| E hene, 13.06.2011, 07:58 PM |
ME KETE MENTALITET MEKEMBJA ESHTE E LARGET, NDERSA MBIJETESA VAZHDON
Nga Ramiz DERMAKU
Kasta e udhëheqësve politikë sot është më e pasura, ata pinë nga "lumi" e djersa e popullit shumë më tepër se sa u takon atyre, por edhe që u mbanë lukthi, pa harruar se kështu edhe më shumë e shtojnë etjen dhe kundërpesha bëhët akoma më e rëndë .
Askush nuk mund ta mohojë faktin se Republika e Kosovës ka arritur gjatë kësaj periudhe , që nga shpallja e pavarësisë, ta ruajë stabilitetin e përgjithshëm politik, ekonomik dhe social. Por në anën tjetër të madaljes, problemet nuk mund të fshihen, pavarësisht se Qeverisë nuk i pëlqen të flasë për dështimet. Kriza politike që e ka kapluar Kosovën , është se ne po e gjymtojmë veten, por edhe të tjerët. Në revanin pasionant që u instalua menjëherë pas çlirimit të vendit , për merita e zhvatje favoresh për kontributet që kanë dhënë në të kaluarën, shumë personalitete politike e intelektuale janë degraduar nga paudhësitë e veta, ose janë zhvlerësuar nga kundërshtarët si të ishin figura të bankënotave, të cilat i nënshtrohen inflacionit galopant. Nëse veriu konsiderohet (dhe duhet të konsiderohet) si një problem i komplikuar politik, ku pa mbështetjen e ndërkombëtarëve është vështirë të arrihet një zgjidhje, pse liderët tanë nuk i thonë hapur popullit se ne nuk kemi kompetenca për ta zgjedhur këtë problem. Në disa sektorë ka ngecje të thella dhe gjërat nuk po lëvizin përpara, siq janë drejtësia, ekonomia, shëndetësia , arsimi, etj. Eshtë e vërtetë se Qeveria nuk e mbajti premtimin për shtimin e pagave në sektorin publik ,( të arsimtarëve 50% ), por kjo nuk do të thotë se standardi i qytetarëve tanë, pjesa dërmuese e të cilëve punojnë në institucionet shtetërore e publike, është rritur. Nëse bëjmë një krahasim të produkteve kryesore të shportës së konsumatorit kosovar në periudhën 2008 - 2011, për çdo artikull ne mund të nxjerrim një përfundim. Nëse pagat u rritën 30- deri në 50 -% për qind, çmimet e kapërcyen gjatë viteve të pavarësisë këtë shifër. Janë shtrennjtuar, buka, vaji, mishi,frytet dhe perimet, etj. Jo rastësishtë Kosova është vendi më i varfër në rajon dhe më të prapambeturit në Evropë. Edhe pse ne kemi resurse të mëdh a natyrore, ku mund të kemi një standard më të mirë të jetese. Por që të ndodhë kjo ne duhet të kemi qeveritarë më të përgjegjshëm në administrimin e pushtetit. Që të ndodhë kjo, ne duhet të kemi qeveritarë më të përgjegjshëm në administratën e pushtetit. Fati i keq i popullit të Kosovës është se klasa politike vazhdon ta ketë pasurimin e radhëve të saj, lajtmotivin kryesor, ndërsa nga fundi mund të fgurojë edhe shteti ,qytetari. Me këtë mentalitet, mëkëmbja duket e largët, ndersa skamja e mbijetesa vazhdojnë në Kosovën e çliruar.
Punuar me 11.06.2011
Weingarten-GJermani