| E premte, 17.06.2011, 07:21 PM |
Jam kthyer te dashuria ime e parë
Meshkujt shqiptarë janë të vështirë
Nga Albert Zholi
-Ç'përmbante koncerti recital me violonçel i juaji i dhënë së fundi në teatrin e Durrësit?
1-Në fakt ishte një cocktail artistik, ku minutazhin më të madh të programit luaja unë në violonçel.-Me kë bashkpunuat në këtë recital?Te ftuarit e mi ishin Mirela Xhaferri-pianiste dhe aktori i mirënjohur i teatrit te Durrësit Hysen Bashhysa. Repertori përbëhej nga autorë të njohur botërorë si; Shubert, Korsakov, Chopin, Greig etj....Në disa momente, si shkrirje e muzikës me fjalën, ishte mjeshtëria e artistit Hysen Bashhysa qe i dha akoma më shumë larmi këtij cocktail-i me poezi të përzgjedhura me shumë dashuri.
-Pse pikërisht zgjodhët Durrësin për këtë recital?
3- Durrësin zgjodha për disa arsye...mbi të gjitha unë jam durrsake,12 vjet kam studiuar në liceun e këtij qyteti,violonçelin e kam mësuar në këtë qytet, koncertet e mia të para kanë qene në këtë qytet...pra Durresi më ka krijuar dhe formuar si violonceliste...dhe une jam petagoge cello në liceun 'Jan Kukuzeli'...besoj se kisha shumë arsye që te zgjidhja Durrësin për këtë koncert.
-Cilat ishin pjesët që u duatrokitën dhe përse?
4-Pa modesti po them që i gjithë repertori muzikal dhe poetik u mirëprit me shumë dashuri dhe u duartrokit me sinqeritet....ishte një program i perzgjedhur me shumë kujdes në mënyre të tillë qe mos ta merziste spektatorin aq te respektuar që ishte prezent,përkundrazi,ti transmetonte dashuri dhe relax.
- A mendoni sot se Durrësi ka formuar një kulturë për ndjekjen e recitaleve me instrumentë të veçantë pak të njohur si violonçeli?
5-Jeta kulturore ne Durrës për hir të së vërtetës është zbehur, por nuk do thoja të njejtën gjë për artëdashesit durrsakë të cilët janë njerëz që e duan artin, muzikën....Tradita e recitaleve nuk është më intensive dhe arsyen unë nuk e di....por një gjë e them me siguri;kur durrsakëve i ofron një aktivitet me nivel,ata e mirëpresin me shumë dashuri dhe kënaqesi,aq më shumë kur behet fjalë për një instrument kaq të veçantë por tepër interesant sa violonçeli.
-A patët emocion dhe a gabuat emocionalisht në këtë recital?
6- Emocionet ishin të pranishme nga fillimi deri në fund të lojës time...u bënë vite që unë isha e shkëputur nga violonçeli...pastaj nuk ka artist pa emocione...por emocionet ishin për mirë,pozitive..përvec emocioneve kisha dhe përgjegjësine e madhe për spektatorin e nderuar që ishte në salle,doja që me lojën time t'ja bëja sa më të këndshme ato momente...dhe e bëra,ja arrita.
-A ju mungon televizione dhe a keni ndërmend të ktheheni sërishmi në tv?
7-Televizioni më mungon aq sa i mungoj dhe unë televizionit...nuk dij ta them nëse do rikthehem apo jo...n.q.s më kërkojnë në ndonjë projekt serioz pse jo? Por nuk më ka ngelur asgjë pishman nga televizioni,e ezaurova kënaqësinë që të jep ekrani në kohën kur në treg ishin shumë pak figura televizive.
-Tashmë sërishmi në qytetin e lindjes, Ju mungon Tirana?
Ha ha ha ha...ç'të më mungojë Tirana?! 30 minuta larg e kam.
-Jeta sentimentale dhe Keti…
9- Jeta sentimentale e imja nuk ka ndonjë risi...:))...por sentimenti nuk mungon.Ndërsa Keti është po e njëjta si tip (që ti ,dhe ata ose ato që më duan më njohin),por me dëshira te reja dhe me më shumë energji pozitive. Tashmë jam kttyer te dashuria ime e parë violoncçeli. Dashuria e dytë ishte televizioni. Për meshujt? Janë pak të vështirë meshkujt shqiptarë..
-Synimi në të ardhmen?
10- Të ardhmen nuk mund ta parashikoj,por me ndihmën e Zotit,synimet janë; të realizoj gjëra te bukura.për ti dhënë kënaqësi vetes dhe të tjerëve. Të uroj shumë suksese ty si gazetar dhë të falenderoj për këtë intervistë ku unë u ndjeva shumë komode.