| E diele, 26.06.2011, 03:56 PM |
Quo vadis atdheu im ?
Shekuj ëndërime për atdheun e lirë
mund dhe mallë i të parëve tanë
tokë e përgjakur ilire e udhëkryqeve histori
a ke rrugëtimin tënd?
Të ndalet koha apo të ecën për ne
bijt e këtij nënqielli që u vonuam
në mësymjen e të tjerëve
e shpesh as gjumë nuk prishëm
Këngë e shqipeve të lira e pakënduar deri në fund
në botën që me shpejtësi na përpinë
e atdheut të copëtuar
që qetësi nuk gjenë pa kuptimin e plotë të lirisë
Naimit
Një qiri i vetmuar në hapësirën gjithë terr
I bën dritë poetit
Shkrihet bashkë me të
Në pafundësi vargjesh malli
Që preken çdo cep Shqipërie
Larg atdheut atje te Bosfori plot zhurmë
Një botë po rilind
Një Shqipëri e ëndrrave të penës dhe letrës
Që akoma mbeten amanet për brezat!