| E marte, 14.06.2011, 06:45 PM |
 Hasan QYQALLA
Hasan QYQALLA
ATROZË ...
-qytetit,djep i Alfabetit-
Në Manastir ...
E pashë djepin e drunjtë
E shkronjat në Plis
Flamurin palë-palë
Për sh’ndet shqip
E shqip s’folën një fjalë...
Në Manastir ...
Në Kalan e ALFABETIT
Ku fshihen engjëjt
Ku vallëzojnë shkronjat
...në pikë-dite tesha veç vampirë
Në Manastir ...
Pagëzuam Iliridën
Nun mësues Dhaskali 
Patër Fishtën 
Herioglife... Ilirishten!
Në Manastir ...
Zgërdhihen djajtë
Lozin mbi varre
Ditën maska-renjë
Natën vënë zjarre
Në Manastir ...
Alfabeti pa frymë në Kullë
Ngulfatë n’rrjet marimange
Myket n’sirtarë
S’flet shqip kurrë! 
As për gëzim e as për vajë!
Ah Manastir, o Manastir
Pa këmbana,... shurmemecë
Pa dufin Ilirik
E ashtin të bren 
Atroza – çirilik!
... 
 
Në  ëndrrën e natës, në brengën e ditës
Një dozë pluhur, n’vazon e shpresës
Dridhje, shtangime..., mu si n’teh të thikës
Ag e terr statuj, nën shelgun e gresës...!
 
Sa vjen si hije, sa ikë pa thënë fjalë
Prenoton kohën, n’ora njëzetepesë
Të hyrë në grevë, ty sillesh vërdallë
Spektri mengjesor, i qullur në vesë!
 
Një gotë plus një, n’tryezë  ende pret
Nata e shekujve, shekujt pëpin pa zë
Një dozë mëri, pse mban ende sekret
N’ëndrrën e trisht, ike, ike pa hiq gjë!
 
Një buçet kjomë, për ty hirmadhe
Hipozë çasti, zgjebosë lule sapuni
Dole e panxënë, portret sorkadhe
...apo ëndërr e trisht, he’ marrtë lumi!
 
FRAKTURË JETE
 
Gjithë pezmë lindin, agimet e bardha
tesh ditë të vrugëta, javë të (pa)lumta
frakturë fatjete, plogtojnë vitet e marra
plagën s’thajnë dot, as metrot e shumta.
 
Fërkohen fletjete, pa nam e pa nishan
Emrin zhgarravisin, për germ e shenjë
Në varg pikë loti, drithërimë “shejtan”
të dergjen varret: ku vëmë, ku na lënë!?