| E diele, 05.06.2011, 01:22 PM |
Mahmut Agalliu
Cikli :Avaze te vjetra gjuetie
Mellenja
Mellenje e zeze e sqepverdhe
me ty ndeshesha shpeshhere
ti ne meze te shijoje
babai ne cipal te shkonte
me kripe e miell te ferkonte
lezetin me shume ta shtonte
ty ulliri te shijonte
dhjamin ne trup ta shtonte
dege me dege kur fluturoje
shoqet e tua kerkoje
gjahtari kete kerkonte
qe fisheket t'i harxhonte
kur s'isha ne moshe per cifte
nga une te mira nuk kishe
lakun me fill kur e ngreja
ty prej gryke te mbertheja
cicerimen ta degjoja
vija te merrja e s'te coja.
Turtulli
Dale e pa dale mire prilli
fillon te vije muhaxhiri
hem iken e hem vjen
se harron vendin ku len
beharin e preferon
kurse dimrin se duron
kur fillon te vije tetori
perseri mblidhet i gjori
kush e mor vesh se nga mori
por edhe ketu kur eshte
rralle ta ben zoti peshqesh
se dhe ne dege kur qendron
syri-dylbi te shikon
si felleza s'te afron
qesqin shpend eshte i gjori
kemba nje here balte s'i mori
ndaj gjahtari kenges ia mori
grum-grumbulli ne leme
rrinte turtulli ne kembe
dy kembet e turtullit
ne gryken e kungullit
hante grure ne grumbullit
pinte uje ne kungullit.
Fuga
Ti moj fuga verdhacuke
gjithe kokrrat e fikut nduke
dege me dege fluturoje
kokrrat me sqep i cpoje
vehten tende e zbuloje
nga gjahtari rralle shpetoje
ti i shikoje per shije
por kjo pune s'te pati hije
i zoti i fikut te mjere
vajti me shporte per ta vjele
po, kur hipi c'te shikonte
kokrra e fikut kullonte
sacmja kur e cponte
shenja shume nuk dallonte
por dhemballa e kuptonte.
Per derrat
Per derrat qe shkrova
nuk bera dallim
ata nje emer kane
qe te gjithe e dine
nje dite ne Vojak
pothuajse erdhem me nate
ne shi e ne vetetime
sikur ruanim kufine
ne dite te tilla gjahtarit
s'i shkon puna per se mbari
por kur gjuan mire zagari
s'ka pse ti shmanget gjahtari
ti si derr i madh qe ishe
qen e zagare nga pas i kishe
nga Vojaku ne Zgerbonje
kur u ktheve re ne lak
si teku ne Malinat
Ylviut rrugen ja mesove
me dy gryka u rrezove.
Ne Picar
Ne Picar per lart ne mal
u ngjitem dalengadale
duke shoqeruare zagare
ndonje felleze per te vrare
por kur vajtem lart te sheshi
zagari ne lepur ndeshi
s'mu durua ,e qellova
lekuren shpejt ia nxora
me uje bore e freskova
ne hell shkoze e shkova
permbi prush e rrotullova
kokerr kripe nuk i hodha
kur filluam e preme e ndame
sado pa kripe e pa dhjame
dot shijen nuk ja shame
rritur ne mal pa barine
mishi arome trendeline
vecse ndjeja sekelldine
kur s'kisha vere e rakine.
Thellezes se malit
Ti moj thelleza malore
njehere nga fjala s'me dole
aty ku te lashe vjet
erdha te gjeta sivjet
deshiren me shume ma shtove
per nje tufe zogj qe nxore
rreth vehtes i grumbullove
tabiatet ua mesove.
ty lum kush te ka kismet
je e bukur tere lezet
pale kenges kur ja merr
te rinon edhe nje here
une per ty shume here dola
dhe me pallto te mbeshtolla
te gjalle dot ne dore s'te hodha
edhe kur ngrinte debora
ti nuk ngrije si shaptorja
ti e veshtroje cobane
kur nga bora braktis stane
zbriste dhente poshte ne lendine
me ty prapa si femine
ketu qe qejfi i gjahtarit
qe bridhte prapa zagarit
dhe shpresonte te fermonte
kur ty afer te diktonte
te qellonte e s'te rrezonte
inatin me shume e shtonte.
Per ty gjahtaret e mjere
s'kane qene te gjithe snajper
oh sa fisheke kane harxhuar
nje felleze per te rrezuar.
Nuk e di c'te detyron
sa ndahesh kengen fillon
e ne qente shurdh zagari
ty te degjon gjahtari.
Kaq trime je moj lumemadhe
s'ke frike nga gjahtari fare.
Te isha dhe nje here i ri
prape do te vija te ti
nga Tomorri ne Trebeshine
nga Goliku ne Muzine
nga Cajupi ne Mal te Gjere
ne Salari shume here
te hidhesha ne pasarele
per te xha Selami i ndjere.
Ne stan
Ne Dhemblan per felleze vame
fat qe u gdhime ne stane
pime qumesht e fjetem ngrohte
enderronim endrra kot
sikur mbushnim cantat plot.
Por ne mengjes kur u ngritme
thame te fillojme shpejt gjuetine
kush guxoi te dale ne dere
s'te linte Murrua i mjere.
Ai sikur qe betuar
mysafir per te kafshuar
pothuaj ore te tera vane
sa merziten dhe cobane
qe si vinte dot hallkane.
Murros kur 'pendet' i rane
filloi me shoket davane
zvarre i hiqte neper stane
pordhet si' katjushka' u vane
sa edhe Tafili i shkrete
thoshte:c'eshte ky qamet.
Ne Dhemblan
Shtate gjahtare me gjashte zagare
dy dite u nisen per ne mal
bora vendin e kishte zbardhe
me pak ne fushe e me shume ne mal
Dhemblani shume mal i gjere
aty shume felleze ka lere
kete e dinte gjahtari
por duhej gdhire te stani
te boshatisej gjerdani
dhe kjo pune nuk mungoi
kasollja i grumbulloi
dhe i la sa rane ne gjume
shpertheu flaka pa furtune
u dogj kashta edhe cizmet
thelleza gjashtembedhjete
dhe kepucet mark alpin
qe Kristua i
Arapit
Te guri i madh mbi mone
arapin ujqerit e cane
cobani kur e kujtoi
lotet mbi faqe i rane.
s'ben me bucja si arapi
qen i rralle ne keto ane
shume here e shpetoi kopene
me ne fund ja gjene manane
u mblodhen shume egersira
- ta bejme pre arapin -thane.
Dhelpres
O moj dhelpra gushebardhe
c'te te mollois me pare
per dimer a per behare
ti gjithmone nje avaz kishe
neper fshat u telendise
ti nuk lypje por guxoje
pulat nga pema rrezoje
po kur hyje ne qymez
ngadale e serbes-serbes
dhe merrje kendesin e gjore
qe
Ty lekura kur te shkonte
gjahtari shume te kerkonte
zagar per ty verseliste
qe gjah tjeter te mos ngiste.