| E diele, 03.02.2008, 07:09 PM |
Replike shkrimit “Holokausti dhe persekutimi komunist” te Fatos Lubonjes!”
Nga Paul Tedeschini
![]() |
Kryemyftiu palestinez Amin al-Hysen me Hitlerin |
Se pari due te vè ne dukje se terbimi ne shkrimin e siper treguem kundra “komunizmit ne Shqipni dhe mbeshtetsve te tij” nga zotni Fatos Lubonja, te birit te shokut te “Partise” dhe njikohesisht “te anmikut te popullit dhe te Partise” Todi Lubonja, asht krejtesisht i drejte dhe i justifikueshem.
Se dyti due te vè ne dukje se ka prova te pakundershtueshme qe gjate Luftes se Dyte Botnore populli shqiptar i Shqipnise, i perbame nga ma shume se gjysma musliman dhe pjesa tjeter kristjan, ka qene nji mbrojtje e forte e hebrejve shqiptar dhe joshqiptar.
Se treti due te tham se, per shkak te mosnjohjes sime, une nuk jam ne gjendje te baj ndonji pohim mbi qendrimin, e favorshem apo te kundert, ndaj hebrejve, gjate luftese se dyte botnore nga ana e shqiptarve te Kosoves dhe te Maqedonise.
![]() |
Myftiu i Madh Palestinez parakalon prane trupave SS te divizionit boshnjak “Hanxhar” |
Prandaj, ne baze te çka shkrova ma nelt, mbrojtja e hebrejve nga shqiptart gjate Luftese se Dyte Botnore ka lidhje ekskluzivisht vetem me traditat mijvjeçare te shqiptarve pa dallim, te cilat vetem nji antishqiptar ka paftyrsine dhe guximin ti mohojne.
03.02.2008