| E hene, 06.06.2011, 08:03 PM |
Fenomenologjia e Tariq Ramadan
Nga Lavdrim Lita
E thamë edhe dje, Tariq Ramadan është një profesionist i mirë i fjalës, por jo domosdoshmërisht i të Vërtetës. Mendimet dhe sofizmat e ndryshëm, ai i ka shprehur qartë në shumë artikuj, konferenca, libra dhe intervista. Këtë gjë bëri edhe në Tiranë në emisionin “Studio e Hapur”, ku si një mjek popullor cekte sëmundjen gjenetike që kishte prekur Oksidentin: paraja dhe kapitalizmi. Sidozot pas një turi, sipas të ashtuquajturës “vijë e gjelbër myslimane”, Bosnje, Maqedoni dhe Kosovë, ai është ftuar edhe në Tiranë për një predikim një ditor. Tema e diskutimit në sallën e Muzeun Historik Kombëtar ishte “Myslimanët në Evropë, Sfidat dhe Perspektivat”. Bukur fort.
Pavarësisht qëllimit të mirë të shoqatës “Ardhmëria” në Tiranë, për të dëgjuar një zë reformator të islamit bashkëkohor, është e nevojshme të kuptojmë nëse z. Ramadan nuk është pjesë e lojës së gjuhës së dyfishtë. Kam parasysh këtu akuzën që shpesh i bëhet z. Ramadan se luan me teknikën “tefkir” ose më mirë me gjuhën e dyfishtë, që do të thotë se shprehet ndryshe ndaj një publiku jomysliman (për reforma në Islam) dhe tjetërsoj kur është në audiencë myslimane (Allahu e ka plotësuar fenë e tij). Dhe kujdes se nuk janë të paktë intelektualët dhe gazetarët europianë që i mëshojnë kësaj ideje. Për shembull, gazetari dhe intelektuali Magdi Allam thotë se ai është “eksponenti kryesor i rrjetit ndërkombëtar të Vëllazërisë Myslimane, ekstremistë që ekzaltojnë Hamasin, Hezbollahun dhe “rezistencën” irakiane, mohojnë shtetin e Izraelit dhe janë për Kalifat botëror”.
Natyrisht janë fjalë për t’u marrë seriozisht kur dimë se z. Tariq Ramadan është edhe nipi i Hassan Al Bana, themelues i organizatës dhe thuhet që ishte me prejardhje shqiptare. Mbi të cilin ai ka shkuar edhe tezën (apologji?) e doktoratës mbi Al Banna-in, i cili si slogan kishte “Kurani është Kushtetuta ime” dhe në të njëjtën kohë predikonte integrimin mysliman të botës myslimane. Ai edhe në këtë takim në Tiranë na tha atë që thotë gjithmonë për miliona myslimanë që sipas tij duhet të ndërgjegjësohen dhe në të njëjtën kohë të futen në rrjetin social të Perëndimit, me qëllimin për të islamizuar Europën, edhe pse këtë e “shet” nëpër media me një mesazh tjetër, dhe jo të kuptueshëm për të gjithë. “Ata kërkojnë jo të modernizojnë islamin, por të islamizojnë modernitetin”, thotë një studiuesi i Islamit, Jacques Jomier.
Megjithatë intereson shumë më shumë të dimë këtu nëse z. Ramadan ka një pozicion të qartë intelektual mbi “kamikazët”. Sepse ashtu siç thotë profesori dhe gazetari amerikan z. Daniel Pipes, z. Ramadan është disi kundërthënës dhe i paqartë përsa u përket kamikazëve, pasi i gjykon ata si të “kuptueshëm”.
Kuptohet vetiu se për të kuptuar turin predikues të dijetarit Tariq Ramadan në Ballkan është e nevojshme të dimë mbi seminaret e zhvilluar më parë në Europën perëndimore, që gjithmonë kanë qenë të shtyra nga ideja se “Europa nuk i ka dhënë vëmendjen e duhur rolit që lëvizjet e reja demokratike të mendimet dhe veprimit Islamik, pra të Demokratëve Myslimanë, mund të zhvillojnë në demokratizimin e vendeve të Lindjes dhe në Jug të Mesdheut”. Kjo ide është shprehur nga një seminar i zhvilluar në
Sidoqoftë dijetari Tariq Ramadan ka të gjitha të drejtat e botës demokratike dhe të lirë për t’u shprehur mbi fatet e Europës dhe aq më shumë për të ardhmen e Islamit. Ai respektohet kudo që shkon në paqe, gjë e cila s’mund të thuhet për njerëzit që mbështesin me vullnet terroristët fundamentalistë.