| E diele, 12.06.2011, 07:54 PM |
Halit Bogaj
SOT
Sot i bëra disa shkrime
Që më zgjonin ca kujtime
Sot e pashë një jetë të re
Që lulëzonte plot hare
2
Unë të prita anembanë
Që të vije këtu pranë
Kur më flisje ti përçart
Të shikoja atje lart
3
Por e kishe një mendim
Në një çast me trishtim
U largove në pranverë
Duke ikur nga kjo derë
4
Kishe shpresa për atë ditë
Që aq gjatë e kishim pritë
Çka u bë me ty s’e di
Pse nuk erdhe në liri
ATA
Edhe diellin e ndalonin
Edhe ditët i errësonin
Edhe tokën e shkretonin
Vatrat tona i tmerronin
E tillë ishte mbarë Kosova
Nga Drenica e Gjakova
Dhe nga Peja e Gjilani
Kaçaniku dhe Gllogjani
E tillë ishte Mitrovica
Prizreni dhe Smolica
Pdujeva dhe Reçaku
Anembanë kullonte gjaku