Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Agim Vuniqi: E panjohura...

| E marte, 14.06.2011, 06:14 PM |


E panjohura...

 

Agim Vuniqi

 

Athua sa kushton shkuerja në mars

a ka ferr e parajsë atje ?

A ka ujë,

Jetë a ka?

 

Këtu në tokë njerëzit luten çdo ditë

numrojnë zotërat e viktimat...,

sa shkronja  ka alfabeti juaj...

Çfarë thonë librat e shenjtë atje ?

 

Ky është mëmëdheu im-juaj në univers...

gur këtu, gur-krater atje

për të gjitha gravitacioni mban balansin...

...dhe pse hëna e shkelur akoma ka mbetur e paprekur?

 

Kush  zhvendosi diellin në mbrëmje

Ndërsa muzgun e bëri vesë,

Kush tha mirupafshim

për të kërkuar një jetë tjetër me shpresë

 

Kush kërkon në filxhankafeje përshëndetjet...

çka din ti për dashurinë?

Fjalët e kujt i kujton

lexo më shumë, ec me kohën

për t'u rikthyer  disi në jetë.