Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Reportazh nga Karaceva e Epërme, Komunua e Dardanës

| E shtune, 18.06.2011, 07:58 PM |


 

 

REPORTAZH NGA KARACEVA  E  EPERME KOMUNA  E  DARDANES

 

NE  KUIZIN  E  DITURISE  "EUROPA  ME  AFER",  TE  ORGANIZUARE  NGA  KESHILLI  I EUROPES, DHE   MASHT-I  SHKOLLA E  KARACEVES  SE  EPERME  " AVNI  RRUSTEMI", ZURI VENDIN  E  PARE  NE  REPUBLIKEN  E  KOSOVES.

 

Nga Ramiz DERMAKU

Fotot: Vedat DERMAKU

 

Ishte ditë qershori  e vitit 2011, ne në planprogramin tonë kishim paraparë që ta vizitojmë shkollën fillore "Avni  Rrustemi" në Karaçevë të Epërme, komuna e Dardanës. Atë ditë  vere  unë orvatesha të shënoja  çdo gjë që shihja, çdo gjë më dukej e bukur dhe joshëse. Ndahemi nga aksi rrugor Shipashnicë - Gjilan dhe dhe ia mësyejmë fshatit Karaqevë e Epërme,  pikërishtë  Shkollës Fillore "Avni Rrustemi". Sa më tepër që i ofrohesha fshatit Karaqevë e Poshtme , aq  më tepër më shtoheshin të rrahurat e zemrës dhe asesi nuk mund të qetësohesha, më dridhej trupi, ndjeja një dhembje. Të dy anët e rrugës  ishin të mbushura me lulëbozhuri, të cilat ia shtonin  bukurin  rrugës. Por në anën tjetër këto lule bozhuri, më përkujtonin  gjakun   e derdhur të popullit shqipëtarë për çlirimin e Kosovës. Po thashë vehtmevehte nga gjaku i derdhur i martirëve kanë mbirë  këto lule ... , vazhdojmë rrugën gjarpërore, për pakë çaste më kujtohet ..,  në maje të kodrës-bregut dikur ne luanim futboll ..., e sot..., nuk guxon ta kethesh as kokën, sepse aty patrullon gjandarmëria serbe. Në qendër të fshatit  Karaçevë e Epërme, pasi ne nuk e dinim rrrugën që shpie drejtë shkollës, ndalim veturën dhe pyesim një fshatatrë ?  Ku ndodhet shkolla e  Karaçevës së Epërme, dhe  cila rrugë të shpie drejtë saj ? Ai me një    të ultë na tregon. Nisemi drejtë shkollës kur para nesh qëndron krenarë lapidari i dëshmorit të kombit Asllan Thaqi. Ndalim veturën, dalim jashtë ecim drejtë lapidarit , dhe i bëjmë një minutë heshtje në shenjë nderimi dhe falenderimi për të gjitha që ai bëri për çlirimin e Kosovës. Vedati, nga qanta nxjerrë aparatin dhe bënë dy fotografi.

     Rruga e cila na shpiente drejtë shkollës ishte një rrugë e asfaltuar por shumë e ngushtë. Shkolla ndodhej rrënzë maleve të larta, e  rrethuar me pisha. Ne rrugë takojmë punëtorin teknik Refik Kastratin, i cili na përshëndetë ngrohtësishtë dhe na dëshiron mirëseardhje. Muret e lokaleve të shkollës ishin të mbushura me aktivitete shkollore. Ne aty pamë grupin e poetëve të rinjë, grupin e historianëve, gjeografëve, artit figurativ, biologëve, kimistëve, grupin punues për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Fëmijëve, grupin e kulturës fizike, etj. Pra, këto të gjitha që pamë ne tregonin  se aty ku punohet me seriozitet dhe përkushtim nuk mungojnë edhe rezultatet.  

Historiku i Shkollës Fillore "Avni RRUSTEMI" ,në Karaçevë e Epërme. Shkolla  Fillore në Karaçevë të Epërme për herë të parë u hap në vitin 1945, në shtëpinë e Bajram Kastratit e cila kishte 35 nxënës, ndersa mësues i parë ishte NDUE ZEF MARKAJ-nga Reçi i Shqipërisë. Me kalimin e kohës numëri i nxënësve rritej , ndersa objekti ku zhvillohej mësimi nuk i plotësonte kushtet më elementare për mbajtjen e procesit mësimor. Fshatarët duke e kupëtuar  rëndësin e arësimit, në vitin shkollor 1955 -1956,  iu përveshën punës për ndertimin e një shkolle të re  me dy klasë mësimi. Me ndertimin e këtyre dy klasëve jo që u përmirësuan kushtet për zhvillimin e procesit edukativo aresimor por arriheshin rezultate inkurajuese  edhe në suksesin e nxënësve dhe mbarë procesin edukativo-arësimorë. Gjatë vitit  shkollor 1974 - 1975, në Karaçevë të Epërme, hapet edhe klasa e VIII-të, kështu që shkolla jonë bëhët shkollë e plotë fillore, deklaron drejtori i shkollës z. Agim KASTRATI. Deri në shtatorin e vitit 2003 nxënësit e të dy  fshatërave; Karaçevë e Epërme dhe Karaçevë e poshtme. Falë kontributit të Mërgimtarëve  dhe fshatarëve të fshatit  në vitin 2001 ne filluam ndërtimin e shkollës së re ku ne jemi duke biseduar sot. Deri sa ne pinim nga një gotë ujë, z. Basri Kastrati pjesëmarrës i luftës së fundit të UCK-së,  i zhgënjyer me të gjitha dukurit negative që i kanë përfshirë institucionet tona; korrupsioni, karierizmi, bajraktarizmi, familjarizmi, majtizmi, marksizmi, lenininizmi dhe shumë e shumë dukuri tjera negative , merr ë  frymë thellë.., ofshan dhe thotë; Unë shumë njerëz njohë dhe  e dij se nuk kanë marrë pjesë në luftë për çlrimin e Kosovës .., nga okupatori serbo sllavë, e sot ndodhen në listën e pjesëmarrësve të luftëtarëve apo invalidëve të UCK-ës. Kjo është një  turp s'pari i atyre që kanë pranuar  të gënjejn, e pastaj edhe i atyre që i kanë pranuar gënjeshtrat e tyre. Basriu ishte tejet i revoltuar me disa dukuri  negative të cilat po e pengojnë ndertimin e shtetit tonë.

Shkolla jonë numëron 173, nxënës me të cilët punojnë 14 - mësimdhënës, tre punëtorë  teknikë dhe Drejtori i shkollës. Nxënësit tanë kanë marrë pjesë në të gjitha garat , duke filluar nga ato Komunale, Regjionale, Republikane. Në kuizin e diturisë të organizuar nga Këshilli i Europës dhe Ministria e Shkencës  dhe  Teknologjisë, MASHT-it, nxënësit e shkollës sonë  zunë vendin e parë në Republikën e Kosovës. Shkolla jonë posedon kushte solide për punë, prandaj nuk mungojnë edhe sukëseset ne këtë drejtim, deklaron  drejtori Agim Kastrati. Nga bankat e kësaj shkolle dolën kuadro të profileve të ndryshme; P.SH, mësues, profesorë, mjekë, ingjinjerë, magjistra, Doktorë shkencave, oficerë ushtarakë, pilotë, etj. Ne vazhdon drejtori i shkollës Agim Kastrati, me datën 8.02.2011, ne u informuam nga Këshilli i Europës dhe Ministria e Arësimit  Shkencës dhe Teknologjisë, MASHT-i , se jemi shpallur shkollë PILOTE, në nivel Komunal. Pastaj kemi zhvilluar gara në nivel të regjionit të Anamoravës, me komunat ; Gjilan dhe  Viti. Garat janë mbajtur me 30 marsë të vitit 2011 në Gjilan. ku shkolla jonë zuri vendin e parë në regjion. Nga këto gara shkolla jonë u plasua për gjysëm finale, të cilat u mbajtën në Prishtinë, të njejtën ditë janë zhvilluar edhe garat finale, me 06. 05.20011. Në garat gjysëmfinale kemi garuar me: Shkollën e Prizrenit të Mitrovicës, një shkollë nga minoritetet, pra në finale kanë marrë  pjesë  8 - shkolla. Në finale shkolla jonë  ka  garuar me shkollën e  Komunës së  Shtimes ku nxënësit e shkollës sonë zunë vendin e parë në Republikën e Kosovës. Pasë këtij suksesi të arritur kemi marrë shumë telefonata, mirënjohje  nga Drejtoria Komunale e Arësimit- DKA-ja. Ndersa bashkëfshatarët tanë kanë organizuar një pritje madhështore për sukësesin e arriturë .  Me buqeta të mëdha lulesh dhe nën tingujtë e muzikës ne kemi kremtuar deri në orët e e  herëshme të ditës së nesërme. Mërgimtarët tanë që punojnë në botën e jashtëme   organizuan kokëtej  për të gjithë qytetarët, ndersa nxënësve që morrën pjesë në gara i shpërblyen me dhurata modeste në para të cilat janë një inspirim dhe për gjeneratat e reja që të angazhohen më  tepër ne të ardhmen. Në shkollën tonë veprojnë edhe aktivet e ndryshme: si aktivi i gjuhëtarit, shkencave të natyrës, aktivi për mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Fëmijëve, pranë shkollës sonë, pastaj aktivet kulturore; Edukatës fizike, muzikore, dhe grupi i Piktorëve. Ne pyetjen tonë: Se si i kanë pritur arsimtarët , reformat shkollore drejtori z. Agim Kastrati, shtonë:Arsimtarët tanë i kanë mirëpritur  dhe kanë ndjekur trajnime nga më të ndryshmet  dhe janë aftësuar për zbatimin e këtyre reformave të reja shkollore, edhe pse ndihet mungesa e mjeteve të konkretizimit. Kur ne e pyetëm drejtorin ,  si funksionon trekëndëshi pedagogjik : SHkollë, arësimtarë dhe nxënës, ai u përgjegjë: Sa i përket bashkëpunimit të trekëndëshit; shkollë , arsimtarë dhe nxënës lirishtë themi se këtu janë evidente edhe sukeseset  e  nxënësve. Tek kolektivi jonë deri më sot nuk kemi vërejtur ngjyrime partiake apo gjinore. Në shkollën tonë mbahet mësimi vetëm në një ndërrim. Arsimtarët në shkollën tonë mbajnë mësimin shtuesë  dhe plotësuesë. Falë bashkëpunimit të mirë që kemi me prindër ata jo që na kanë ndihmuar  me punë vullentere por na kanë ndihmuar materialishtë. Kurrë nuk ka ndodhur që gjatë procesit mësimor, rinia e fshatit t'na pengojë në procesin mësimor, kulturor apo sportiv. Në festat  të cilat organizohen në shkollë pjesëmarrëja e bashkëfshatarëve tonë është e madhe,  ata na e begatojnë dhe pasurojnë pjesëmarrjen e tyre. Në këtë vitë shkollor-2010-2011, falë bashkëatdhetarëve tanë  që punojnë e jetojnë në diasporë, dhe Shoqatës "SILISHTA", me  seli në Zvicër,  si dhe DKA-së,.(Drejtorisë Komunale të Arësimit) kemi ndertuar një depo për lëndet djegëse. Shoqata "SILISHTA", na ndihmoi me 1000 fr, zviceriane ndersa DKA-ja,me 800 Euro, për çka ju jemi shumë mirënjohës dhe u falenderohemi nga zeemra, thotë Drejtori i shkollës . Unë dua që ti  falenderoj të gjithë ata që kontribuan për të mirën e shkollës.

_ Kërkesë e imja është që sa më parë të ndertojmë një muri mbrojtës pasë shkollës (për shkakë se po rrëzohen pishat) dhe futjen e përroit të vogël në gypy betoni, e mbi ta të ndertojmë fushat e sportit. Edhe ne u ndamë nga kjo shkollë me dëshirë që kërkesat, dëshirat dhe qëllimet e tyre të realizohen sa më parë. Ne i falenderohemi komunitetit tonë dhe Kuvendit Komunalë në DARDANE, për të gjitha ato që kanë bërë deri më tani.

Punuar me 7.06.2011