Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Jahja Kokaj: Ambasadori palestinez Mohamed Nabhan dhe injoranca e tij politike

| E diele, 19.06.2011, 07:59 PM |


AMBASADORI PALESTINEZ MOHAMED NABAN DHE INJORANCA E TIJ POLITIKE

 

Nga Prof. Dr. Jahja Kokaj

jkokaj@yahoo.com

 

Këto ditë ishte në vizitë zyrtare në Beograd, ambasadori Palestinez Mohamed Nabhan. Duke shpreh injorancën inferioritetin njerëzor dhe politik, ai gjatë kësaj vizite, vetëm e vetëm për të ja u bërë qefin autoriteteve serbe, futet në çështje politike dhe hisorike të Kosovës. Duke folë për dimenzionet historike të shqiptarëve, Kosovës dhe Serbisë ai jep deklarata paushalle, të pavërteta dhe politikisht idiotike. Konkretisht ai deklaron që Kosova gjithmonë ka qenë pjesë e Serbisë. Shihet qartë që z Nabhan, nuk ka njohuri elementare për Kosovën e as Serbinë. Ky i mjerë i fesë myslimane nuk e ka të qartë që kur u vendos që Kosova të mbetet jashtë Shqipërisë, faktori kryesor ishte fakti që në Kosovë dhe Shqipëri shumica e popullsisë ishte myslimane. Fatmirësisht tani perëndimi, siç i quan ai shtetet Europiane dhe Amerikan, e kanë të qartë që shqiptarët e Kosovës në veçanti dhe Shqiptarët në përgjithësi, janë miq të sinqertë dhe të pranuar nga Amerika dhe Europa. Shqiptarët e Kosovës, Shqipërisë dhe kudo që janë, janë miq të Amerikës, dhe shteteve më eminente perëndimore dhe Botërore. Zemërplasësia dhe dekleratat ugurzeza të Nabhan nga Palestina, nuk e ndrrojnë faktin që Kosova sot është shtet i pavarur, i rekognisuar nga 73 shtete, përfshi këtu shtetet ekonomikisht dhe politikisht më të fuqishme Botërore. Në vend që të merret me historinë e Shqipërisë apo të Serbisë, duke shprehë mosdijen elementare dhe injorancën e tij, Z. Nabhan duhet të merrej me historinë e vendit të tij, të cilën histori unë nuk e di, por historianët Izraleitë japin argument se ajo historikisht ishte tokë Izraelite. Po them se unë nuk e di historinë e vendit të tij, por e di që kishte me qenë më e ndershme dhe nuk do ta degradonte personalitetin e tij si ambasador, nuk do ta degradonte  politikën e shtetit të tij, të cilën dyshoj që ai e shprehte me këto deklarata, poqese, po të fliste për historinë e shtetit të tij.

Z. Nabhan, flet për faktin që studentë palestinezë kanë studjuar në Jugosllavi. Ky fakt nuk është aspak koherent me.çështjen e historisë së shqipëtarve. Por hierzimi i pakurriztë e tij ndaj serbëve bënë që të flet pavazhdimësi logjike, pa mesazhe politike të mençura dhe me gabime apo injorancë karshi fakteve historike. Megjithatë kur është fjala për studimin e palestinzëve në Jugosllavi, kam dëshirë të theksoj që dy  palestinezë ishin studntë në Univeritetin e Kosovës, pikërisht ishin studentë të shkruesit të këtij artikulli, në vitet e ‘80-ta. Këta sudentë  kishin përkrahje të veçantë nga unë dhe kolegët e mi. Nuk shpresoj që ata apo shumica e palestiezëve ndajnë mendimin e Z. Nabhanit, lidhur me

Kosovën.

Megjithatë, është e njohur që një numër i paletinezëve kanë treguar bukëpermbysje. Këtu desha të theksoj faktin që është i pamohueshëm, e jo sikur se deklaratat e z. ambasador, për Historinë e shqiptarëve, sebëve apo Ballkanit. Është e njohur që një numër kolosal i palestinezëve të ikur nga okupimi izraelit, ishin të sterhuar me dekada në Kuvajt. Me dekada të tëra ata ishin të mirëpritur. Kishin jetë shumë loksoze, pozita të larta në banka, në universitet e gjetiu. Por njerëzit me vyrtyte të ngjajshme sikur se z. Nabhani, bënë atë që është më çnjerëzore, gjatë kohës së okupimit Irakian të Kuvajtit. Palestinezët e këti lloji, sulmuan vajzat e dhe gratë e reja të fqinjëve kuvajtas. Plaçkitën fqinjët e tyre kuvajtas dhe bënë veprime më çnjerëzore dhe barabare. Natyrisht pas ndërprerjes së okupimit, pra kur Kuvajti u lirua, këta palestinezë e gjetën atë që merituan. Humbën jo vetëm pozitat në universitet e gjetiu, por u larguan më se disa qindra mijëra, të turpëruar nga Kuvajti dhe luksi i tyre jetësor.

Me deklaratën e tij lidhur me mosnjohjen e Kosovës nga shtetet arabe-myslimane, ai futet poashtu në një çështje që venë në pah jo qëndrimet kundër lirisë së Kosovës, por politikën e deshtuar të disa shteteve arabe apo myslimane. Kam dhjetra palestinezë miq të cilët flasin për ciliësitë korruptuese dhe anti kombotare të një pjese të udhëheqjes aktuale Paletineze, të llojit të Z. Nabhan. Ata sikurse shumë palestinezë të tjerë respektojnë dhe admirojnë lirinë e Kosovëes dhe shqiptarëve.

Por duke përgenjeshtruar qëndrimet e hierzuesit ndaj serbëve, desha të vë në dukje faktin që shteti që ka rol qëndror në shtetet islamike apo arabe, Arabia Saudite, e ka njohur pavarsinë e Kosovës. Nje numër tjetër shtetesh ka njohur pasaportën e Kosovëes, duke premtuar që së shpejti do ta bëjnë dhe pranimin definitive zyrtar të shtetit...

Natyrisht diktatoret siç janë Mubarak, Gadaf, Asad, e të ngjajshëm, me kambengulësi e mohojnë pavarsinë e Kosovës. Ata nën pretekstin shteteve të paangazhuara, apo satelite historike të Rusisë dhe Serbisë, kambëngulsisht mohojnë lirinë dhe pavarsië e Kososvës. Ata mohuan me dekada edhe lirinë popullit të vet... Ndaj si duket edhe numrojnë ditët e qëndrimit në poste, në mos edhe ditët e jetës. Me siguri, regjimet pasuese demokratike do të njohin lirinë e çdo kombi, ndaj edhe të shqipetarëve, përkatsisht të Kosovës.