| E merkure, 22.06.2011, 07:58 PM |
Letër e hapur zotit Ibrahim Makollit, ministër i Diasporës Shqiptare!
Nga Asllan Dibrani
I respektuar dhe i nderuari zoti Ibrahim Makolli!
E ndijë një obligim moral dhe një kënaqësi të veçante që në emrin tim personal në cilësinë e Kryetarit të Qendrës Kulturore te Shtutgardit, si një veprimtar shumë vjeçar tu uroj postin e" Ministrit te Diasporës Shqiptare " me një gëzim nga zemra dhe për shkëlqesinë tuaj si veprimtar i pa djallëzuar i Republikës së Kosovës. Me lejoni tu përcjell, dhe tu dërgoj urimet ma të sinqerta dhe ma ngrohta për një detyrë dhe obligim qe i keni vënë vetit, për të mirën e e mërgimtarëve tanë ku do që janë. Zoti Ministër pranoni urimet tona por edhe sugjerimet ,propozimet dhe arsyet tona aktuale për shumë gjëra, qe jemi të shqetësuar mbi te kaluarën tonë te hidhur jashtë perspektives, jashtë normales dhe jashtë parimeve tona dhe detyrave qe i që i kreu Diaspora shqiptare për interesin e Kombit që nga Rilindësit e këndej. Ata të djeshmit, të sotshëmit dhe te nesërmit janë te lidhur me interesat tona kombëtare po janë edhe në të ardhmen pa lëkundje që të jenë në shërbimin e atdheut, për një te ardhme të sigurt për popullin shqiptar kudo qe të jetë.
Kombi shqiptar sikur ka dal nga binaret e një procesi drejt një zhvillimi dhe integrimi për vetën e vete !
Kombi shqiptar sikur ka dal nga binaret e një procesi drejt një zhvillimi dhe integrimi për vetën e vete ! Në kohët e fundit kjo paqartësi sikur po merr dimensione dramatike si në Kosovë po ashtu edhe në Shqipëri. Këto fenomene negative të kombit janë në një situate të pa lakmueshme pikërisht me gjendjen aktuale në Kosovë, për pa sigurinë e vendit, gjendja ekonomike e rrënuar nga varfëria, e tepërt e popullit, indikacionet e përkeqësimit të situatës, pikërisht me synimet e ndarjes se Kosovës nga ish okupator i serb! Zhvillimet e bisedimeve serbo-shqiptare të pa perspektivë dhe në dëmin e popullit shqiptare dhe vet Kosovës , keq menaxhimin e politikës së Qeverisë së Kosovës në raport me "Diasporën Shqiptare" që kjo e fundit e ndien vetën te anash kaluar dhe të përbuzur në të gjitha sferat po edhe me harresën e saj në regjistrimin e popullatës.
Shqiptarët e Kosovës nga viti 1981 në regjistrimin e fundit po i mbushin tri dekada që nuk e dinë se sa popull ka, atë regjistrim edhe se ishte bërë në vitin 1981 ne kishim të krijuar, një dyshim mos besimi në organet e atëhershme jugosllave! Demonstratat e viti 1981 ishin si prioritet qe ta ndryshonin sistemin e atëhershëm dhe shndërrimin Kosovës në një Republikë të pa varur ,ku aparatura serbe shfrytëzoj këto ngjarje dhe ndryshoj radikalisht gjendjen në terren, duke sjellë pasoja të mëdha të drejtpërdrejta dhe indirekte demografike dhe socioekonomike përmes (burgosjeve ,diferencimit politik ,përçarjes në brendësinë e popullatës,presioneve, shpërnguljeve dhe depërtimet, vrasjeve, shkatërrimit të shtëpive dhe dëmet e tjera materiale, zhdukjes së dokumentacionit, emigrimet në botën e jashtme për shkaqe sigurie ekonomike etj.)
Radikalizmi i gjendjes politike nga organet serbe emigrim i madh për në shtetet e perëndimit!
Nga pa mundësia e një jete normale nga shënimet e lartpërmendura, popullata fillojë një emigrim të madh për në shtete e perëndimit. Fillimisht nga të rinjtë për t’ju shmangur shërbimit ushtarak në regjimin jugosllav dhe studentët po edhe nga intelektual, qe ishin në shënjestër të pushtuesit, si të ndjekur politik. Me kalimin e kohës kjo gjendje vinte duke u rënduar për shkak të rezistenca shqiptare për shtetin e pavarur të Kosovës, në vitet në vijim. Reprezaljet e regjimit serb u intensifikonin sa ma tepër ,kështu që në vitet e 90-ta shpërnguljet nga Kosova u bënë masive dhe “absurde”që me qindra autobusë i niseshin për në drejtime të pa destinuara, as vet nuk e dinin se ku do të përplaseshin ,gjithnjë të privilegjuara "agjencitë turistike" me organet serbe. Me qindra mijëra shqiptare brenda pak vitesh e lëshuan Kosovën duke u përqendruar si azilkërkues në Gjermani, Zvicër,Austri,Suedi,Francë ,Britani ,Belgjikë ,Norvegji,Danimarkë, Slloveni,Holandë në SHBA ne Australinë e largët etj.
Diaspora shqiptare me aktivitete të përhershme sakrifikoj deri në vetmonim për pavarësinë e Kosovës!
Diaspora shqiptare shpejt u bë bumerang, kundër shtypjes dhe terrorit serb në Kosovë. Ajo u rreshtua pas interesit të kombit për ta çliruar me forcë, financë,demonstrata ,organizime ,pjesëmarrje në luftën e Kosovës që shumë djem dhe vasha tonat lanë eshtrat atje dhe fëmijët e tyre sot gjinden jetim dhe rriten pa prind në Perëndim. Sot shqiptarët e Kosovës kanë një numër të madh të emigranteve ku konsiderohet se në SHBA janë rreth 500.000 mijë shqiptarë ,në Zvicër janë mbi 400.000 mijë shqiptare , në Gjermani rreth 500.000 mijë shqiptare , ne Suedi 40.000 shqiptarë në Norvegji 14.000 shqiptare ,ne Belgjike 20.000 shqiptarë ne Slloveni ,Holandë Francë Austri, Britani,Australi me qindra mija shqiptarë. Ky numër po shtohet edhe sot e kësaj dite, jo ma nga faktori serb po nga faktori shqiptar, duke e lëshuar Kosovën nga skamja,pasiguria, keq menaxhimi i qeverisjes se vendit etj.
Nga te gjitha te dhënat e lart shënuara zoti "Ministër" me vjen keq se ju e keni marre këtë post shume vonë qe është dashur kah herë me u formua kjo Ministri ,por fakti tjetër është se ju po e rifilloni një pune të shenjtë në një diasporë të përçare dhe të lodhur, po mos harroni se e keni një mërgatë të shkëlqyeshme pas vetes ku do të shënoni rezultate të shpejta, po të veprohet mirë dhe mbarë . Ju keni të bëni me një numër te madh biznesmenësh, intelektual , njerëz të kulturës dhe patriot, që bashkërisht do ti dalim në krye qe ta rikthejmë shpresën ,gëzimin, dhe harenë në mesin e mërgimtareve. Në këto momente nuk do ta keni lehtë far, por të bashkuar do ta krijojmë forcën ,mendjen dhe punën prandaj me këtë raste përmes kësaj letre thërras te gjithë njerëzit e "Diasporës Shqiptare" qe ta japin kontributin e vet në fusha të ndryshme!
Thirrje te gjithë qytetareve të diasporës që ta përkrahni Ministrinë e Diasporës për interesat tuaja ,të shoqërisë dhe Kombit.
Qytetar,vëllezër e motra,zonja dhe zotërinj,dhe të nderuar mërgimtarë ku do që ndodheni ju urojmë formimin e "Ministrisë se Diasporës shqiptare" të Kosovës. Urojmë që kjo ditë madhështore të jetë një ditë e shenjtë, për të gjitha forcat politike të kombit tonë, për një udhëheqje ma progresive për interesin e kombit tonë dhe për mbarëvajtjen e qytetarëve të Diasporës Shqiptare pa i cenuar te drejtat e tyre . Të jetë një ditë e kurorëzimit për një qëllimi dhe një mendje me një vizion dhe ide ,me një strategji dhe synim, me një vullnet dhe harmoni , te të gjitha forcave intelektuale të krijuesve,artistëve,biznesmenëve dhe të gjithë spektrit ne elitën e Kombit në Kosovë po edhe në Diasporë të bashkohen rreth organizimit tonë te mirëfilli, le te jetë një kushtrim që të na bashkoj ma tepër se gjithherë shqiptaret e Diasporës Shqiptare të fuqishme për herën e parë, ta ngremë zërin e arsyes qe te jemi ma afër vëllezërve tanë në trojet tona nën Serbi, Maqedoni, Greqi dhe Mal te Zi qe padrejtësisht u copëtuan nga armiqtë e shqiptarëve gjatë historisë .
Plan -programet dhe propozimet e mia në riorganizimin e "Mërgatës Shqiptare" ne kulture,ekonomi,art, sport dhe lami tjera.
Emërtimi i organizimit nëpër Qendra kulturore Shqiptare,klube dhe ne formë "LOBI" në shtetet ku banojnë shqiptarët. Qëllimi dhe arsyeja e themelimit dhe veprimit janë mesa vijon:
1. Te ruaj dhe kultivoj gjuhën, kulturën dhe traditat tona kombëtare.
2. Te zhvilloj aktivitete, muzikore, artistike, sportive dhe humanitare.
3. Te krijojë atmosfere vëllazërore mes bashkatdhetarëve pa dallim: vendi, krahine, besimi apo bindje politike duke i stimuluar në programin kombëtar.
4. Të organizoj festa kombëtare dhe ndërkombëtare, të ketë kontakte, me institucionet e shteteve përkatëse ku banojnë shqiptarët në Gjermani ,Zvicër, Austri, Holandë, Belgjikë, Amerike e gjetiu, me qëllim të integrimit ne shoqëri dhe të krijimit të një bashkëpunimi të përbashkët të shoqatave kulturore, sportive dhe humanitare, po edhe me atdheun Kosovën, apo ma gjerë në shkëmbimin e përvojave me shtetet amë ku duhet te jeni edhe ne shërbimin e bashkatdhetarëve tanë qe kanë mbetur nën administrimin e Serbisë, Malit të zi ,Greqisë dhe Maqedonisë .
5. Të bashkërendoj e koordinoj veprimtarinë e çdo shoqate në kuadrin e vet si Ministri e Diasporës Shqiptare, mbarëvajtjen e shoqatave,klubeve,organizimit kulturor , arsimor, sistemin ekonomik ,atë shoqëror unionin e firmave që menaxhojnë me donacionet e veta si vendet ku jetojmë po edhe me investime te reja të Kosovë me qëllim që të mbrohet investimi i qytetarit nga Diaspora dhe lehtësira doganore për ta, deri sa hapin vende te reja pune etj, gjë qe do të jetë në interesin e Kosovës si rajon ne zhvillimin e ekonomisë së sajë.
6. Të mbaj manifestime me karakter kulturor dhe historik për figurat e veta, të kombit shqiptar,duke i përcaktuar ,datat historike për ngjarjet kombëtare dhe datën e vet të themelimit, disa prej tyre duke i organizuar edhe ne formë tradicionale gjë qe ja vlen ta këtë në dieni edhe Ministria e Diasporës me qellim te pjesëmarrjes se tyre ne këto takime .
7. Të evidentoj dhe propagandoj figurat e shquara kombëtare duke i nderuar dhe dekoruar si sportistët ,krijuesit,artistet ,shkrimtaret,dhe njerëzit qe kanë treguar ndonjë meritë pran Q.K.SH klubeve apo përmes Mimistrisë e diasporë shtetin ku jeton .
8.Të mbaj kuize diturie,gara sportive,si në futboll,basketboll,boks,shah gara,promovime librash ,festivale,organizime te zbulimit te talenteve te ri si ne muzikë dramë,letërsi etj.
9. Ministria e Diasporës të bënë zyrat e veta në çdo komunë në Kosovë për shërbimet e obligimeve administrative ndaj qytetarë të diasporës .
10. Të jetë e organizuar në takime dhe pritje gjatë pushimeve verore dhe dimërore për mirëpritjen e punëtoreve tanë , me ndonjë ligjërate nga njerëz kompetent. Të organizohet ndonjë pritje ma e fuqishme për fëmijët tanë në Kosovë me ndonjë program kulturor me qellim të krijimit te dashurisë ndaj atdheut qe të mbesin kujtime pozitive deri për herën tjetër.
11. Ti përcaktoni njerëzit e juaj apo këshilltarët në gjithë botën ku jetojnë shqiptarë me qellim te organizimit ma te lehtë ne interesin e Diasporës per mbarvajtjen e organizimit kulturor ,ekonomik dje politik .
12. Ministria e Diasporës me iniciativën e vet në Qeverinë e Kosovës duhet ta heq me dekretligj ekzistimin e te gjitha partive politike , dhe grupacioneve që bëjnë përçarje në mesin e qytetarëve tanë në diasporë dhe sa ma shpejt te ndalen së vepruari.
13. Obligim dhe parim ne vete Zoti Makolli si ministër i Diasporës keni që ta organizoni një stacion televiziv dhe ndonjë gazetë zyrtare në interesin e qytetarëve nga Diaspora që të publikohen rezultatet e tyre si në biznes, kulturë , art, etj ,me qellim qe të jetë zëri i tyre aty drejtpërsëdrejti.
Ma në fund ju përshëndes zoti Ministër qe ta keni një turne sa ma te suksesshëm këto dite sipas agjendës tuaj në shtetet e perëndimit ,duke u takuar me shumë mërgimtar por duke u ballafaquar me një mori aktivitetesh në te mirën e mërgatës . "Atdheu mbi te gjitha" pas parulle ka qëndruar gjithmonë (Mërgata shqiptare e mrekullueshme). Fare në fund mbes me shpresë qe zëri i arsyes dhe problemet e shtruara ne këtë shkresë janë edhe zëri i qytetareve të "Mërgatës shqiptare" . Shpresojmë se do të jeni në mirëkuptim me qëndrimet tona zoti ministër dhe ky zë, le të jetë edhe si mesazh edhe për qeveritarët aktual, por edhe në te ardhmen qe të ndërgjegjësohen dhe të punojnë ne interesin e Kombit, se atdheu po thërret që te jemi unik dhe te veprojmë në interesin e vetvetes!...
Me respekt nga Asllan Dibrani Kryetar i" Qendrës Kulturore Shqiptare", anëtar i kryesisë se "Lidhjes se Shkrimtarëve dhe artisteve Shqiptarë në Gjermani", një njeri i kulturës, si piktor, publicist dhe ish i burgosur politik nën regjimin jugosllav.
Qershor 2011