| E hene, 13.06.2011, 07:59 PM |
Abuzim hipokrit i organizuar dhe skandaloz në Autostradën e Kosovës Morinë-Merdare
Shkruan Asllan Dibrani
Kosova e vuajtjeve ,Kosova e përçarjeve, Kosova e gjakosur mbas shumë shekujve, Këto tmerre Kosova dhe ai popull i përjetoj në palcë, pasojat e sajë po i ndien akoma. Ky popull po i ndien dhe plagët e shekujve, deri me ditët e sotme nga pushtuesit e racave te huaja,në fushën ekonomike,sociale, kulturore, integruese etj. Ne shqiptaret ju gëzuam "Pavarësisë se Kosovës" me këtë nocion menduam se do ti hiqen barrierat dhe ndërskamsat këtij populli të shumë vuajtur. Të keqen ta bënë vetëm i huaj të vret, të përdhunon, te nënçmon por edhe të zhduk ,se edhe për atë ka ardhur që të pushtoj ,të masakrojë të degjenerojë dhe të shfrytëzojë. Një gjë e tillë sikur po na ndodhë edhe me pushtetarët tanë shqiptar ,flasin shqip, bisedojnë shqip,polemizojnë shqip dhe udhëheqin politikë shqip,komunikojnë edhe me popullin shqip , e jo siç ishin gjuhët e pushtuesve deri me tash romake,turke,italishte bullgare,hungarishte ,gjermanishte dhe serbishte por me një politikë te mbrapsht . Po si sinonim i kësaj teme është (skandali i pa presidencë në zhvillimin e ndërtimit të autostradës
Morinë-Merdare që do të na lidhë me Evropën.
Pamje e një abuzimi skandaloze në "Autostradën Morinë -Merdare" cepi i djatht zhavorr dhe rërë, parapërgatitje përfundimtare e shtresës së fundi nga 5-6 cm" kësaj nuk i thuhet burrëri" !po korrupsion ,vjedhje e djersës se popullit. Nga kureshtja ,gëzimi,malli që ta shohë autostradën e Kombit qe mund te quhet kryevepër, u shndërrua në mllef,revoltë dhe zhgënjim?
Ishte një ditë e bukur dhe me vapë, vendosa që nga kureshtja ta vizitoj këtë gjigante "autostrade"për Kosovën akoma të varfër dhe me një ekonomi, shumë të pa perspektivë, por megjithatë u nise një rrugë e domosdoshme që i nevojitet kombit shqiptar ma shumë se çdo gjë. Zhurma e here pas hershme polemizuese për këtë rrugë, përplasjet dhe debatet në institucionet e Kosovës, nuk lenin përshtypje të populli as pak dhe shpesh është irrituar masa. Shpesh janë dhënë shifra marramendëse për këtë projekt, milionëshe e milionëshe,janë etiketuar edhe figura te mëdha politike,janë shkruar me qindra artikuj , me dhjetëra emisione televizive duke i shpalosur se kush ma shumë meritat e veta,por edhe kritikat kundër njeri tjetrit, mbi korrupsionin, hajninë dhe keq menaxhimin ekzistues në teren! Arritja në vendin e ngjarjes, sikur nuk ju pëlqej disa nëpunësve qe të hyj në territorin ku zhvillohen punimet nga firma Bechtel&Enka amerikano-turke, fituesja e tenderit për këtë autostradë. Ata theksuan që të marre ndonjë konfirmim apo leje nga të" mëdhenjtë e famshëm" të tyre për ta vizituar apo fotografuar këtë projekt që po i zhvillon punimet.
Pamje e punëtorëve shqiptarë në kohën e drekës, të firmës Bechtel&Enka duke punuar në kushte të jashtëzakonshme , me një orar të stërzgjatur, nga 320 deri në 350 orë!
Pamje nga punëtorët shqiptar në kohën e drekës, të firmës Bechtel&Enka duke punuar në kushte të jashtëzakonshme , me një orar të stërzgjatur, nga 320 deri në 350 orë, ndërsa sipas rregullores i kemi 160 orë në muaj theksojnë këta punëtorë të lodhur dhe të molisur nga puna e kësaj dite. Ma tutje shprehet një burrë i shtyrë në moshë me të ardhura mujore deri ne 200 euro në muaj, gjysma po me shkon për udhëtim nga fshati Zhuri i Prizrenit , pa sigurime dhe pa të drejtë reagimi apo ankese, siç ndodhi para disa muajsh, akoma pa u organizua një protestë u shua me presione ,shpërndarje dhe largime nga puna , kush i ka bërë këto marifetlleqe nuk guxuan të prononcohen me emër, por thanë se i din qeveria e Thaqit në muajin mars, se kenë e kanë larguar dhe pse i kane larguar nga puna !?...Këta punëtorë deklaruan shumë te dhëna rrëqethëse por u lutën që mos ti publikojmë emrat e tyre se na hakmerren dhe na largojnë nga puna!
Vet me vete thash se deri sa këta janë kritik ndaj medieve qe mos të lejohen njerëzit e tjerë ta vizitojnë këtë vepër kapitale për Kosovën, përfitova bindjen se diçka është duke u "fshehur ose zier " dhe pa pritë mas vazhdova ti afrohem vend punimeve të rrugës. Ishte vërtet një kënaqësi sikur te ishte puna në rregull e këtij sejmeni rrugor shumë e rëndësishme për zhvillimin e Kosovës dhe rajonit ,por me kalimin e një pjese te rrugës shihej se vërtet ka hile , pikërisht diku në kilometrin e 7-të në drejtim të Prizrenit nga Morina hasa në rrugë të përfunduar edhe me shtresën e dytë , sipas asaj qe shihet ne praktikë aty kryhen dy shtresa të asfaltit dhe e treta është finalja me nga 5-6 centimetra trashësi . Ishte thjesht rërë e trash zhavorr i shtrirë ne cepin e djatht të rrugës i ngjeshur ,i përgatitur për shtresën e fundit ku njeriu i ndërgjegjësohem vërtet tmerrohet nga një veprim skandaloz, ishte një trishtim rrëqethës për popullin shqiptar në këto kushte të mjerueshme, që janë duke e nda edhe kafshatën e bukës nga goja për me investua këtë projekti në ndërtim. Populli i ka sytë nga ky projekt i mirëpritur po i kushtueshëm, deri në palcë, në këtë kohë me një ekonomi shumë të dobët në Kosovë! Ky projekt si pore kryesore për rajonin e Kosovës, Shqipërisë dhe të Evropës që do të lidhet kombi ynë, është mëkat qe pas gjashte muajsh të gropohet siç po ndodh me rrugët e tjera në Kosovë.
Sido qe ta analizosh, paragjykosh ,vlerësosh këtu ka te bëjë me një abuzim skandaloz. Ky projekt të sakatohet nga njerëz, të pa përgjegjshëm ,nga njerëz të korruptuar nga njerëz të pa vizion , në politikë ,ekonomi dhe fusha tjera në interesin e popullit është vërtet një vepër skandaloze edhe me përmasa ma te gjera jashtë kufijve të Kosovës. Ky është një skandal i pa parë ne valën e një teme aktuale nga te gjitha institucionet e Kosovës që mos të ketë korrupsion lidhur me këtë rrugë ,kjo prapë po ndodhë s'mundet njeriu të thotë qe nuk po ndodhë kur paraja po derdhet për këtë projekt ndërsa ne anën tjetër të mbushet rruga me dhe gur e zhavorr s'ka koment? Me tu kthyer nga ajo rrugë isha shumë i zhgënjyer vendosa ta shkruaj këtë pamje shume tragjike për kombin ,për investimin dhe paratë e derdhura për një rrugë që te jetë rrugë e ardhmërisë edhe për brezin e ardhshëm e jo për një kohë te shkurt te jetë rrugë e gropave dhe kalldrëmeve . Duke e pare këtë rruge ne praktike aty përfiton njeriu përshtypjen se dikush ka gisht në duke abuzuar në menaxhimin e sajë me sa vijon:
Cepi i djathtë i rrugës duke e pritur zhavorrin ne vazhdim si fazë e parafundit! Pamje e pastër nga e djathta pa asfalt ,ndoshta e lënë qeveritarët edhe për veti nëse nuk ju shkon te gjithëve rreth arave dhe katundeve të tyre?
1."Firma kontraktuese",
2."Njerëzit mbikëqyrës" te objektit në fjalë ,
3."Qeveritarët në pushtet",
4. Apo koalicioni i te gjithave "punën shkel e shko" qe ta ngjyrosi rërën me ngjyrë sa për ta bërë përurimin, prerjen e shiritit dhe përfitimet e poenave politike por edhe duke i mbushur gjepat me paranë dhe djersen e popullit!
Pamje e dhimbshme e punëtorëve ne këtë firmë duke e keqtrajtua punëtorin kosovar me punë të rënda pa kushte ,me pagesa te vogla, të pa perspektivë duke i spekuluar ne trajtimin e tyre gjeja se kemi punësuar kaq e kaq !
Ky projekt është përcaktuar nga "qeveritarët e famshëm kosovar " që të përfundoj në Mendare drejtimi i Prokuples në Serbi qe interesat e kombit tonë janë shumë ma te vogla kur ka mundësi të ndërrohet destinacioni i sajë nga Merdare në drejtim të Kosovës lindore Preshevë ,Bujanovc e Medvegjë, qe së paku të kenë dobi vëllezërit tanë që na kanë mbetur nën pushtimin serb.
Pamje e pa koment e këtij kamioni, punëtor i firmës së lartpërmendur, pa kurrfarë mbrojtje dhe sigurie nga punimet që bëhen në urë sipas fotos " jeta në rrezik" .
Ti ndihmojmë vëllezërit tanë atje, e jo serbët e Shumadisë për Prokuple e Krushevc. Ta shfrytëzojmë rastin mor të mjerë "pushtetar shqiptarë" përmes këtij projekti pozitën gjeografike, qe ta përforcojmë interesin e kombit ne strategji, ekonomi, me një politikë afatgjate dhe të qëndrueshme për popullin shqiptar, në këtë rast për shqiptarët e Kosovës lindore, e qe gjeografikisht ma shpejt dalim ne autostradën e Beogradit që të vazhdohet për në shtetet e Evropës. Ky projekt në bazë të veprimeve praktike, po që vazhdon edhe ma tutje mund të quhet projekt i gabuar në destinacion me një kosto të pa llogaritshme për popullin e Kosovës në këtë kohë me një ekonomi të dobët.
Punimet në Autostradën Morinë- Merdare qe e lidh serbet e Shumadisë duke i anashkaluar vëllezërit e "Kosovës lindore" Ky projekt është përcaktuar nga "qeveritarët e famshëm kosovar " që të përfundoj në Mendare drejtimi i Prokuples në Serbi qe interesat e kombit tonë janë shumë ma te vogla kur ka mundësi të ndërrohet destinacioni i saj nga Merdare në drejtim të Kosovës lindore Preshevë ,Bujanovc e Medvegjë, qe së paku të kenë dobi vëllezërit tanë që na kanë mbetur nën pushtimin serb.
Këtu po shihet se për një arsye apo një tjetër,qeveritarët aktual janë duke e gabuar destinimin e kësaj (Autostrade) duke i anashkaluar vëllezërit tanë në "Kosovën lindore" që të lidhen me këtë rrugë dhe trungun e Kombit!...
Nga gjendja aktuale thërras të gjitha institucionet, organet kompetente , tekniket e mbikëqyrjes dhe pjesëtarët e ndërgjegjësohem, të qeverisë që të reagojnë rreth këtij projekti të shkojnë në vendin e ngjarjes dhe ta vërtetojnë me qëllim që të shpëtojnë djersen e popullit shqiptar ,që mos të varroset në gropa dhe kalldrëme nga njerëz abuzues dhe të korruptuar. Kombi ju thërret, o sot o kurrë, që tu themi "stop" qyqarëve,abuzuesve, të korruptuarve,shpirtshiturve,hipokritëve, zuzarëve, injoranteve ,tradhtarëve,intrigantëve ,demagogëve,mafiozëve dhe antikombëtarëve. Ta shpëtojmë kombin, token e shenjte të Kosovës pa u copëtua dhe cenua, territori ynë, nga armiqtë shekullor. Shpresojmë se të gjithë intelektualët janë të vetëdijshëm si në Kosovë ashtu edhe në Diasporë që ta kuptojnë situatën dramatike në te gjitha segmentet dhe i ftoj që të jenë ma afër ngjarjeve dhe ta japin kontributin e vet për çështjen e atdheut !?...