| E marte, 07.06.2011, 07:59 PM |
Shkrim me shkas
Me rastin e botimit të librit Enigma e Magjikes, të autorit prof Mehmetali Rexhepi
Nga Femi Halimi
Saherë boton ky autor, e ndjej se botoj unë vetë. Botimet e tij janë rehabilitim edhe për mua. Kështu e ndjej sepse ishim të njohur përmes dashurisë për atdheun! Tash është vështirë të komunikohet me dashuri për atdheun dhe një vlerë e këtillë tash është bërë demode dhe banale.
Dashuria për atdheun është në të vërtetë mpleksje burrërore e Thirrjes për mbrojtje të kombit dhe vendit. Është kjo thirrje që vjen nga Qenia Supreme përmes besimit. Është zëri i zemrës për arsye dhe dinjitet, që i bëhet ndërgjegjes, për sprovë.
Heroizmi ka qenë gjithmonë virtyt njerëzor. Rrëfimet më të arritur janë për Kohën Heroike të njerëzimit. Standardi më i lartë i krijimtarisë artistike ka qenë heroizmi. I tillë është edhe sot në botë, me performancë.
Vetitë e një luftëtari të dinjitetshëm janë ruajtur në gojdhana a mite, legjenda e epe, e pastaj në një kohë të caktuar, sipas shënimeve historike, të redaktuara e të vlerësuara përjetësisht.
Me heroizmin tejkalohen lidhjet e gjakut e afërsisë gjinore dhe afirmohet afërsia në të vërtetën dhe drejtësinë! Kështu, me heroizmin, drejtësia është afërsi për të gjithë në çdo rrethanë dhe për çdo kohë njerëzore. Njeriu afirmohet në heroizëm. Nga Bibla, te Lluka kreu dhjetë, samaritani i mirë, don të thotë se njeriu i mirë në drejtësi dhe në të vërtetën është samaritani. Samaritani ndihmon hebreun në nevojë, të shtrirë në rrugë për vdekje nga të vetët kusarë. Kalon andejpari prifti jude dhe ikë. Kalon leviti i shenjt dhe edhe ai ikë. Por samaritani ndalet dhe ndihmon! Samaritanët ishin një përzierje popujsh nga Lindja me të cilët mbreti i madh i Babilonisë popullzoi mesin e vendit nëmes Israelit e Judës dhe të cilët kishin besimin jude por edhe besimet e tyre të mëparshme. Me ta hebrenjt nuk komunikonin fare dhe për më tepër i konsideronin për të ligj dhe armiq. Por samaritani ndihmoi hebreun në nevojë. Ia dha ndihmën e parë, e shpuri në një han, e mjekoi dhe ruajti gjithë natën. Në mëngjes, samaritani pagoi buajtjen për vete dhe për hebreun, te hebreu zot i hanit, si dhe porositi me garant qëndrimin dhe mjekimin e hebreut tutje në han, me shpenzime të samaritanit dorëzan. Heroizmi në çdo mënyrë, ka qenë Virtyti i mëtuar njerëzor!
E bëra këtë hyrje kështu, mu si mendoj vetë gjithnjë për natyrën e virtytit të njerëzve të sakrificës. Profesor Mehmetali Rexhepi ka qenë gjithnjë i ndjekur politik prej pushtetit jugosllav e shqiptar në Kosovë, Gjilan, asokohe.
I ndjekur gjithë kohën, i përcjellur e vëzhguar, i kufizuar Zerro, i gjykuar e rigjykuar, recidivist i papërmirësueshëm, i pa resocializuar e edukuar me asnjë masë edukate të shtetit, me të cilën krenohen edhe sot shumë kuadro të dikurshme të shtetit që edhe tash janë të tillë në të njëjtat pozita, pse jo!?
Në anën tjetër, nga të vetët, - tanët, -i fyer e i përqeshur, i nënçmuar nga grupet
e edukuara sociale dhe i privuar nga të drejtat zakonore të parisë fisnore e pleqve të traditës, të emëruar nga grupet e suksesshme të edukimit social të shtetit. Prandaj edhe i lajmëruar me magji në çdo kohë e për gjithçka në kohën kur nuk kishte celularë.
Së treti, së vërteti, i konsideruar përfundimisht prej tanëve, për të kufizuar, të humbur, të paditur, të gabuar, të pështjellur, të pakohë, apo të lindur vonshëm sikur Buda! Sepse fundifundit, të pa vend pune e të pa paratë e shtetit dhe pa të drejtë qytetare, ose për të vdekur civil me arsye!
Njësoj i ndjekur i përjetshëm nga pushtetet dhe nga të vetët, tanët, i arratisur në mes të njerëzve, i lënë anash për shembull –për tu parë se çka ndodhë me ata që nuk edukohen e socializohen me shtetin. Nga krejt këto, pozita e tij në mesin e njerëzve të vetë, ka qenë e paqenë! Ka qenë i konsideruar për jo të arsyaeshëm dhe jashtë kohe dher e mira e së mirës, mos të kishte qenë fare, si pat thënë një rast një inspektor sigurimi dhe politikan i respektueshëm asokohe! ...
...-Tash, sikur njëmijë vjet pas së vërtetës që ndodhi e erdhi e së cilës nuk iu besua dot, e që është mrekullia e Magjisë, besimi për të vëhet sërish në peshojë. Ata që nuk ishin pranë kurrë, nuk janë as tash pranë dhe ata që besuan para se të ndodhte mrekullia e magjisë, vazhdojnë të besojnë edhe tutje, pasi enigma e saj është zbuluar tashmë! Liria erdhi!...
Autori i librit Enigma e Magjikes, me të njëjtin autoritet besimi flet tutje për dëshminë që erdhi me fitore! Sepse fitojnë dhe shpëtohen vetëm ata që besojnë! Më vjen surprizë e këndshme, por paksa e thyer, se ky autor tash ka edhe një pozitë udhëheqëse, -është drejtor i shkollës së mesme të Gjimnazit në Gjilan! ... Kështu, e tutje tjera e tjera, konsideroj se rehabilitimi e shpërblimi për veprën që i erdhi këtij krijuesi letrar, është rehabilitim edhe për mua!