| E diele, 19.06.2011, 07:56 PM |
Poezi nga Neki Lulaj
KUSH E PËRBUZË KRENARINË E KOMBIT…..?
E pashë me sytë e mi si në endërr,
se nata si teja e bren kohën pa mëshirë,
tenda jashtë villte ajr të pështymosur e kullonte jargë,
atje degjohëj gjëmë ,ofshamë, e klithje për ndihmë.
Mbrenda aty dëgjova turbullt se flitej veç shqip,
e langonjtë e pa ngopur rrugëve vrapojnë pasë gjahut,
kurse veteranët si gozhdat e shtrëmbura dhe të ndryshkura,
të ngulur në trerët e kalbur,në grevë urie,presin diçka prej jashtit.?
Gojën prush nga etja e buzët tharë, të çara e të rreshkura,
barkun bosh si kënetat e shtjerrura,për një ideal,
veteranët ,skifterat e sakrificave sublime,
dërgjen nën tendën e improvizuar,e qendrojnë krenar….!
Të shurdhërit, tëvërberit të pa dëgjueshmit ne krye të vendit,
injorantët e pa parë,kundër krenarisë së kombit,
nuk e kuptojnë dhembjën ,plagën ,as kërkësën shqip,
kur i ftojnë në gjuhën e sllavit, versulën si ujqit tërbuar pasë gjahut.
Kush nuk e dëgjon dhembjën dhe klithjën ne gjuhën amtare,
themelet i lëvizin si shkëmbit nga vullkani “Mauna Loha”
kështu pat thenë patrioti dhe ideologu Luigj Gurakuqi,
i cili u tretë dhe u shkri si hiri kur i fikët prushi atëror.
LARGË BIBLIOTEKËS SË HESHTUR
Po e mrizoi vetmin e pa dëshiruar,
mendja po me kalaron dikund n´gjeti,
në heshtje po pralmisi si Nënë Lokja,dikur vekun,
e marimanga ne një qoshe po e thurë rrjetin.
Nga jashtë një çerrë-çerrë ,karkaleci
e disa hamë-hama, qenëve të pa artikulluar,
nata e shtrinë veladonin e heshtjës
e plepat buzë rrugës nga era përpelitën pa pushuar.
Mbi trerët e Odës prej druri,
teja sonte bluan miell druri, pa pushim,
pa uij,pa gurë mulliri as pa energji,
s`ka kush t`ja ndajë ujemin bluan ,bluan me nxitim.
Edhe në bibliotekën time kohë madhe,
atje pluhuri ka rritë grumbullin edhe shtratin,
sonte në pikën e territ dhe ne qetësinë e kësaj nate,
mijtë po i shfletojnë, Naimin ,Asdrenin dhe Migjenin.
Librat i ka kapluar heshtja vetmia frika e tmerri,
presin mendje ndriturin e dorë lehtin për shfletim,
sonte atje mbretëron një heshtje e imponunar,
mijtë e uritur brejnë fletëte pa e notuar as nje mendim.
ATA
Ata që nuk dinë të kërkojnë dot falje,
u rritët kamata e fajit,dhe e turpit njërëzor,
hasmëria për hakmarrje neve na shtohët,
sikur edhe ,dashuria dhe rrespekti për Jasharajt heroi.
Kam dashur dhe dua,ti kthej Dri e Bunë në Drenicë,
ta shofin Jasharajt në Prekazin legjendar,
se e tërë bota e shqiptarisë,andej,
shprehë rrespektin për qendresën e tyre të rrallë.
Kam dashur dhe dua,
që te katër stinët ti kthej në gjelbrimin,
ta shofin të gjithë të martirizuarit,e Dardanisë
se sa shumë ka rritur shtatin Liria,në vendin tim.
Kam dashur që me komandant, Ahmet Krasniqin,
ne të dy bashkë ne Zhilivodë, të shkojmë
nuk mundëm ,nuk na u benë punët, se atë nuk e kurseu jeta ,
se banda e SHIK-u, në Tiranë atë e likuidoi.
Kam dashur dhe dua,
ta hapë Parkun e Paqës dhe të dashurisë,
ne te ti kultivoi mbi 12 mijë lule e pemë shumë ngjyrëshe,
si nderim për te gjithë ata që hyjnë në Historinë e shqiptarisë !
Në Parkun tim te Paqës,
çdo trung dhe lule nga një emër do ta mbajë,
si ndërgjegjësim dhe mësim për gjeneratat e ardhme,
me emrat e atyre që u anatemuan,për liri dhe truallin Dardan.