| E hene, 06.06.2011, 07:05 PM |
Neki Lulaj
MBI GËRMADHAT E KULLËS SË DJEGUR
Çepa buzën time të shkyer,
e leva me hirin e miteve shekullore,
nën gërmadhat e Kullës së rrënuar,
gjeta poetin e parë Mikel Marulin,që bente roje.
Me duart e përgjakura,rrutullova trerët gjysëm të djegur,
përfundi një rrase guri si për çudi,.!
kishin ngelur,Buzuku,Fishta,Konica dhe At Zef Pllumbi,
me poshtë i pa djegur kishte ngelur edhe Flamuri kuq e zi.
Kullë gura ime e oxhaqeve shekullore,
qendra mikëpritëse e burrave të trevave Dardane,
nëpër Dekada shërbeve si Çerdhe Koçakësh si shkollë, si Akademi,
muret tuaja prej guri kanë në vetëvetë të lavdishmën Histori.
Në zemër e shpirt i lënduar,s`pata me fuqi të gërmoi,
duart m´kullonin gjak u ligështova në kembë s`munda t´qendroi
i mallkova barbarët siq dita dhe armiqët e zi,
nga kjo hata etnocidi qe shkaktuan mbi këtë Iliri.
AI ISHTE DHE DO TË NGELËT GJITHË MONË
THEMELUESI I PAVARËSISË
Ai ,ishte,filozof i mendimit,
latues i fjalës së bukur,
shalli i ti rreth qafës,me një domethënie
që i shkëlqente mu si Diamantet.
Ai ishte dhe do të ngelët
Profët i fjalës, dhe i shpirtit,
Profët i mendimit Dr.Ibrahim Rugova,
visar i çmuar,strategu i shpëtimit.!
Profetët e shenjët,kryejnë punën e vet
dhe shkojnë si engjujtë
ata ikin fizikisht,
për të ngelur gjallë me shekuj përjetësisht…!
Ai ishte vizionar dhe Enciklopedi,
në art,në kulturë dhe në politikë,
kishte një shpirtë rilindasi,një urtësi sokrati,
me një dashuri platonike,për popullin e Dardanisë Antike.
Ai do ngelët gjithëmonë një shembull i ndritur,
shpirt që rrallë udhërrefnë grigjën,
Dardanisë ju shkërmoq një tjetër rriskë,ashti,
temelit i ngeli trungu,rrenjët degët dhe burimi.
Eshtërat e patriotve i bemë shtiza flamuri,
dhe heshta të mprehëta që luftuam me barbarë,
kurrë nuk do ta lëshojmë filozofinë Rugoviane,
tani duke evokuar kujtimet e tia ,jetojmë të lirë në Kosovë.