| E shtune, 11.06.2011, 07:05 PM |
TERRI INFORMATIV
Mjegulla e bisedave me Serbi
Kuvendin ka kapluar,
as (unë) Kupi nuk di
punët si kanë shkuar … !
Terri informativ na pushtoi,
orët kot shikojmë,
ditën prej nate
fare s’e dallojmë.
Si n’ag ashtu n’ orët e vona,
çfarë gjelle zihet në Bruksel
n’ Kosovë dinë pak persona.
Evropës ia rikujtoj
Kuvendin mos ta harrojë,
me kufi mos t’ hyjë në lojë,
se trojet shqiptare i bashkoj.
Jusuf Zenunaj, 7 qershor 2011
KUR HAPEN KUTITË
Kur hapen kutitë në Shqipëri,
me pjekuri
populli bën çudi.
Kryepartiakët s’harrojnë
zanatin e vjetër,
shajnë njëri-tjetrin.
S' mjaftuan javë as muaj,
kaluan dy vjet,
i majti shan,
i djathti pisket.
Studenti n' katedër,
malësori në Theth
pyesin: “ Me ne ç’ po ngjet ?”.
Brukseli çon të fala,
të lihen këto gara,
fjalën e ka ligji,
mjaft më me përralla….
Jusuf Zenunaj, 9 qershor 2011