Zemra Shqiptare

  https://www.zemrashqiptare.net/


Ramiz Dërmaku: Disa fjalë për bukurshkrimin

| E premte, 03.06.2011, 07:57 PM |


DISA  FJALE  PER   BUKURSHKRIMIN

 

Për të shkruar nxënësi më bukur, kërkohet angazhim maksimal i arsimtarit.

           

Nga Ramiz DERMAKU

 

Fëmijët të shprehurit me shkrim fillojnë ta bëjnë që nga koha e përfshirjes në ente parashkollore . Si çdo fillim i punës ponjashtu edhe të shprehurit me shkrim / të shkruarit e pare është shumë i vështirë. Mësuesi-ja duhet bërë orvatje maksimale që të shkruarit  tek nxënësi të jetë sa më i mire dhe sa më i bukur. Prandaj nga mësuesi-ja kërkohet një angazhim sistematik ne mënyrë që nxënësi-ja që nga ditët e para kur ai-ajo fillon të shkruaj sa më bukur, me siguri se nuk do të mungojnë edhe rezultatet ne këtë drejtim.  Sa më tepër ta ushtrojë dorën ne mënyrë që ta përvetësoj  teknikën e të shkruarit bukur . Metoda bashkëkohore parapëlqen që këtë ta bëjë nepërmjet formave modelimi me plastelin, me fasule, shkopinj, etj , prej materialeve  te tilla fëmijët ndertojnë shkronja të ndryshme, ne mënyrë që ata më lehtë ta përvetësojnë teknikën e të shkruarit. Kultura e të shprehurit me shkrim e nxënsëve e klasëve të ulta të fillores, është pjesë e pa ndashme e kulturës     së përgjithshme intelektuale. Nëse nxënësi-ja, nuk posedon culture të të shkruarit e ka shumë vështirë të komunikojë me të tjerët dhe të shprehë mendimet e tij. Ata nxënës-se, që posedojnë kulturë të varfër të të shprehurit me shkrim është edhe komunikues i dobët I mendimeve dhe informacioneve që o ofron me shkrim nga të tjerët.

-                 Nacionin e të shprehurit me shkrim duhet kuptuar në disa apekte. Në radhë të pare alfabetit të gjuhës amtare)

       -  mjetet për shprehejen e mire të shkrimit

        -  përmbajtja e mndimit që shprehim me shkrim është dorëshkrimin aftësitë e nxënësit si  ne të shkruarë gjithashtu edhe net ë lexuar. Bukurshkrimi është një pasqyrë e punës  së nxënësit dhe mësuesit ku më lehtë e vlerësojmë nxënësin punëtor  dhe ate përtac. Me aplikimin e reformës arsimore të vitit 1958, bukurshkrimi ishte një lëndë e veçantë mësimore. Kjo ka ndikuar që shkrimi të jetë më I mire dhe më I bukur. Me largimin e kësaj lënde mësimore shkrimit të bukur nuk I kushtohet më rëndësi e madhe. Ky është një gabim I madh për shkollat tona. Të gjithë e diejmë se të shkruarit bukur bëhet në fletore të posaqme . Mirëpo është dhembës fakti se mënyra e të shkruarit në Abetare, ndryshon nga mënyrz e të shkruarit në fletore të moderuar. Prandaj për tu eliminuar ne të ardhmen  kërkohet të botohen fletore  të ngjashme me vijat e harmonizuara  në aabetare. Jemi dëshimtarë se viteve të fundit ne  të gjitha shkollat nxënësit po shkruajnë keqë e më keqë, dmth – nuk kanë shkrim të bukur. Lirishtë mund të themi se nxënësi bazat e të shkruarit I merrë në bankat e shkollës fillore. Prandaj nëse punohet ne këtë drejtim me siguri se do të kemi nxënës te shumtë të cilët do të shkruajnë bukur. Mësues të nderuar nga ju kërkohet  përkushtim vendosmëri si dhe vendosmëri në realiyimin e kësaj detyre me rëndësi të madhe për vetë nxënësin, shoqërinë dhe arsimin tone.