| E diele, 12.06.2011, 07:08 PM |
Luan Çipi
ÇUDITË E NIPIT NIKOLAS
Nikolasi mbush pesë vjet
Ka lindur në Seint Luiz
Anglisht, po dhe shqip flet
Shqipëtar është si fis.
Unë e shoh si jashtoksor
E dëgjoj, ulur në bisht,
Njeh sistemin diellor
Shkruan dhe lexon anglisht.
Ka në dhomë lodra çudi
Kafshë të egra, trena, trakë
Mbi njëqind libra të rinj
Po, asnjë raketë a tank.
-O Niku, po ç’është ai?
-Është një lloj dinosauri.
-Po, ku rron, ku ha, ku ri ?
- Ka jetu në kohë të gurit!
-Po ky, Plutoni, planet?
-Jo, gjyshi planet, s’qëndron,
Se shkenctarët e vërtetë
Kanë nxjerrë një tjetër version.
-Po kjo kafshë madhështore?
-Panda e murme, që bën gu
Rron në Kinën juglindore
Se ushqehet me bambu.
Unë afrohem te tetëdhjeta
Nikolasi vetëm pesë
Bukur përtërihet jeta
Nuk më vjen keq të vdes.
Çikago,29 Prill 2011