| E merkure, 22.06.2011, 07:49 PM |
Gani Qarri
Një këngë vaji për Çamërinë
Çamëri e jonë e bukura
Perlë e trollit tonë kombëtar
A thua sa je përmalluar
Për bijtë e tu shqiptarë ?
Këngën çami kur t`këndon
Veten s`mund ta mbajë
Për Çamërinë e tij të dashur
Ai gjithmonë zhgrehet në vajë
Çamët,shpinën ty s`ta kthyen
Por me dhunë ata u larguan
Gjithë banorë shqiptar sa ishin
Grekët me forcë i DËBUANË
Dhe për jetë më s'u lejuan
Mëmën Çamëri për ta parë
Sa edhe sot pushtuesi grek
Ndalon kthimin për Çam Shqiptar
Të drejtë kthimi në vendlindje
Kanë gjithë popujt e botës mbar
Përse të ketë ndalim kthyerje
Vetëm për Çamët Shqiptarë ?!
Kur do vijë vallë ajo ditë
Që për Çamët të ketë drejtësi
Dhe secilit shqiptar të dëbuar
Ti lejohet kthimi në Çamëri
Sepse edhe vet Çamëri e bukur
Kjo Perlë e art e trollit kombëtar
Që sa kohë kërkon pa reshtur
Ti kthehen bijtë e sajë SHQIPTARË!