| E shtune, 25.06.2011, 08:00 PM |
Neki Lulaj
NËNË VOGËLA ME ZEMËR TË GLOBIT
E vogël ishte me trup, Nënë Tereza,
por,zemrën e kishte me të madhe se Globi,
nëpër rrugët e përbaltura të Kalkutës se varfër,
që t`ju ofroi ndihmë varfënjakve,e kishte dërguar Zoti..!
E shtrinte dorën mbi atë xhamadan ,shenjëtrie,
duke i përkdhelur bonjakët dhe të sëmuret varfnjak ,
i shëronte dora e lehtë mikluese e Nënë Terezës,
të gjithë ata që kishin nevojë ajo afër i pat…?
Marshimi i saj i gjatë nëpër rrugët e vështira,të botës
e shenjëta kurrë nuk e diti nga buron lodhja,e mërzia,
nga India e largët , me zemër të plagosur i lutej Zotit ,
që sa me shpejtë nga barbarët sllavë të shlirohët Dardania…!
Nga rrugëtimi i saj nëpër Botë,
në çdo Kontinent që vizitoi ajo ndërtoi çerdhe dhe shtëpi,
duke e shtrirë dorën dhe hapë zemrën e bemirësisë,
për bonjakët ,varfanjakët dhe të sëmurët e Indisë.
Bota u mahnitë me këtë grua shtatë shkurtër,
e me shpirtin e saj të madh botëror,
Akademia e Arteve dhe e Shkencave në Stokholm,
për punën dhe meritat e saja, me çmimin Nobel e ndëroi…….!
Gjithë andej kah shërbeu ajo shpërndau rreze paqeje,
shënjetorja e rrallë Gonxhe Bojaxhiu,
Nënë Tereza,është emri i saj i dytë i nderit
ne qendrat e civilizuara të botës,portreti i saj benë dritë.!
Shqiptarët me ty sot Nënë e madhe mburrën ,
të mbajmë në krye të vendit me plotë krenari,
e pa vdekshme do ngelësh nëpër analët e jetës,
nëpër sheshet e Lirisë në Permendore të kemi skalitur..!
Ti ishe dhe ngelësh vetë krenaria e Kombit,
Nënë Tereza bija e Skënderbeut,
vetë gjaku i kulluar i President Rugovës,
nderin dhe rrespektin do ta gëzosh për herë .
ISHTE KOHË IKJËSH
Ika në kohën e keqe,kur u prishë moti,
pa lenë gjurmë mora arratinë,
zemra nuk ma deshti por mu imponua,
ne dhe të huaj sot po e presë pleqërinë.
Si lule vjeshte,kam ngelur në lendinë
që rrezet e Diellit,në dhe të huaj s`e ngrohin,
erë e shtërngatë këtu fryën e fryën,
venitëm ngadalë,e gjethët po më bien .
Pehatëm si klelat në vendlindje kur i fryen era,
gurgulloi si përrocka e gurra e Stanit,pa pushim,
po rrënkoi si ahet në stuhit e dhjetorit
e kur rrënkojnë në Zabel në mua ngrisin mall e trishim.
Zog malin pa gojë e pyeta një ditë,?
pse lulja e prillit atje ka aromë, !?
cërr,cërr këndoi dhe iku me vrap n´fluturim,
kthehu në vendlindjën tënde se atje e gjen lumturinë .!