte te gjalla qe pushteti serb këto veprime gjithsesi i ka bërë. Po te mos i kishte bërë këto veprime toka e Kosovës ka paturë hapësirë te mjaftueshme dhe te bollshme qe viktimat te ekzekutohen dhe te varrosen ne tok te Kosovës, ndërsa askush nuk po i bën pyetje zotit Jeremiq ne at far këshilli qe është fort tani duke i ngja një tregu se çka ju deshtë transferimi i te rinjve shqiptar nga Kosova për ne serbi dhe te bahet ekzekutimi i tyre atje. Unë, thellësisht jam i bindur qe Serbia me disa miq te saj ne këto institucione ndërkombëtare sulmin e pa vend po e përdorin si mburojë dhe fshehje te krimeve qe i beri Serbia ne Ballkan kundër popujve qe me shekuj bashkëjetoj me ta.
Serbia deri sa mos te del dhe publikisht tu kërkoj falje popujve qe bari krime mbi ta një nderta edhe shqiptarëve plagët e krimit serb kurrë nuk dot harrohen dhe çuditem si ato institucione te drejtësisë botore po e lejojnë serbin te bën dallavere te tilla ne dëm te tyre,
dhe po të ishte ne rregull krejt ne to Serbia deri sa mos te del me kërkim falje publike nuk kish me guxua te troket ne derë te atyre institucioneve e le ma te jetë brenda aty.
Arrestimi i Ratko Mlladiqit dhe dërgimi i ti ne gjykatën e Hagës dhe zhurma serbe qe po bahet rreth këti arrestimi duke u përpjek qe ta bind bashkësinë ndërkombëtare se po i ndjek kriminelet e luftës nuk qëndron se Mlladiqin e dërgoj ne Hagë vetëm atëherë kur e pa qe Mladiqi po i numëron ditët e fundit te jetës, kurse ne kohen sa Mlladiqi ishte ne liri i gëzonte privilegjet ma te larta institucionale qe i gëzon një hero i popullit.
Por edhe buja qe bëri ne disa shtete te Evropës arrestimi i Mladiqit bën qe te kuptohet qe edhe ky arrestim po përdoret si paravan për ti bërë Serbisë lehtësira te ndryshme e për tu bërë anëtare e barabartë e shteteve evropiane. Krejt kjo po ndodh pa pretendime qe serbin si shtet ta qesin ne taborin e fajtorit kryesor dhe numër një për krejt ata qa ndodhi ne ish jugosllavi. Serbia u vërsul mbi popullin slloven e kroat por edhe boshnjak e shqiptar vetëm qe këta popuj nuk ishin te gaqëm qe ta lejojnë qe Serbia ne pjesë te territoreve te tyre te shtrihej dhe te formohej Serbia e madhe. Ashtu qysh e kishin qit ne letër dhe parapa akademia e shkencës e arteve te Serbisë kisha ortodokse serbe dhe pushteti i atëhershëm i Milloshoviçit qe ky arrit ta politizoj ushtrinë dhe policin dhe këto te fundit te veprojnë ashtu qysh dot diktoj politika e këtyre tri institucioneve serbe e jo qa thoshin ligjet e kushtetuta qe secilën njësi federale ligjet dhe kushtetuta e vet e mbrojtshin dhe territori i tyre ishte i pa prekshëm edhe me kushtetutë te RFSJ-së. Pra, sulmet e Milloshoviqit kundër njësive federale ka qen e kundër ligjshme dhe kanë qen sulme direk rebele qe s’kishin mbështetje askund.
Te bësh një gabim te tillë si union i shteteve te bashkuara evropiane e ta futësh një gjelat ne mesin e këtyre shteteve, qe ende si ka ra pishman për ata qa e ka ber dhe si ka kërkuar falje askujt dhe askush s’ja ka paguar dëmet e qe ja ka shkaktuar po lind dyshimi se vërtet popujt paq-dashas a kanë qa te kërkojnë brenda këti unioni apo te rrinë jashtë ti. Pohimet e Tadiqit dhe ministrit te jashtëm te Serbisë Jeremiqit se kurrë nuk do ta njohim Kosovën si shtet, këto deklarata qe po i bëjnë para institucioneve ndërkombëtare këto deklarata janë te rrezikshme dhe luftë nxiste, por edhe shihet çart qe Serbia ka aspirate qe Kosovën ta rikthej dhe ta mbaj si koloni te saj ne gjirin e vet. Deklaratat e tilla te Serbisë, Serbin janë duke afrua ma shumë rreth institucioneve evropiane pa ja tërhjekë vërejtjen askush se këta qa po e thotë rreth Kosovës,po bën deklaratë kërcënuese politike qe dëshiruan shqiptarët nuk dëshiruan gjithsesi duhet te prëgaditën dhe dhunës se Tadiqit dhe Jeremiqit ti përgjigjën me dhunë.
Prandaj, ka ardhur koha qe shqiptaret ne Kosovë por edhe kudo qe janë ti lan vlerësimet paushallë ndaj etapave te ndryshme historike për te cilat kaluan dhe rreth individëve qe qëlluan ne krye te tyre te kenë konsideratë e te mendojnë pak si po sillen se këto gjenerata intelektualësh qe i ka Kosova e i ka pas këto institucione janë mërit e atyre gjeneratave qe u ballafaquan me peripecitë te shumta dhe rreziqe për jetën e tyre e asgjënë këtë Kosovë nuk lindi e u zhvillua rastësisht as ne te kaluarën e as sot por për këto te arritura u deshtë shumë punë e sakrificë. Te vlerësohen mundësit e tyre për te bar ma shumë ose ma pak te shikohen rrethanat reale ne te cilat kanë veprua. E sotshmja me te djeshmen assesi nuk bën te futen me një thes sepse e sotshmja është shumë ma e letë se e djeshmja. Dje e ceka se jemi nis nga zeroja me një popullatë analfabete 95% me një popullatë e cila kryesisht merrej me blegtori dhe bujqësi ku skish as shkolla fillore gjeneratat e atëhershme arritën nga shkolla fillore deri te universiteti edhe se vepronin e punonin çdo herë nen presionin e nacionalizmit serb. Mirëpo kurrë nuk pushuan se kënduari himnin kombëtar se hoqën kurrë flamurin me shqiponjë dy krenare e zhvilluan gjuhen dhe letërsinë shqipe dokumentet zyrtare serbit ja lëshonin serbisht shqiptarit shqip. Barazia e gjuhëve e shkrimeve për çdo dit avancohej.
Edhe atëherë mendonin disa se ne jugosllavi shqiptaret e kanë gjet parajsën dhe historia kurrë nuk do të përsëritet ma duke u habit dhe besuar PKJ. Këtu ka qen gabimi qe një far forme edhe mos me pa mbështet besimin këtu vështir ishte për te vendosur besimin diku tjetër. Pra, ja mbërriti koha e Milloshit qe e futi ne funksion dhunën, represionin, shqiptaret i qiti jashtë ligji dhe dhuna shumë i detyroj te ikin nga Kosova por mu dorëzua nuk u dorëzuan kurrë. Tani Kosova është ne piken ma te dobët te zhvillimit ekonomik, ndërmarrjet u shiten e me mia punëtor janë pa punë, shumë te rinj po shpërngulën nga Kosova për shkaqe te punësimit, tani Kosova ka shumë kolegje e universitete private po prodhojnë kuadro te profileve te ndryshme por vende pune për ta nuk ka. Tani Kosova është multi-etnike me disa gjuhë zyrtare qe nuk dihet gjuha kryesore zyrtare cila është edhe se Kosova esh shtet.
Kosova tani ma nuk e ka himnin kombëtar por e ka një himn pa tekst himn veç me muzikë i cili e simbolizon multietnicitetin e Kosovës .Pjesa veriore e Kosovës nuk kontrollohet nga pushteti i Kosovës atje Beogradi ka vendos pushtet me ndihmën e ndërkombëtarëve qe shqiptarët e kanë mbështet besimin te ta se një dit do ti çlirojnë nga okupimi i Beogradit.
Beogradi për çdo dit kërcënohet se do ta ndan Kosovën ndërkombëtaret qe e kanë për detyrë ta vendosin pushtetin ne pjesën veriore ata nuk po e bëjnë një gjë te tillë. Pastaj shumë punë e pak fjalë ju duhet kuadrove politike shqiptare se historia shumë letë mundet mu përsërit prandaj nderim çdo kujt por besim askujt sepse gacën askush nuk e kap me dorë për askënd. Vetëm një shembull te thjesht do ta marr ndërkombëtaret gjykatat ne pjesën veriore i mbajnë nen okupim e si lan me funksionuar duke javë ber qefin rrymave ekstremiste e nacionaliste banditeske te Beogradit kurse për ti fsheh veprimet e veta destruktive e akuzojnë pushtetin kosovar si jo funksional dhe drejtësinë kosovare si jo efikase, qita ndërkombëtaret qe e kanë pas për detyrë qe pushteti te jetë funksional si ne veri ashtu edhe ne jug, si për shqiptar e serb e si për gjithë qytetaret e Kosovës pra për çdo dit po vinë duke e demaskua veten njësit policore te shumë shteteve se vërtet kanë ardhur qe krimet serbe ti mbulojnë dhe ti ruajnë kriminelet ne pjesën veriore dhe tu dhanë përkrahje rrymave te Beogradit qe pjesa veriore kurrë mos te stabilizohet. Tani duhet udhëheqja shqiptare ti mbështetet Amerikës dhe te qes ne letër si e parasheh qe ta shtrij pushtetin ne at pjesë dhe te kërkoj ndihëm te sinqertë prej amerikanëve qe edhe at pjesë te Kosovës te fut nen juridiksionin kosovar duke i trajtua te gjithë qytetaret e asaj ane te barabartë si edhe qytetaret tjerë. Ne te kundërtën ne pjesën veriore EULEX-i nuk ka tregua sukses as vullnet qe pjesa veriore te futet nen juridiksionin kosovar bile as qe esh duke u përpjek. Prandaj, vendlindja edhe sot është ne rrezik pastaj edhe uniteti tani ne këto kohëra është ma se i nevojshëm nder shqiptar.