Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Mejdi Asllani: Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXXII)

| E premte, 10.06.2011, 07:59 PM |


Nga skëterra përmes luftës në krenari (XXXII)

 

Nga Mejdi Asllani

 

Tani Asllani i kishte mbushur shtatëmbëdhjetë vite. Djali nuk mund të duronte më ndërhyrjet dhe maltretimet e policisë Serbe. Në biseda telefonike, nga ne kërkonte shpëtim. Kështu që u detyruam të dërgojmë disa para dhe instruksione, që përmes Dul Asllanit të dilte edhe ai në Shqipëri dhe pastaj në mënyrë ilegale, të na bashkëngjitet në Zvicër. Kështu edhe u bë, Asllani doli në Shqipëri, në shtëpi mbeti gruaja ime Nurija me dy vajza dhe një djalë fëmijë, Kushtrimi ishte ende nxënës i shkollës fillore, Mirlinda i kishte mbushur l5. vjet dhe ishte punësuar për ta mësuar zanatin si frizere, ndërsa Arlinda ende nuk i kishte mbushur tetë vite. Me një fjalë të gjithë ishin mbet në mëshirën e djallit. Kjo gjendje na bënte të mërziteshim përtej mase edhe unë edhe Bekimi.

Një fjalë e urtë thotë; kur të lëviz guri në kodër pa ra në prua nuk ndalet. Edhe me fatin tonë kështu zhvilloheshin ngjarjet, po sa ia dërguam Asllanit të hollat për ta paguar ndo një motoskaf, me të cilin do të dilte në Itali. Në Shqipëri shpërtheu rebelimi i madh. Tani aty, nuk e njihte më qeni të zonë. Unë kisha dertin tani se si do të gjendet Asllani me atë moshë të re si e kishte, në atë tollovi. Por për fat e kishte strehuar një person nga rrethina e Pejës i cili kishte një restorant në Tiranë. Ky person na ngushëllonte, të mos brengosemi për Canin. Sepse ai e ka në përkujdesje. Ky ishte një ngushëllim sado pak.

Rebelimi sa vinte e bëhej më serioz, populli sillej si pa kokë. Disa hynin me dhunë nëpër depo nëntokësore dhe grabisnin armë të gjitha llojeve. Kishte raste edhe të ia vejnë zjarrin me çrrastë vriteshin dhe plagoseshin njerëz. Kanosej lufta qytetare, të cilën unë mendoj se e evitoi Komandanti i shtatmadhorisë ushtarake Safet Zhulali. Sepse me të marrë urdhrin nga presidenti Sali Berisha për të shti në popull. Ai mori një aeroplan dhe iku në Itali.

Lëvizjet nëpër qytete të Shqipërisë ishin me rrezik të madh nga se ishin formuar banda- grupe të armatosura dhe plaçkitshin por edhe vriteshin njerëz. I gjithë ky kaos e arriti kulminacionin kur u informuam se edhe arkivit nacional në Vlorë i është dhënë flaka. Si të dëmtohet edhe ajo pak histori, si ka mbetur për këtë popull të lashtë. Kush është futur në Shqipëri duke e shfrytëzuar tollovinë në masë?. Sigurisht se ishin involvuar edhe agjenturat e shteteve dashakeqëse për Shqipërinë.

Unë me net të tëra nuk vërja gjumë në sy. Kohë pas kohe pija nga një gotë qumësht dhe duhan pa ndërprerë. Në mëngjes më mori në telefon zotëri Fehmi Kelmendi. Duke më shpjeguar, se mbrëmë ka qenë në krizë shëndetësore dhe se tërë natën e kishte kaluar i vetëm me derë të hapur krah më krah. Nga frika se do të pasonte infarkt, kështu që, bile mos të mbetët kufoma pa e parë ndokush. Unë i thashë se edhe unë nuk jam fare më mirë. Në ndërkohë kuptova se Zotëri Kadri Osmani, kishte rënë në spital për shkak të komplikimeve në Zemër. Në natën vijuese pas gjysmës së natës, ashtu duke i përcjell lajmet e BBS-së, u ngrita për të pirë një gotë ujë nga kroi. Duke u kthyer, mu errësuan sytë dhe e humba vetëdijen. Isha kon përplasë për tavoline, duke i rrënuar të gjitha sendet si kanë qenë në të. Rrapëllimën e kishte dëgjuar djali im Bekimi nga dhoma e tij dhe po sa më shef ashtu pa ndjenja, i thërret edhe do djem, që banonin në atë ndërtesë. Mua më ngritën në kauç, dhe shpejt e thirrën ndihmën e shpejt. Pa vonuar arriti ndihma e shpejtë dhe më s’postuan për në Spital. Ku pata qëndruar më tepër se dy javë. Nga spitali komunikoja me Z. Kadri Osmanin.

Gjer sa isha i shtrirë në spital vendosa ti shkruaj disa reshta dhe ti publikoj përmes gazetës ditore “Bota Sot”. Me që me veti nuk kisha letër as laps ato mi siguroj një infermiere.

Faqe 16 BOTA SOT| korrik 1997.

 

Lirikë shqipe

SHPËTONA ZOT!

 

Zanë e malit e jona bijë

Më zano me njata sy

Bëma zemrën shkëmb të zi

T’përballoj gjithë këtë

Marrëzi

*

I tërë kombi n’agoni

Punojnë mbrapsht si s’bënë

Më zi

Gurgull sytë nëpër gazeta

Vallë aty mos gjendet

Shpresa

*

Si ta gjesh kur nuk ke lënë

S’ke bërë gjë as nuk ke

Thënë

Je mbyllë  n’vete si i lënë

Pret tate punë, të tjerët ta

Bëjnë

*

Kur t’lavdrojnë e t’lëmojnë

Flokët

Mos pandeh se je ndër

Zotër

Çiragji je, një i varfër

I gënjyer dhe i shporrur.

 

*Këtë poezi lirike e kam shkruar në

Spitalin e qytetit Kur-Zvicër, i shtrirë për

shkak të komplikimeve në zemër, në

kohën e trazirave katastrofale në Shqipëri,

të cilat e plagosën rëndë, shpresën për

çlirimin e Kosovës.

 

 

31 Janari 1997. ishte ditë pikëllimi jo vetëm për mua. Sepse populli i Kosovës i humbi tre luftëtar të lirisë, të pa zëvendësueshëm. Duke rënë në pritë të policisë Serbe, ranë dëshmor në altarin e lirisë: Zahir Pajaziti, Edmond Hogja dhe Pajazit Zejnullahu. Që të tret, nën emblemën e UÇK-ës. Përmes aksioneve të shumta ia kishin futur frikën në palcë policisë Serbe dhe spiunëve të tyre. Ashtu si kishte bërë Adem Jashari me shokët e tij në Drenicë.

Unë këtë ditë do ta mbajë mend gjer në fund të jetës si ditën më të pikëluar dhe më të gëzuar, si mort dhe lindje për një ditë. Ishte pasditja e kësaj date dhe unë në dhomën time isha duke i dëgjuar lajmet që i transmetonte BBS-ia dhe duke menduar se kush qe ai shpirtzi si ua tregoi shtigjet dhe planet e këtyre djemve. Nga këto mendime më nxori hapja e derës së dhomës dhe u futë brenda djali i shokut tim të vjetër, vet Femzi Braha. U gëzova fort, nga se me Femziun mund të bisedoja pa rezerva, për çdo gjë. Sado pak do të ma largoj mërzinë. Pasi u pyetëm për shëndetin e familjeve, Femziu më bëri një pyetje të çuditshme:

-                           A ke dëshirë të kyçesh në Ushtrinë çlirimtare të Kosovës- UÇK.

-                           Po si nuk paskam dëshirë o Femzi.

-                           Atëherë bëhu gati se duhet të takohesh me shokët.

Shpejt e shpejt u bëra gati dhe u nisëm me veturën e Femziut, Gjatë rrugës nga një herë më shkonte mendja mos jam në ëndërr. Pse do të më kyçshin mua 57 vjeçar, duke pasur aq shumë djem të rinj e trima që mezi presin. Duke dashur të jem i kujdesshëm nuk e pyesja se ku dhe me kënd do të takohem.

Në mbrëmje arritëm në qytetin Zviceran Arrau. Femziu e kishte lënë takimin ke një klub i mërgimtarëve në dalje të qytetit. Me të arritur, Femziu hyri brenda kurse unë prisja jashtë. Bashk me Femziun doli edhe një burrë i zhvilluar si dragua dhe trupmadh për një kokë ma i madh se unë. Pasi u përshëndetëm, pa hezituar më pyeti:

-           A dëshiron të bëhesh ushtar i UÇK-së?.

-                      Dëshiroj si nuk dëshiroj. Por unë kam menduar se jeni më konspirativ, kurse ju ma thoni kështu troç.

-                      Nuk ka dert se garantuesin e kem të fortë,  (duke aluduar në Femzi Brahën).

Atëherë mu bë e qartë se Femziu më paska rekomanduar. E shikova një herë Femziun dhe ia ktheva shikimin mëtij buri si nuk e kisha parë kurë më parë, sikur doja ta pyesja se kush është. Ai e vërejti këtë dhe më tha;

-                           Unë jam Pajazit Jashari.

-                           Kamë dëgjuar për ty. Ti je ai si ke arit të ikësh nga burgu i Goli Otokut, apo?.

-                           Po, mirë e ke.

-                           Jam i nderuar si po të njoh për së afërmi.

-                           Tani do të shkojmë në Lucern, ta ngushëllomi Ismet Avdullahun, sepse e ka pasur shok të ngushtë Zahirin. Prandaj mund të bisedojmë edhe rrugës.

Hymë në veturë të tre, dhe shkuam në një shtëpi të azilkërkuesve dhe e morëm edhe të atin e Femziut Sokol Brahën. Tani u bëmë katër dhe morëm rrugën për Lucern, ku arritëm rreth orës dhjetë të natës. Ismeti na priti si është më mirë. Dukej se ishte i mërzitur tej mase nga dhembja për shokun e ngushtë të idealit. E ngushëlluam ashtu me rend. Unë isha i mbushur me emocione, sa që nuk mundja ta frenoja vetën duke folur. Mendoj se kur gjatë jetës time nuk kam folur aq shumë në një ndejë. Më kujtohet se kërkova që të më dërgojnë në Kosovë me një grup tre vetash, për ta zëvendësuar grupin e Zahirit, duke më dhënë mbështetje. Kësaj kërkese iu përgjigj Ismeti, duke më thënë se për të vepruar atje duhet të jenë njerëz të lëvizshëm, me ma shumë energji.

-                           Nëse ke ndokënd atje mund të na e rekomandosh.

-                      Unë jam qe tri vite këtu. Dhe i kam humbur lidhjet me djemtë si i kam njohur më parë, mund mos jenë më në Kosovë. Por mund edhe të jenë zbutur e bërë pambuk. Por unë me gjithë mend e kam. Më dërgoni mua dhe unë i marrë nga këtu dy djem dhe veprojmë. Vetëm na nevojitet mbështetja e juaj nga këtu.

Duke parë këmbënguljen time, ndërhyri Pajziti:

-                           Vërtet për atje duhet qenë më i ri.

-                           Po pse a unë plak po të dukem a?

-                           Jo nuk je plak, por megjithatë duhet me qenë pak më i ri dhe më i lëvizshëm.

Duke parë se nuk kalon propozimi im, kalova në shaka.

-                           Ty shoku Pajazit mbase po të dukem plak, pra a po më del në mejdan.

-                           Jo, në mejdan jo por po vrapojmë nja katër kilometra.

-                      Jo he burë po unë vdes në km. e parë e kush i vrapon tri tjerat për mua.

-                           Zotëri Ismet unë i kamë ca kushëri të gjakut tim në Dumnicë të Llapit, Zhjeqtë, a keni kyçë ndonjë prej tyre?, Janë do djem të fortë.

-                           Jo ende, por nëse i thërrasim përgjigjen. Ishte përgjigjja e Ismetit.

Tani Ismeti na i solli përpara disa albume fotografish, ku ishte fotografuar me Zahirin, Edmondin dhe Hakifin, disa ishin bërë në Shqipëri e disa në Kosovë.