| E merkure, 15.06.2011, 07:04 PM |
Ç'është politika?
Nga Faik Krasniqi
Një pyetje që ka shumë përgjigje. Poli-shumë, tiki-insekt që ushqehet me gjak (pleshti), dihen politikanët e botës sa të pa ngopur u treguan ndaj gjakut. Fjalori ynë ka katër përgjigje. Kuadrati s'të lejon të gjitha. E 4- thotë: Dinakëri në qëndrim e në sjellje, dredhi, që përdoret nga njerëz jo parimorë për qëllime të caktuara, ose për të mashtruar dikë.
Politika ka përkufizime që i duam të gjithë, ndërsa në praktikë ato shformohen nga përcaktimi që ne i duam të gjithë. P.sh. Politika është kompromis, po ja që ka raste kur kjo s'bëhet, pse? sepse kompromisi kërkon lëshime të dy anshme, lëshime që i kërkojnë të dy palët, jo një palë, kjo s'u arrit me ngërçin në Shqipëri për afër dy vjet. Duket që lakrorit allashqiptar më mirë mos i zbuloheshin petët. Kur arrin politika në këtë pikë, s'besoj të jetë politikë.
Politika është Diplomacia e Mafies veshur me pushtet, një art celebrimi, në të cilët popujt zihen në Grackë !
Politika është një ''prostitutë'' që administrohet (luhet) nga një kodosh. Politika është ''kurvë'' dhe të mashtron , kur të kthehesh për së dyti herë të bësh llogarinë do të shohësh se je humbës, sepse herën e parë nuk e merr vesh se të mashtron.
Politika është shkenca e zbulimit, dhe koordinimit formal të mjeteve dhe strategjive specifike për të përmirësuar ekzistencën e njeriut (Yevgeny Rodionov).
Politikë do të thotë bashkëpunim, tolerancë, mirëkuptim i grupeve shoqërore PËR TË MIRËN E VENDIT, por politika shqiptare është politikë grabitqari ku korbi ha jo vetëm zogjtë e vet por dhe të tjerë të pafajshëm.
(Autori është publicist i pavarur nga Prishtina)