| E marte, 07.06.2011, 07:39 PM |
Në përkujtim të dëshmorit të kombit :
ALBAN AJETI
Teksti : Alban Ajeti dhe Demir Krasniqi
Muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi
I.
Mos m’ qajë nënë, pse kam vdekur ,
M’ falë që t’ lash zbrazët atë vend !
Më falë nënë, që t’ prisha ëndrrat
Dhe të lash pa birin tënd !
Më falë nënë, për mundin tuaj ,
Që ke bërë der’ sa u rrita !
M’ falë që s’ munda ta shpaguaj ,
Më falë nënë, që t’ lash pa nipa !
II.
M’ thërret kushtrimi e m’ thërret Atdheu ,
M’ thërret Kosova , o, kjo nënë – loke ...
Vullnetar , o , armët rrëmbeu
Për t’ i dalë Zot , kësaj toke !
Refreni:
Buçet kënga , o, si valë deti –
Lum Tetova e fakulteti ,
Që ka rritë , o, kësi studenti ,
Shëmbëlltyrë , o, Alban Ajeti !
III.
Në Zhegoc , o, n’ atë vend malorë ,
Krisen pushkët , o, e lavdisë !...
Për qëllimin , o, madhështorë –
Ra n’ altarin , o, e lirisë !
Refreni:
Buçet kënga , o, si valë deti ...etj.
*****
SQARIM PËR LEXUESIT: - Dy strofat e para nën numrin romak I , janë strofa të shkruara nga vet dëshmori Alban Ajeti, i cili para se të binte në altarin e lirisë , i kishte shkrua në një letër për t’ia dërguar nënës së vet , letër kjo që iu gjet në xhep të këmishës së tij, pas vrasjes barbare të forcave serbe .
Strofën e II-të dhe të III-të , bashkë me refren , ia ka bashkangjitur autori i kësaj kënge .
Demir Krasniqi:”Shtojzovallet e Gollakut” – ETMMK – Prishtinë , 2005, faqe 363.