| E merkure, 22.06.2011, 07:59 PM |
NE VENDE PUBLIKE DUHET TE KETE POLICE TE TRAJNUAR DHE TE AFTE
PO KUSH VENDOS RENDIN KETU.., UNE APO TI ? !..
Përgatiti: Ramiz DERMAKU
Rendin dhe ligjin e vendosin organet kompetente, e jo ju z. Policë.
Ditë më parë mua më vdiq xhaxhai im Xhemail Ramiz Dërmaku. Posa mora këtë lajm të zi, trupin timë e kapluan dridhje; e dhimbja ndjehej në zemër. Unë tërë natën si mbylla sytë nga malli e dhembja që ndjeja për xhaxhain tim. Po si mos të mërzitesh, kur është hera e tretë që unë nuk munda t'i gjejë të gjallë ; Nënën, dy xhaxhallarët dhe vëllaun. Por ja kjo është jeta e mërgimtrit, i cili bie të flejë e se zë gjumi.., jo nga lodhja por nga malli e mërzia që të djegë të shkatrron dhe të bënë të flasësh me vehtvete. Posa morrëm këtë lajm të hidhur, të gjithë anëtarët e familjes i kaploi një ndjenjë malli, dhembje e mërzie. Djali im Elbasani përmes mikut tonë Adem HAlilit (Zvicer) kishin siguruar një biletë udhëtimi me kompanin ajrore RInori. Unë i lodhur e i rraskapitur nga pagjumëssia dhe dhembja si kisha mbyllur sytë tërë natën. Ora ofrohej ora 7 e mëngjesit , unë duhej të shkoja në zyrën gjermane për dhënjen e dokumenteve: Letërnjohtimeve, pasaportave, etj, në qytezën Weingarten. Ishte ditë e premte dhe zyrja ku unë kisha punë (nuk punon me palë të premten), punonte deri ora 12. Posa hyra në koridor takova punëtoren e cila kryente detyrën ( dhënjen e letërërnjohtimeve si dhe vazhdimin e vizave në psaporta.
Pasi nji ditë më parë unë i kisha dhënë pasaportën time për ta vazhduar vizën ( më kishte kaluar afati , pra duhej ta vazhdoja afatin e pasaportës. Ajo me një shiqim të ëmbël dhe me një zë magjepsë, më përshëndeti ; mirëmëngjesi, z. Dërmaku ?! Dhe unë me sy të skuqur dhe me një zë dhembës ia ktheva mirëmëngjesi. Z.Dërmaku, ne nuk punojmë sot me palë. Më shiqoi gjatë në sy dhe tha; Cka kërkoni ju sot..., ? ! Po e dij se sot nuk punoni me palë.., ( dhe më dridhej trupi nga dhembja dhe në anën tjetër më vinte keq që unë bëja shkeljen e ligjit. Ajo kur pa gjendjen time, më pyeti ? Cka ,ju ka ndodhur ? !., a mund të ju ndihmoj unë. Ia ketheva, mua më ka vdekur xhaxhai dhe unë dua të shkojë në Kosovë ? ! Por ngadal e shqiptoja fjalën më nevitet pasaporta. Po, z. Dërmaku, pasaporta e juaj nuk është më valide.., i ka skaduar afati . Po po, por unë pa pasaportë nuk mund të hyjë në Kosovë .., Nuk mund të hysh në Kosovë ? ! Po ju posedoni letërnjohtimin dhe ne do t'ua apim një dëshmi me shkrim për të udhëtuar për Kosovë.
Unë tha ajo, po e pyesë përgjegjësin për dhënjen e pasaportave, dhe nëse ai nuk e ka dorëzuarë me postë pasaportën tënde, ne do tua japim. Dhe pasë një bisede të shkurtë ajo e buzëqeshur tha: Jo akoma pasaporta juaj ndodhet tek ne, dhe tani do tua apim. Tani më priste edhe një befasi, sepse duhet të kërkoja një apo dy javë pushim nga vendi i punës. Edhe ky problem u zgjidhë në favor timin. Dhëndrri dhe djali im më dërguan në aeroportin e Zürihut, dhe më erdhi radha të paraqitem para organeve policore të Zvicrrës për ta dorëzuar valigjen dhe për tu kontrolluar dokumentacionin tim. Policit i tregova për rastin, ai tha se kur të kthehesh duhet ta vazhdosh vizën në pasaportë. Më dëshiroi rrugë të mbarë.
Pasë një kohe të shkurtë, aeroplani u mbushë me posagjerë dhe u ngrit lartë në hapësirën qillore. Posa arritem në Prishtinë, vraponin posagjerët-udhëtarët se cili do të hyjë i pari në kontrollimin e dokumentacionit dhe daljen sa ma të shpejtë nga aeroporti. Po ata posagjerë mbi 90 % ishin nga Kosova-Shqiptarë. Asnjërit nuk i shkonte mendja se me ne ishin shumë nëna me fëmijë të vegjël, por aty kishte edhe të moshuar (pleqë e plaka) njerëz të sëmuarë, gra shtatzëna, etj. Pra ky ishte një gjestë i keqë për të gjithë ne. Posa iu ofrova policit i cili kontrollonte pasaportat zgjata dorën dhe ia dhashë pasaportën time,(e me te kisha edhe leternjohtimin gjermanë dhe një shkresë- dëshmi për të udhëtuar në Kosovë) . Pa pritur me një zë të lartë polici tha: Ju zotëri nuk mund të hyni në Kosovë ? Me këtë pasaportë të cilës i ka kalur afati, duhet ta vazhdoni. Unë i qetë i thashë. Shokë policë, unë posedoj edhe dy dëshmi tjera të cilat besojë se më mundësojnë hyrjen në Kosovë.
I nderuari z. polic, unë po largohem nga rreshti, pasi t'i përcillni të gjithë posagjerët, unë do të konsultohem me ju për këtë gjë. Polici i demoralizuar tej mase.., me një zë të lartë tha, po kush vendosë rendin dhe ligjin këtu.., unë apo Ti ?! Dhe ai filloi të më filozofopjë dhe t'më tregoj se unë e paskam shkelur ligjin etj.., etj.., Para meje tani ecëte një policë tjetër të cilin nuk e njihja, por e ftova atë. Ai u drejtua nga unë, dhe më pyeti se çka keni ?.., Unë i tregova rastin, e ai kërkoi nga unë dokumentacionin: Po i thashë kolegu i juaj mi ka marrë.., Posa mori pasaportën time ai buzëqeshi e tha. Ju me këtë pasaportë nuk mund të hyni në Kosovë, mirëpo këto dy dëshmi: letërnjohtimin dhe dëshmin me shkrim e cila më mundësojnë hyrjen në Kosovë. Para se të largohesha nga aeroporti i Prishtinës "ADEM JASHARI", u ktheva nga polici, dhe i thashë i qetë dhe pa kurfarë nervozizmi . Ju shokë polic, duhet të ndjekur ndonjë kursë trajnimi mbi 6 muajë, nëse nuk përmirësoheni dhe aftësoheni për këtë punë, duhet të punoni diku ku nuk ke punë me posagjerë, sepse policët si ti i qesin hije të keqe jo vetëm policisë së Kosovës por të gjitha Institucioneve tona. Ne fundë u ndava nga ai.., dhe thashë..po. Po, ky s'ka fajë.., po fajet i ka ligji dhe shteti. Kur nuk funksionon ligji natyrishtë se nuk funksionon edhe shteti. Mbesim në shpresë por dhe kërkojmë që në vendet publike të punojnë njerëz të aftë, të menqur, tolerantë e jo rrugaq, rrenacakë, e shërbëtorë të ish. policisë së Serbisë. Dhe po ata policë të cilët punuan vite te tëra me regjimin ish. Jugosllav, po ata jo të gjithë mendojnë dhe vepërojnë se me forcë do ti zgjidhin problemet dhe mosmareveshjet.
I bëjë apel Polocisë së Kosovës që ne vende publike të dërgojë njerëz të cilët kanë kulturë të përgjithshme, dhe i njohin mirë detyrat dhe ligjet demokratike.
Punuar me 18.06.2011