| E marte, 14.06.2011, 08:02 PM |
Vizita e dytë "Kampit Grevist", ish-ushtarë të UÇK-së
Dhembja e Krenarisë Kombëtare
Nga Fazli Maloku
besio4@hotmail.com
Sot, së bashku me z. Kadri Manin dhe z. Kadri Llugaliun, vizituam për të dytën herë grevistët, ish ushtarët e UÇK-së, të cilët 22 ditë më parë filluan grevën të paafatzuar me të vetmin qëllim që t’i zgjojnë nga gjumi dhe të vetëdijësohen qeveritarët e parlamentarët e Republikës së Kosovës, që sa më parë të miratohet Ligji Mbi Vlerat e Luftës së UÇK-së, në mënyrë që të mos ket mundësi të nëpërkëmbën çlirimtarët, invalidët e luftës si dhe familjet e dëshmorëve, por të drejtat e tyre legjitime të sanksionohen në Kushtetutën e Kosovës si dhe në ligjet përkatëse. Gjendja e tyre shëndetësore është alarmante dhe deri më tani nuk shenja se dikush nga kompetentët po mirret me këtë çeshtje, përjashto disa blic vizita që ua bëjnë më shumë për reklamim sesa për një çasje serioze të zgjidhjes së problemit. As pas premtimeve të kryeparlamentarit të Kosovës z. Jakup Krasniqit, i cili para pak ditësh ua bëri një blic vizitë, në horizont nuk duken shenja se ka filluar ndonjë organ qevqritar përkatës për zgjidhjen e statusit të veteranëve, invalidëve dhe familjeve të dëshmorëve! edhe pse të lodhur e të molisur me klërkesën tonë disa grevistë pranuan të na japin një intervistë të shkurtër:
Grevistja: Magbule Xhemajl Bela (e vetmja greviste femër) nga Kodra e Trimave-ish Gjurgjebella e Kaçanikut, e lindur më 24.10.1973, po në këtë fshat, veterane e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e UÇK-së në Maqedoni dhe e UÇPMB-së, në Luginën e Preshevës. Ajo rrëfen:
" Kur plasi lufta e UÇK-së në Kosovë, jetoja në Holandë, sëbashku me vajzën time-Xhejlanën (03.08.1991). Pa ngurruar solla vajzën në Maqedoni tek të afërmit e mi për një strehim të përkohshëm. U ktheva përsëri në Holandë, rregullova disa punë të mia, me një fjalë bëra përgatitjet e nevojshme për një rrugëtim për në Shqipëri, nga ku do të futesha në Kosovë për t'iu bashkangjitur UÇK-së së lavdishme. Nga dëshira për të qenë sa më parë e rreshtuar në UÇK, rruga më dukej tepër e gjatë. Ndjeja të rrahura të zemrës dhe vetëm parafytyroja se si do të dukem me uniformën ëmblematike të UÇK-së. Ndjenja për hakmarrje ndaj forcave ushtarako-policore e paramilitare serbiane për të gjitha ato vrasje mizore, masakrime e dhunime mbi vëllezërit e motrat e mia ishte tepër e fuqishme. Pas qendrimit disa ditësh në Burrel të Shqipërisë, dersa i bëmë stërvitjet e nevojshme na erdhi radha të nisemi në njërin nga "njësitet speciale"të Brigadës 138- Agim Ramadani, në frontin e Kosharës. Kisha vetëm edhe një shoqe-femër: Arlinda Kerrqeli, e cila vinte nga Gjermania. Në këtë brigadë qëndrova derisa u çlirua Kosova. Pastaj mora pjesë aktive edhe në dy luftërat tjera në Maqedoni e Luginë të Preshevës. Se çfarë ushtarje isha le të flasin shokët dhe komandantë e mi, kurdo që të ju ipet rasti. Nuk dua të flas për vete. Isha dy herë e burgosur. Herën e parë në Maqedoni ku më maltretuan në mënyrë shtazarake duke mi thyer disa dhëmbë dhe shkatrruar edhe nofullën. Pastaj pata thyerje brinjësh, lëndime në kokë me pasoja edhe sot të dukshme. Në këtë moshë që jam më ka lënë kujtesa dhe po thuaj më kujtohet vetëm një pjesë e vogël e veprimtarisë s'ime ushtarake gjatë këtyre tri luftërave, nuk më kujtohen shokët e luftës dhe në këtë drejtim ndjehem keq. Zakonisht kam dhëmbje koke. Herën e dytë më burgosen në "Bonstill"-qendra ushtarake amerikane për disa muaj. Këtu nuk pata maltretime dhe sjellja ndaj nesh ishte jashtëzakonisht korrekte dhe ruhej dhe respektohej identiteti ynë si ushtarë të një ushtrie çlirimtare. Pas gjithë kësaj u ktheva në Holandë dhe ndejta edhe për plot 10 vite. Por dashnija për vendlindjen time, për Kosovën tani të lirë, më shtohej për çdo ditë që kaloja. Edhe gjumin si gjumë nuk e bëja. Ëndërrat i shihja vetëm në Kosovën t'ime! Vendosa ta marrë bijen time- Xhejlanën dhe të kthehemi në Kosovë. Për fat të keq këtu nuk gjeta atë që prita! Nuk munda të punësohem askund gjerë më sot! Nuk munda ta shkollojë vajzën dhe e detyrurar nga gjendja sociale, ajo u punësua në "Benaf" të Ferizajit, me një pagë prej 200 euro dhe po thuaj gjysma i shkojnë për rrugë në relacion, Hani i Elezit--Ferizaj. Tani që jam në grevë dua të mbetëm këtu derisa kërkesat tona legjitime të mirren parasysh."
Duke e dëgjuar këtë çlirimtare duke u rrëfyer me shumë emocione për të kaluarën e ndritshme të saj, për sakrificat e saja për kontributin e dhënë për çlirimin e Kosovës dhe lirinë që ne sot e shijojmë të gjithë, poeti i madh, Rexhep Hoxha, do të thrriste me zë të fuqishëm: " E po ku jemi o burra" ?! Vërtetë turpi nuk paska skaj! Një rrëfim që të ngritën leshrat vjen edhe nga grevisti tjetër, veteran i luftës së UÇK-së, z. Sali Qazimi, i cili jeton në fshatin Hajvali të Prishtinës s'bashku me bashkëshortën-Bedrie dhe pesë fëmijët: Çlirimtari (2000), Çlirimtarja (2002), Fitimtarja (2003), Floriani (2005) dhe Jtmiri (2007), pa kurfarë tardhurash dhe në një gjendje të vështirë sociale! Një gjendje të ngjajshme e përshkruan edhe grevisti dhe veterani: Faik Gërbeshi, njëherit vëllai i dëshmorit: Shabi Gërbeshi, me banim në Prishtinë. le të mbetemi me shpresë se megjithate kjo gjendje e grevistëve më në fund do të kuptohet dhe do të vlerësohet drejt dhe urgjentisht do të mirren masat gjegjëse me situatën që është krijuar derisa nuk ka ndodhur më e keqja!
13 qershor 2011