| E hene, 06.06.2011, 07:57 PM |
FSHATI MULAJ (NË NIKAJ-MERTURË) MALSIA E GJAKOVËS, TROPOJË - SOT ËSHTË I ABANDONUAR PA ASNJË BANOR
ATJE SOT KA VETEM HESHTJE
LULE TË EGRA MBI GURET E KULLAVA KAN MBIRE
Nga Dr. Zef Mulaj
Në fshatin Mulaj, rreth 900 mmbi nivelin e detit, pranë rrugës që të çon në qafën e Kolçit është një brezare e bukur alpine që vëndasit e njohin me emrat: ”Rrahi i sheherit” dhe “Qytetëzat”. Reth saj ruhen fragmente muresh të gjëra 0,80 deri 1.10 m, punuar me gurë të thyer,të pa latuar e pa lidhje me llaç. Veglat e punës prej hekuri të gjetura këtu,ndër këto, sqepar,dhe fragmentet e enëve prej balte që ipërkasin shek.IIIe IV pas Krishtit: Ishte i banuer deri në vitet 90’. Nuk ka pasur rrugë makine, ishte i izoluar plotsisht në muajt e dimrit. Kishin shkollën, dyqanin
shëbimin mjeksor etj. Shikojeni në foto, shtëpitë ndërtuar me gurë, toka e përdorur si tarraca, kultivohej misri, patate, rrushi, molla, gështënja, dardha, qershia, kumbulla, etj. Sot e ka mbuluar heshtja , ku nuk ka asnjë banorë. Shtepitë janë mbyllur, ndihen vetem cicërimat e ziogjve , ushtima e lumit të Currajve përballë.Maja e Hekurave i rëzon hijet mbi kullat e vetmuera.
Mbi kullat e heshtura
maja e hekurave
hijen zgjatë pa fund,
nëpër rezet e diellit
atje feminija ime…
Sot hijet zgjaten
duke lidhur heshtjen
mbi kullat e varret..
Un dhe kulla ime
atje vetem një kujtim.
Preki kohen që do vine.
………………………………
Kulla e Terak Sylë Mulaj. Ndërtim shtëpie karakteristike malsie mbi një gur, e rrethuar nga shkëmbej ku ka vetem një rugë që të çon në oborrin e saj.
Mbi çatinë e saj është shkruar një poezie e poetit Zef Mulaj në gjuhen Italiane e publikuar në shoqata të ndryshme kulturore Europiane.
Në shqip: Syri i maleve
I gjelbër syri i maleve,
Ngjyrosur krahët e bardha
Të zogut në fluturim,
I jep cicërimën
Diellin lidh në ballin e fëmijës,
Që lind nga syri I maleve….
Këto vendbanime në Nikaj—Mertur, shtrirja e tyre nga Vargu e Palçi në brigjet e Drinit, deri në thellësitë e Alpeve në malin e Rrukut e Mulaj, dëshmojnë se, pas pushtimit romak (shek.I pas Krishtit) e deri në shek. V, krahina ishte e banuar nga popullsi ilire. Nga “ Alpinet dardane ”siç pohohet në veprën “Notitia Dignitatum” shkruar rreth viteve 390–437.
Kjo popullsi u dëndsua gjatë shek. III–IV, kur kufijtë veriore të Perandorisë Romake u bën pre e sulmeve shkatërrimtare të fiseve barbare . Me këto sulme u përball dhe Dardania. Popullsia e të cilës detyrohet të zhvendoset nga zonat urbane në thellsi të maleve ku e ndjeu veten më të sigurtë.
Në rrethana të tilla të vështira , honet dhe skutat malore të vendit u kthyen për popullsin ilire në çerdhe të lirisë dhe të qëndresës kundër pushtuesve.