Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Halit Bogaj: Jeremiq i gëzuar nga takimi me ministren e jashtme spanjolle

| E marte, 21.06.2011, 07:59 PM |


JEREMIQ I GËZUAR NGA TAKIMI ME MINISTREN E JASHTME SPANJOLLE

 

Nga Halit Bogaj

 

Ishte gëzuar i ngrati që ishte takuar me ministren spanjolle të punëve të jashtme dhe ia kishte thënë asaj/ato fjalët/ se Serbia kurrë nuk do të pajtohet me pavarësinë e’’Njëanshme’’të Kosovës.Togfjalëshi’’E njëanshme’’,serbëve u është bërë si një gramafon i prishur,duke harruar se po të priste Kosova se kur do ta pranonte Serbia shpalljen e pavarësisë sonë ,lirisht mund të themi se do të kalonin edhe 1000 vjet!. Jeremiq/edhe njëherë/ ishte futur nën sjetullën e Spanjës për ta falenderuar që ajo akoma nuk e ka pranuar Pavarësinë e Kosovës,duke mos i shkuar mendja se edhe Spanja tashti ka hyrë në një zor të madh financuar nga i cili /ashtu si edhe Greqia/do ta ketë shumë vështirë të dalë.Ishte gëzuar por si duket Spanja nuk po e di se ku e ka kokën e ku prapanicën,siç thotë populli ynë.Ndoshta ministresha spanjolle e ka thirrë mikun e saj serb për t’i thënë atij:’’Zoti ta bëftë qaren se deri këtu kishim mundësi ta shtynim mospranimin e Pavarësisë së Kosovës ngase tani kanë filluar të na ngrehin veshët ata të mëdhenjtë që këto ditë janë çartur fhe po fluturojnë mbi qiellin e Libisë’’:Pra Jeremiq shkretit ka filluar t’i ngushtohet rrethi me përmbysjen e shteteve të tij të dashura si:Egjipti,Libia,Jemeni, Siria etj.ku i ka pasur shpresat se do ta përkrahin deri në frymën e fundit, pa i shkuar mendja as atij as atyre se do të vijnë në një gjendje të tillë aq të mjerë!!!U shkoi Mubaraku, Gadafi dhe disa të tjerë që janë në radhë,e qebesa mund të jenë në rrezik edhe garniturat e tanishme greke dhe spanjolle para dyerve të të cilave janë duke fryrë stuhira të rrezikshme.Jeremiqi e falenderonte përulësisht ministren spanjolle thuajse ajo ishte më e fuqishme se Amerika dhe shtetet e tjera kolosale që e kanë pranuar pavarësinë e vendit tonë?!Madje madje/edhe kësaj radhe,si një pllakë e prishur e gramafonit/ asaj ia tregonte rrezikun e mëtejmë i cili mund t’i rrëmbente shtetet e tjera,duke e pasur parasysh edhe zorin e mëtejmë me Sanxhakun,Vojvodinën,Luginën e Preshevës etj.Ministrja e jashtme ia kishte bërë qejfin se Spanja edhe disa kohë do të vazhdojë të mbajë qëndrim të njejtë kundër pavarësisë së Kosovës,por nuk i kishte treguar atij se sa vështirë i kanë punët vetë spanjollët dhe se janë bërë për vitra sikur grekët.

 

Dhe se sa ishin qesharake fjalët e tij,tregon edhe ahmakllëku i rastit ,kur i thotë se’’Serbia kurrë nuk do ta lejojë separatizmin e Kosovës dhe shpalljen e njëanshme të Pavarësisës së saj!!!’’.Kishte harruar budallai se një gjë të tillë /por nga zori shumë i madh/e kishte lejuar ai i cili i bëri tri luftra në Ballkan dhe kur i erdhi veja te...iku sa më shpejt që mundi nga Kosova duke e marrë me vete ushtrinë dhe policinë e çmendur me të cilën vriste,digjte dhe shkatërronte gjithçka që gjente përpara.Dhe bëj çudi se si disa nga njerëzit në Serbi e quajnë diplomat këtë viç ose këtë’’trim të pa parë’ të cilët, duke u lavduar ‘’se Kosova është pjesë e Serbisë’’, duhet të marrin  leje kur të vijë në  Kosovë!!!Kjo farë floskule që përmendet nga zyrtarët serbë është bërë shumë bajate edhe për fëmijët e vegjel.Kush i pyet ata se a do ta lejojnë apo jo një gjë të tillë,kur janë të rrezikuar që edhe Sanxhaku së shpejti do të niset rrugës sonë,të cilin sa po munden po e marrin me të mirë/duke e ditur se Sanxhaku,poashtu si edhe Kosova Amerikën, e ka mikun dhe vëllaun shumë të fortë atje në Stamboll/.Jeremiq dhe Tadiq po harrojnë se pikërisht Gjykata ndërkobmëtare /nga e cila kanë kërkuar vetë/e ka dhënë mendimin meritor pro Pavarësinë e Kosovës,duke mos mundur t’iu ndohmonte as Rusia e tij e dashur por as Spanja së cilës ,kohëve të fundit i janë bërë punët llugë .Mes tjerash çka janë duke menduar ata se populli shqiptar do të hyjë në Serbi pas të gjitha atyre luftrave për liri dhe pas 12 vjet çlirimi?!”.Por çuditërisht këtë mund ta shohim vetëm tek budallenjtë e papërmirësuar kurrë.Jeremiq nuk po e sheh se pikërisht me veprimet e veta inatçore dhe fëmijënore është duke i ndihmuar edhe separatizmat tjerë brendapërbrenda Serbisë.Kjo është gjithnjë e më tepër evidente dhe në dëm të vendit të tij.Dikush mund të thoshte se ky njeri njëmend është duke jetuar në ankthe të përhershme nga të cilat nuk mund të shërohet kurrë!Gjithashtu duhet theksuar se sa herë Jeremiqi paraqitet me ndonjë deklaratë kundër Pavarësisë së Kosovës ,atëherë menjëherë vendin tonë e pranon ndonjë shtet i ri!Shpresojmë dhe jemi të bindur se edhe kësaj radhe do të ndodhë njejtë.: Edhe Millosheviqi thoshte:Kemi fituar ndaj NATO-s,prandaj edhe Jeremiqi po përpiqet që të fitojë kundër Bashkësisë ndërkombëtare dhe Gjykatës së drejtësisë.,kur dihet se 76 shtete e kanë pranuar Pavarësinë e këtij vendi..Si duket Serbia akoma nuk po e kupton se nuk është pjekur për fitore të vërteta.!Kosova për Serbinë është mision i pamundur dhe sa më shpejtë që ta kuptojnë sot,, aq më mirë do të jetë edhe për gjeneratat e ardhshme.

 

Dhe në fund duhet theksuar faktin se gjersa ta ketë Jeremiqin si minister të punëve të jashtme,i cili me 5 shtete që janë bërë për vitra i shantazhon edhe 22 tjera të fuqishme nga Unioni evropian që e kanë pranuar Pavarësinë e Kosovës, atëherë vaj halli për Serbinë!