| E shtune, 25.06.2011, 07:13 PM |
Mahmut Agalliu
Cikli: Avaze te vjetra gjuetie
Malit
Per malet e larta
merak me ka ngelur
si s'harruan njehere
vellon per te hedhur
nuk menduat per stan'
e debuat coban',
stanin shkrete e lane.
E harruat behar'
kur gjemonte zilja
vinin tufat radhe
hem nena hem bija,
pinin uje te ftohte
ne hije te lajthia.
Debuat thellezen
debuat bilbilin
qe per malin kishin
lezet si floriri.
Prape zili ju kam
se dini dhe e dridhni
kur e hiqni vellon
syte ne stan i hidhni.
afroni fellezen afroni bilbilin.
Ky vend i bekuar
ka lezet ne jete
kur tufat me radhe
ngjiten si ne rete.
Keto qe po shkruaj,
per mua s'jane shkrime,
per moshen qe kam
keto jane ngacmime.
Kujtoj te kaluaren
qejfin dhe mundimin
mbytem nga marazi
mbytem nga deshira,
per vendin ku linda
me te shtrenjte se lira.
Bashkeudhetareve
Dite te tera shkrova
une per gjuetine
per kafshe e shpende fola
po edhe per shoqerine
e nisa nga prindrit
e vellai im Ajdin
qe sot se shoh me
vec emrin i kam kujtim
e s'le dot pa permendur
si vella e kam Ylvine,
qe per shume vjet me rradhe
e beme bashke gjuetine
sivjet mbush tetedhjete e kater
duke ruajtur nje tradite
une i uroj dhe njeqind.
Pata, rosa e bajoku
Pates roses dhe bajokut
nuk ua kam ditur kimene
jo se s'me pelqente mishi,
por kishja bezdi ushene.
Per te trija ne nje flete
jo me kot po i shkruaj
s'e ushtroja dot kete lloj sporti
te futesha ne uje si buaj.
Nuk dua te urrej shoket,
qe prisnin me ore te tera
qe kur caheshin rete
mbi to te zbardhonte hena.
Ketu ishte leverdia
per ate qe ishte avxhi
dhe e mbushte canten plot
mezi vinte ne shtepi.
Pupeza
Pupez sa e vogel je
po aq dhe bukuroshe
me callmen ne koke
s'ta del asnje shoqe.
Trupin e stolisur
me mire nga piktura
kush ta ka qendisur
vete apo natyra.
une s'te kam kerkuar
po,kur me ke dale
nuk ta kam pertuar,
po rralle te kam vrare.
Kengetarit
O bilbil i vogel
ne vlere shume i madh
s'bej gabim qe pyes:
Pse ngrihesh me nate?
Te ka ngelur zakon
apo ke merak?
Ti kenges ia merr
pire apo pa pire
ne mengjes heret
ne darke ne erresire
Ti s'te shet bezdine
te sjell kenaqesine
jeten kenge e pac
t'me gezosh shtepine.
Folene kur ta gjeta
me push si shajaku
me dy zogj pa pupla
si lule zambaku
desha te ti marr
po si rrisja dot
prandaj prape ti lashe
kengen t'u mesosh.
Shkurteza
Shkurtezen ne Myzeqe
pothuaj ne cdo vend e ke
gjahtaret shume s'te bezdisnin
peshen tende molloisin
ti nuk vjen as njeqind grame
pavaresisht shijes qe mban
per Isane e per Musane
kur nje dite per shkurtez vane
te dy nentedhjete koke vrane.
Ti shkurtez lezeti mbete
per ata qe kane zagare
ne jonxhe e ne foragjere
pothuaj gjuhesh gjithe behare.
Shapkes
Shapka sqepin e gjate
ne tetor fillon te vije
i pelqen shume i ftohti
sqepi ne akull i ngrine.
ne pyll dushku e ne pishe
aty gjen mrekulline
ne mbremje e ne mengjes
del kullot ne lendine
gjahtari oren ia di
del e pret me padurim
per te provuar aftesine
me meze te pije rakine.
Kenaqesis se gjahtarit(derrit)
Ty per ne fund te lame
si dasmoret bakllavane
qe pasi hane e pine
ne fund duan embelsire.
Me ty shume here jam pare
me dy te shtena te ndare
meqe pas kishe zagare
s'te linte fryme per te marre.
Kete prisja plot deshire
per ty s'kam pasur meshire.
Kur kujtoj Zefin e ndjere
per ty zbraste tere qemere
ti kur vije qete qete
i kishe mesuar hilete
sa nga era te diktoje
menjehere rrugen nderroje.
Brengosje
Kur u hapen rruget
m'u dha mundesia
te vija ca vite
ketu tek femija.
Kur erdha ketu
dy djemte i lashe pas
te dy pas dy vjetesh
me ndoqen nga pas.
Atje gje s'me ngeli
shitem dhe shtepine
gjithmone enderroj
per nje cope lendine
te ngreh nje kasolle
te kaloj pleqerine.
Babai qe me lindi,
diti te punonte
mbolli fikun, dardhen
dhe ullinj shartonte.
Sot m'u dashka mua
te perseris tapite
kur i di gjithe fshati
rrenjet dhe kufijte.
S'eshte halli per mua
per nje cope lendine
respekt per mbare boten
qe njeh pronesine.
Nuk ka te mire vendi
po s'u zgjidh kjo pune
keto fjale te mira ,
nuk jane thene nga une.
Nje gur ne nje pellg,
hodhi nje i marre
dhe njeqind te tjere
i ardhkan verdalle.
Asnjeri s'guxoka
ne dore per ta marre
pronat e te tjereve
qe dikush ka marre.
S'do jete larg dita
per tu qare halle.
Mosha e pleqerise.
Shume vite vane
qe shikoj gjerdane
ciften varur prane
ziline shume ua kam,
por s'ia kam takane.
Kush me thote nga ju:
-Pse te ndodhe keshtu?
Ata qe e dine
vane e me nuk vijne
ne pas po u rrime.
Po kush merr guximin
te mos shohe femine
te shuaje qirine
te braktise shtepine?
Kjo pune do te ndodhe
nje dite ne nje vit
qe per ne do te jene
vetem mrekullite.
Zakon na ka ngelur
pas te leme durimin,
prandaj nga kjo dite,
fillon ngushellimi.
Fillon ngushellimi
hiqet dhembshuria
ka lezet kur vijne
njerez tek shtepia.
Ky zakon ka ngelur
dhe eshte per se mbari
me plot gojen themi
tradite shqiptari.