Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Poezi nga Besar Shkëmbi

| E hene, 27.06.2011, 07:49 PM |


Besar Shkëmbi - Ramadan Ademaj

 

 

ERDHA

 

Erdha këtu tek brigjet e Lumbardhit

të kënaqem e t´dehem me valët e tij

mjaft më zhytur e mbytur në lotët e mi.

 

Nga këtu kam edhe ruaj shumë kujtime

Andaj erdha këtu nga se e kam mëmëdhe

këtu dua t´vdes e s`dua t ´vdes atje.

 

Dhëmbjen e shpirtit e t´zemrës

dua ti mbys këtu me njerëzit e mi

mjaft më larg tyre pllakosur n´vetmi

 

Erdha këtu motrës prap të ia sjell pranveren

t´ia fshij nënës lotin ngrire në çërpik

dhe babës e shtëpisë prap t´ia çeli derën

 

 

KULLA ZEMER

 

Jetoj në një kullë

që s´është kullë Dukagjinit

që s`është pallat Londre

as kullë e Prisit

 

Jetoj në një kullë

që s´është ndërtuar

me gurë e beton

jetoj në një kullë

që përveç meje

tjetër kush s´jeton

 

Jetoj në një kullë

kullë që i thonë zemër

me gjakun që rrjedhë brenda

shkruaj veç një emër

 

Në vargjet e mia

ky emër ka hy

dhe në zemrën time

ka zërë vend e rri

 

 

EULEKSI

 

Si gjarpër për trupi na është mbështill

na shërngon në fyt e frymën po na zë

krihët na i ka thyer t´fluturojmë s´na lë

 

Ende na shikon sikur jemi t´egjër

edhe pse luftuam për pragjët e shtëpisë

prap se prap fajtorë para historisë

 

Cdo gjë që e thot ai ne i bëjmë amin

Rrijmë duarkryq edhe bëjmë sehir

kur në Hagë na i çon djemtë tonë më të mirë

 

Rruga për Evropë thonë është rrugë e gjatë

me driza e therra derën e ka mshel

bëhuni të dëgjueshëm veproni si thomë ne

nëse dëshironi këtë derë ta keni çelë