Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Haxhi Dulla: Kosova në Samitin e Varshavës, dëshmoi se është e barabartë me shtetet tjera të Europës

| E diele, 12.06.2011, 07:59 PM |


 

Kosova në Samitin e Varshavës, dëshmoi se është e barabartë me shtetet tjera të Europës

 

Nga Haxhi Dulla – Varshavë

 

Pjesëmarrja e presidentes së Kosovës znj. Atifete Jahjaga në Samitin e  XVII të Europës së Mesme, në Varshavë të Polonisë i bëri me dije Serbisë , Rumunisë  dhe Sllovakisë  se Kosova është shtet  i barabartë i Europës  ,dhe se e ardhmja  e shteti më të ri në kontinentin e vjetër është në Europën demokratike përkrahur nga SHBA.

 

Presidenti amerikan Barack Obama ishte i angazhuar  që në këtë  Samit të Varshavës të  jetë prezente edhe presidentja Jahjaga. Njëherit edhe prezidentja më e re  e shtetit më të ri në Europë, te shteteve pjesemarrëse.

Kur Serbia , Rumunia dhe Sllovakia, në fillim refuzuan pjesëmarrjen duke e kushtëzuar  atë me mopjesëmarrjen e shtetit të Kosovës në këtë , krerët e shtetit polak, edhepse ishte në interesin e tyre të përbashkët që të tubojnë  të gjithë krerët e ftuara, nuk  u brengosën shumë  me kushtëzimin e këtyre shteteve

 Mikpritësi i Samitit , Presidenti polak Bronis?aw Komorowski ,nuk u angazhua me të madhe  që të bind krerët e Serbisë ,dhe të Rumuniseë  më vonë kryetari Sllovakisë  konfirmoj pjesëmarrjen) për pjesëmarrje, në  bisedë me mediat polake  tha se :

- “Ne kemi ftuar të gjitha shtetet të Europës së Mesme. Nga kreret e shteteve  e ftuara  mvaret se a do marrin pjesë.”

 Beogradi edhe më tutje nuk pajtohet me humbjen e tereneve e cila dikur kinse  i takonte asaj, ndërsa Bratisllava dhe Bukureshti ,kanë problemet e tyre të

Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe mikpritësi, presidenti Polak Bronis³aw Komorowski
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga dhe mikpritësi, presidenti Polak Bronis³aw Komorowski
mbrendshme me  pakicën hungareze, mu për atë edhe nuk  pranojn precedenzin, siq ishte shpallja e pavarësisë së Kosovës .

Polonia është njëra ndër shtetet  e para që ka pranuar  pavaresinë e Kosovës, edhepse opozita  polake (PIS) dhe kryetari  atëhershm  polak i ndjeri Lech Kaczynski kishin  dilema për këtë.

 

Qeveria aktuale Platforma Obywatelska (PO) me në krye kryeministrin Donald Tusk, dhe kryetarin e   shtetit Komorowski ( rrjedh nga partia në pushtet) që nga dita e pranimit të pavaresisë së shtetit kosovar ishin në shenjester të kritikave  nga opozita më ne krye liderin e saj Jaros?aw Kaczy?ski, i njohur si proserb.

Ministri i Jashtem Polak Rados?aw Sikorski, i cili ka shtetsinë e dyfishtë  polako-amerikane, njëri ndër politikanet e  rinjë, por me perspektivë të lartë në Europë dhe Botë, në pyetjet e gazetarëve  pjesemarrës në Samit; 

„ Pse Polonia po lejon që të keqësohen marëdhenjet  e saja me shtetet që   gjithëmonë ka patur marëdhënje të mira bilateralne, me Serbinë , Rumunië dhe S?owakinë, në favor të një vendi të vogël,me plot probleme  të mbrendshme e cila destabilizon situatën e sigurisë dhe ekonomike në regjion dhe në Europe ,  ministri Sikorski u përgjegj.

- Kosova është pjesë  e Europës, e njohur  si shtet i pavarur nga Polonia dhe  gjerë tani e njohur nga 76  vende  ndër to shumica e  shteteve anëtare të BE.  Ftesa për pjesemarrje të Presidentit të Kosovës  në këtë Samit është njëherit ftesë për këtë shtet të ri për  zhvillimin e saj demokratik në Europën e përbashkët     

 

Rados³aw Sikorski – Minister i Jashtëm i Polonisë
Rados³aw Sikorski – Minister i Jashtëm i Polonisë
Njëra ndër detyrat prioritare gjatë kryesimit të Polonisë me BE në gjashtëmujorin  ardhshëm ( nga 1 korriku 2011) do të jetë  përkpjekja për zgjerim të Europës Perëndimore në Lindje ( pjesamarrja e Presidentit ukrainas)  në aspektim ekonomik, politik , dhe territorial me shtetet  kandidate për anetar të rinje në BE.

Pjesëmarrja e kreut të shtetit të Kosovës në samitin e Varshavës,hapi rrugën për takime të  radhës në kuadër të zgjerimit të Bashkesisë Europiane me shtete të reja.

Zonja prezidente Jahjaga ishte në qendër të vemendjes  së mediave polake dhe atyre të jashtme .

Kosova me pjesëmarrjen e saj në ketë Samit ,ka përfituar  përkrahje të madhe në  Poloni dhe jasht kufinjëve  saja.