Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Në vitin 2013 ndoshta të gjithë shqiptarët do të kenë vetëm një Abetare?

| E enjte, 16.06.2011, 07:47 PM |


NE  VITIN 2013  NDOSHTA  TE  GJITHE  SHQIPTARET  DO  TE KENE  VETEM  NJE  ABETARE ?

 

Nga Ramiz  DERMAKU

 

Endërr e kahmotshme e shqiptarëve ka qenë dhe është edhe sot, që sa më parë  të kemi një Abetare të përbashkët dhe literaturë të  njejtë shkollore. Abetarja e gjuhës shqipe duhet ti bashkoj të gjithë shqipëtarët dhe të prekin çështjet kombëtare, siq janë lëndët e historisë, muzikës, artit, dhe trashigimisë kulturore. Përmes Abetares do të shkrihen kufijtë gjeografikë dhe do të bëjnë që ata të jenë vetëm në letër, sepse pavarësisht se ku ne jetojmë ; në Shqipëri, Kosovë e Mal të Zi apo në Camëri, Preshevë e Maqedoni apo edhe më larg pra në Evropë, e Amerikë, Abetarja duhet të jetë e njejtë. Kjo ëndërr e kahmotshme e shqiptarëve dhe për tekste të unifikuara shkollore si duket tani ka filluar ta zgjojë elitën intelektuale të Kosovës dhe ate të Shqipërisë. Siq jemi informuar në Tiranë është ngritur një Komision Qendror për Unifikimin e Teksteve Shkollore, ndersa në prill u mbajt edhe takimi i parë me të gjithë përfaqësuesit e trojeve etnike shqiptare. Ideja e librave të përbashkëta shkollore, është shumë e vjetër aq sa edhe dëshira e shqiptarëve për të qenë të bashkuar. Unë mendoj se më së largu viti 2013 shqiptarët do ta realizojnë ëndrrën  e bashkimit  rreth  Abetares së gjuhës dhe njësive mësimore të cilat do të trajtojn çështje kombëtare.

Që nga viti 2000 përfaqësues të ministrive përkatëse nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia ia filluan punës për nxjerrjen e një Abetare- mbarëshqiptare. Para kësaj si në Kosovë e Shqipëri ponjashtu edhe në Maqedoni, ndodhen ngjarje te paparashikiueshme politike, të cilat penguan  iden për unifikimin e teksteve shkollore dhe për aplikimin e Abetares mbarëshqiptare ne të gjitha shkollat të cilat ndodhen ne trojet  etnike dhe jashtë tyre. Siq dihet tani në 2011 nuk ka dallime të mëdha në mes programeve dhe koncepteve arsimore në shtetet e ndryshme ku jetojnë shqiptarët. Të gjithë duhet ta kupëtuar se periudha e tretë ose siq quhet periudha e passocializmit duhet të hapë shtigje të reja të cilat na qojnë drejt integrimit drejt Bashkimit Evropian dhe vlerave të reja shoqërore. Prandaj krahas kësaj duhet të bëhet edhe rruga e unifikimit të teksteve shkollore dhe reformimit te tyre sipas standardeve të shteteve të zhvilluara në BE-së . Prandaj integrimi mbrendashqiptar në kontekst të programeve dhe teksteve shkollore është një rrugë e cila s'ka kthim. Iniciativat për unifikimin e lektyrës shkollore tani duhet të asot kërkohet nga oeganet kompetente që sa më parë të fillojnë bisedimet, sepse dikur bëhet vonë- shumë vonë." Në fakt, Tirana dhe Prishtina ia kishin nisur të mendojnë në këtë drejtim seriozissht. Të dy kryeqendrat e shqiptarëve e kanë kupëtuar mirë se botën e pas-Luftës së Ftohtë, e pret një luftë e pakompromis përplasjesh kulturore. Në botën e pasë-Luftës së Ftohtë, ndarjet më të mëdha në mes të njerëzve nuk janë ideologjike, politike ose ekonomike. Ato janë kulturore", shkruan politologuSamuel Huntington në librin e Tij "Përplasja e qytet ërimeve dhe ribërja e rendit botëror".

Tirana duhet të jetë promotore e bashkimit

Vitin e kaluar kryeministri i shqiptar Dr. Sali Berisha, priti delagacionin nga Komisioni Parlamentar i Kosovës për Arsim dhe Shkencë, u tha hapur se keni mbështetjen e tij politike për tekste të unifikuara.

Ish. presidenti i Kosovës z. Behxhet Pacolli, në bisedë me kryetarin e Shqipërisë z. Bamir TOPI, vend të rëndësishëm zuri, biseda  kushtuar  lëvizjes së lirë të ideve, unifikimi i teksteve shkollore, dokumentacioneve përcjellëse dhe të ngjashme." Të vërtetat janë një dhe të njejta për të gjithë. Eshtë në detyrën e shkencës që t'ia largojë pluhurin dhe mykun e së kaluarës atyre të vërtetave dhe t'i bëjë ato të shëndrisin ".

pur se keni mbështetjen e tij politike për tekste të unifikuara. " Të vërtetat janë një dhe të njejta për të gjithë. Eshtë në detyrën e shkencës që t'ia largojë pluhurin dhe mykun e së kaluarës atyre të vërtetave dhe t'i bëjë ato të shëndrisin ".

 

P.S: Vazhdon...