| E shtune, 25.06.2011, 04:19 PM |
Arvanitçe
(Me rastin e përkujtimit të 24 Qershorit të vitit 1944)
Nga Ukshin Zajmi
Mos më quaj
Arvanit
mos më fol arvanitçe
-se na ndëgjon muri
në kokë godet guri!
Jam arvanitas
me emër tjetër
s’kam guxim
të flas siç flet mëma
-se më numërohen kockat
e më ripet lëkura.
Te përzenët
-të vrarët,
-të masakruarit:
-gra, pleq e fëmijë
nuk duhet t'i numëroj:
-se në vendin tim
pastaj,
s’mund të qëndroj.
Varret e t’parëve
i shëndrruan:
-në fusha sporti,
-pishina noti,
-në plehërishte
për të mos lëvizur eshtrat
se levizin termete!
Boçarin
e Bubulinën...
i bënë për vete
-me rrena
-e tradhti.
Arvanitasi i përzënë
i gjallë
s’mund t’ kthehët
në t’vetën shtëpi.
Vëllëzërit nga gjaku
karshi djersën ma shohin
heshtin e heshtin
sikur nuk më njofin!